BOTA

Debati mes kandidatëve për postin e nënpresidentit të SHBA-ve, Tim Walz dhe JD Vance shprehën mospajtime dhe kundërshti në shumë pika

M.B. Përditësimi i fundit 2 Tetor 2024, 07:45

Debati mes kandidatëve për postin e nënpresidentit të

SHBA- Demokrati Tim Walz dhe republikani JD Vance, me pikëpamje thellësisht të kundërta për çështjet që e shqetësojnë Amerikën, shtrënguan duart mbrëmjen e së martës në debatin e vetëm të kandidatëve për postin e nënpresidentit ndërsa afrojnë zgjedhjet e 5 nëntorit. Demokrati Tim Walz dhe republikani JD Vance shprehën mospajtimet e tyre për krizën në Lindjen e Mesme, imigracionin, taksat, ndryshimet klimatike dhe energjinë. Gjysma e parë e debatit u shoqërua nga kundërshtitë politike dhe sulme të lehta personale.

60-vjeçari Tim Walz, guvernator i Minesotës dhe ish mësues i shkollës së mesme shprehu argumentet e tij përballë kundërshtarit republikan, 40-vjeçarit JD Vance, autori i një prej librave më të shitur në Shtetet e Bashkuara dhe senator konservator nga Ohajo. Në debatin e organizuar nga kanali televiziv CBS News, demokrati Walz vuri në pikëpyetje aftësinë e republikanit Trump për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë, duke argumentuar se ish presidenti është shumë i paqëndrueshëm për t’ja besuar udhëheqjen e vendit në një kohë krize si ajo në Lindjen e Mesme.

Kundërshtari i tij, republikani JD Vance tha se bota ishte më e sigurte gjatë katër viteve që republikani Trump drejtoi Shtetet e Bashkuara. I pyetur nëse do të mbështeste një sulm parandalues izraelit kundër Iranit, republikani Vance sugjeroi se vendimi i takon Izraelit ndërsa demokrati Walz nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes. Republikani Vance shtroi pyetjen se përse Nënpresidentja Harris nuk kishte bërë më shumë për të trajtuar problemet e inflacionit, imigracionit dhe ekonomisë gjatë mandatit në Shtëpinë e Bardhë përkrah Presidentit Biden.

“Nëse Kamala Harris ka plane kaq të mira për të trajtuar problemet e klasës së mesme, atëherë ajo duhet t’i zbatojë ato tani, jo kur kërkon të ngrihet në detyrë, por në postin që populli amerikan e zgjodhi atë mbi 3 vite e gjysmë më parë”, tha zoti Vance.

Zoti Walz tha se zoti Trump u kishte dhënë përparësi miliarderëve duke ulur taksat ndërsa sulmoi kandidatin republikan për president për trysninë e ushtruar ndaj republikanëve në Kongres për të hequr dorë nga një projektpropozim dypartiak për sigurinë kufitare në fillim të vitit.

“Shumica prej nesh duam ta zgjidhim këtë”, tha zoti Walz për emigracionin. “Donald Trump kishte katër vjet për ta bërë këtë dhe i premtoi elektoratit amerikan se sa e lehtë do të jetë”.

Vance e prezantoi veten me respekt, të përzemërt dhe herë pas here mbështeti zotin Walz. Lidhur me energjinë, zoti Vance tha se qëllimi i fushatës republikane ishte që ëndrra amerikane të ishte e arritshme përsëri. Ai argumentoi shtimin e prodhimit të energjisë brenda vendit ndërsa fortifikoi politikën proteksioniste tregtare të zotit Trump duke thënë se eksportimi jashtë vendit i vendeve të punë ishte një politikë e gabuar.

Shkëmbimi më i tensionuar ndodhi afër fundit të debatit, kur republikani Vance, i cili ka thënë se nuk do të kishte votuar për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, shmangu pyetjen nëse ai do të sfidonte votimet e nëntorit nëse zoti Trump do të humbiste.

Demokrati Walz reagoi duke fajësuar pretendimet e zotit Trump për mashtrime në zgjedhje dhe nxitjen e trazirave të 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit amerikan, një përpjekje e pasuksesshme për të parandaluar certifikimin e fitores së zgjedhjeve nga demokrati Joe Biden.

“Ai ende thotë se nuk i humbi zgjedhjet", tha zoti Walz përpara se t’i drejtohej kundërshtarit Vance. “A i humbi zgjedhjet në vitin 2020?”

Vance e anashkaloi pyetje ndërsa e akuzoi Nënpresidenten Harris për censurimin në internet të pikëpamjeve të kundërta. Demokratja Harris u konsiderua gjerësisht si fituese përballë kundërshtarit të saj republikan, Donald Trump, në debatin e vetëm mes tyre më 10 shtator në Filadelfia, i cili u ndoq nga rreth 67 milionë shikues. Analistët thonë se debatet mes kandidatëve për nënpresident mund të jenë të zjarrta por në përgjithësi nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë, një ndikim i lehtë tek opinioni publik mund të jetë vendimtar në garën e ngushtë për Shtëpinë e Bardhë.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës përpara fillimi të debatit, analisti Bill Galston me Institutin Brooking tha se një pjesë e rëndësishme e debatit për të dy kandidatët është që të mos bëjnë gabime ose të shprehin pikëpamje politike që bien ndesh me kandidatët për president.

“Gjëja e parë që duhet të bëjnë është që të prezantojnë veten para elektoratit dhe të përpiqen të krijojë një përshtypje përgjithësisht të mirë”, tha zoti Galston. “Së dyti, rregulli kryesor i kandidatëve për nënpresidentë është pothuajse i njëjtë me rregullin kryesor të nënpresidentëve, mos bëni asgjë që do të dobësonte, minonte ose vinte në siklet kandidatin ose presidentin tuaj”.

Dy palët po kërkojnë të shtojnë mbështetjen, ndërsa sondazhet kombëtare tregojnë se demokratja Harris gëzon një avantazh të lehtë përballë kundërshtarit të saj, Donald Trump. Sidoqoftë, duket se shtetet fushëbetejë do të jenë ato që do të përcaktojnë se kush do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë për katër vitet e ardhshme.

"Ai ende po thotë se nuk i humbi zgjedhjet," tha Walz, përpara se t'i drejtohej Vance. "A i humbi zgjedhjet e 2020?"

Një anketë e fundit e agjencisë së lajmeve Associated Press dhe qendrës NORC për Hulumtim të Çështjeve Publike tregon se rreth gjysma e votuesve të regjistruar kanë një pikëpamje jo të favorshme për senatorin e Ohajos, nga 40 për qind që ndanin këtë mendim në muajin korrik. Ndërkohë, zoti Walz po përballet me kritika lidhur me shërbimin e tij në ushtri dhe zbatimin e politikave progresive në Minesota, ndërsa zoti Vance përpiqet të tregojë se kandidati demokrat është shumë larg votuesve të zakonshëm./ VOA

jd vance dhe tim walz

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë