BOTA

“Charles de Gaulle e donte Amerikën!" JD Vance: Evropa nuk mund të jetë një "vasale e përhershme e sigurisë" së SHBA-së

M.B. Përditësimi i fundit 16 Prill 2025, 08:14

“Charles de Gaulle e donte Amerikën!" JD Vance: Evropa nuk mund

EVROPA- Ekziston të paktën, një politikan europian që zv.presidenti amerikan JD Vance e admiron: liderin ikonik francez të pasluftës, Charles de Gaulle. Në një intervistë për faqen britanike të lajmeve dhe opinioneve UnHerd, zv.presidenti i SHBA-së tha se de Gaulle, i cili udhëhoqi rezistencën franceze kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishte president nga 1959 deri në 1969, kishte të drejtë kur bëhej fjalë për pavarësinë ushtarake të Europës.

“De Gaulle i donte Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Vance, “por [ai] e kuptonte atë që padyshim e kuptoj edhe unë: që nuk është në interesin e Europës, dhe as në interesin e Amerikës, që Europa të jetë një vasal i përhershëm sigurie i Shteteve të Bashkuara.”

Këto komente të Vance vijnë në një kohë kur administrata e presidentit Donald Trump po godet përsëri dhe përsëri kryeqytetet europiane për mbështetjen e tepruar që u jep SHBA në fuqi ushtarake për mbrojtjen e tyre, duke lënë të kuptohet në mënyrë të përsëritur se SHBA nuk do të ndërhyjë për të mbrojtur aleatët e NATO-s që nuk investojnë vetë në sigurinë e tyre. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, paralajmëroi gjithashtu se prania ushtarake amerikane në Europë “nuk është përgjithmonë.”

Trump kërkon që vendet e NATO-s të shpenzojnë 5% të PBB-së së tyre për mbrojtje, një rritje e ndjeshme krahasuar me objektivin aktual të aleancës prej 2%, i cili pritet të rritet më tej në samitin që do të mbahet këtë verë në Hagë.

“Nuk mendoj se që Europa të jetë më e pavarur është një gjë e keqe për Shtetet e Bashkuara, është një gjë e mirë për Shtetet e Bashkuara,” tha Vance. “Nëse kthehemi pas në histori, mendoj, sinqerisht, që britanikët dhe francezët kishin të drejtë në mospajtimet e tyre me Eisenhower-in për Kanalin e Suezit.”

Në vitet 1950, presidenti amerikan Dwight Eisenhower detyroi Londrën dhe Parisin, përpara se de Gaulle të bëhej president, të tërhiqeshin nga një ndërhyrje ushtarake për të rimarrë kontrollin e Kanalit të Suezit nga Egjipti, që kishte rëndësi thelbësore për interesat ekonomike dhe koloniale të të dy vendeve.

Me përjashtim të Britanisë, Francës dhe Polonisë, “shumica e vendeve europiane nuk kanë ushtri që mund të garantojë një mbrojtje të arsyeshme,” argumentoi Vance. “Realiteti është — është e ashpër ta thuash, por është gjithashtu e vërtetë — që e gjithë infrastruktura e sigurisë së Europës, për gjithë jetën time, është subvencionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

De Gaulle, mendimi i të cilit ishte formuar nga përvoja e Suezit, paralajmëronte shpesh që europianët duhet të ishin më të pavarur nga SHBA, dhe punoi për ta bërë ushtrinë franceze më autonome, duke përfshirë zhvillimin e armëve bërthamore dhe të një industrie të fuqishme të mbrojtjes. Ai frymëzoi një përpjekje shumëvjeçare për atë që sot presidenti aktual francez Emmanuel Macron e quan “autonomi strategjike.”

Vance ndau edhe mendimin e tij për reagimin europian ndaj pushtimit të Irakut në vitin 2003 të udhëhequr nga SHBA, të cilin ai e cilësoi si një “katastrofë strategjike.” Ndërsa SHBA përgatitej të pushtonte Irakun, shumë vende europiane, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, e kundërshtuan sulmin, ndërsa Britania e mbështeti SHBA-në. Nënpresidenti tha se europianët skeptikë mund të kishin folur më fort.

Ai u shpreh se “shumë vende europiane kishin të drejtë” që kishin rezerva për luftën në Irak dhe shtoi se me pak prova, Europa mund ta kishte ndalur luftën “nëse do të kishte qenë pak më e pavarur dhe pak më e gatshme të qëndronte.”

Nënpresidenti, i cili më parë ka bërë sulme të ashpra ndaj kontinentit të vjetër mbi migracionin dhe lirinë e shprehjes, u përpoq të zbuste kritikat e tij duke theksuar “dashurinë” që ka për Europën.

“E dua popullin europian. Kam thënë vazhdimisht se mendoj që nuk mund të ndash kulturën amerikane nga kultura europiane,” tha ai. “Ne jemi në thelb një produkt i filozofive, teologjive dhe sigurisht i modeleve të migrimit që kanë dalë nga Europa dhe që krijuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Por, shtoi Vance, “liderët europianë kanë investuar në mënyrë radikale të pamjaftueshme në siguri, dhe kjo duhet të ndryshojë.”

Ai nuk kurseu as një thumb ndaj presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, një tjetër përplasje në luftën e fjalëve mes të dyve, që nisi me përplasjen e tyre të tensionuar në Zyrën Ovale në shkurt, kur Vance e tërhoqi  vëmëndjen Zelenskit për “mungesën e respektit.”

Në një intervistë për emisionin amerikan “60 Minuta” të dielën, Zelensky akuzoi zv.presidentin se “po justifikonte në njëfarë mënyre” pushtimin rus dhe se kishte rënë viktimë e dezinformatave të Moskës. Vance reagoi duke thënë se është “paksa absurde që Zelensky t’i thotë [qeverisë amerikane], e cila aktualisht po mban në këmbë të gjithë qeverinë dhe përpjekjen e tij të luftës, që ne jemi në anën e rusëve.”/Politico.eu

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë