Mario Mërkuri, babai i 20-vjeçarit shqiptar Rikardo Mërkuri, i cili dhunoi brutalisht nënën e tij në Itali dhe më pas u mbyt në det ka treguar detaje mbi ngjarjen e rëndë.
Për mediat italiane, ai ka treguar se djali i tij ndërmori aktin fatal pasi mendoi se kishte shkaktuar vdekjen e nënës gjatë një konflikti të ashpër në banesë.
“Ka menduar se nëna kishte vdekur dhe e bëri atë gjest. Ishte i vendosur”, ka deklaruar babai i tij.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 shkurtit, vetëm pak orë pasi familja kishte festuar së bashku ditëlindjen e të riut.
Pas darkës, babai ishte larguar nga shtëpia dhe, sipas familjarëve, mes nënës dhe djalit kishte shpërthyer një debat i fortë që përfundoi në dhunë fizike. Albana Kastriot u gjet më pas nga bashkëshorti e shtrirë pa ndjenja në banjë, me dëmtime të rënda në fytyrë.
Ajo u transportua fillimisht në spitalin e Macerata dhe më pas u transferua në spitalin rajonal Torrette në Ankona, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të kirurgjisë maksilofaciale. Sipas bashkëshortit, gjendja e saj është përmirësuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“E ëma e donte marrëzisht. Edhe kur kishte gabim, ajo gjithmonë e mbronte”, ka shtuar babai, duke theksuar se edhe më parë kishte pasur debate mes tyre, por asgjë që të linte të kuptohej se situata mund të përfundonte në tragjedi.
Trupi i 20-vjeçarit ndodhet në morgun e spitalit të Civitanovës që prej së dielës, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Familja, me origjinë shqiptare dhe prej shumë vitesh e vendosur në Pollenza, është e njohur në komunitetin lokal. Përveç prindërve, Rikardo lë pas vëllain e madh Alessio dhe gjyshen Bedrie. Ngjarja ka lënë të tronditur qytetin dhe ka hapur një debat të gjerë mbi shkaqet që çuan në këtë fund tragjik.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
24 Shkurt17:49
Fjalimi i përvjetorit të pushtimit, Zelensky i kërkon Trumpit të vizitojë Ukrainën
Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Donald Trumpit të vizitojë Kievin, në një video-adresim në përvjetorin e katër...
BOTA
24 Shkurt17:23
Shtëpia e Bardhë- Iranit: Zgjedhja e parë e Trump është diplomacia, por edhe forca vdekjeprurëse nëse është e nevojshme
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për gazetarët në Uashington ...
BOTA
24 Shkurt16:50
“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme!” I doli emri në dosjen Epstein, ish-kryeministri norvegjez Thorbjørn Jagland tenton vetëvrasjen
Ish-kryeministri norvegjez e njëkohësisht ish-kryetari i Komitetit Norvegjez të Çmimit Nobel, Thorbjorn Jagland ka tentuar të bë...
BOTA
24 Shkurt16:44
Tmerr në Delhi/ Të shtatë pasagjerët humbën jetën pasi avioni u rrëzua në pyll gjatë misionit për të transportuar një pacient
Një ambulancë që transportonte një viktimë të lënduar rëndë nga djegiet u rrëzua tragjikisht në Indi, duk...
BOTA
24 Shkurt16:31
"Nuk jam unë, janë lajme të rreme"/ Influencuesja meksikane mohon të jetë dashnorja që "dhuroi" bosin e drogës El Mencho
Thashetheme të forta kanë qarkulluar në rrjetet sociale orët e fundit në lidhje me të dashurën e "El Mencho" e cila dyshohet ...
BOTA
24 Shkurt16:22
Putin kërcënon në 4-vjetorin e luftës në Ukrainë: Nëse na shtyjnë drejt ekstremeve, do të pendohen
Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të martën Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) të rrisë mbrojtjen e infrastruktur&...
BOTA
24 Shkurt16:16
U zbulua duke komunikuar me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez i vendosur nën hetim tenton vetëvrasjen
Disa ditë pasi policia norvegjeze nisi një hetim për korrupsion të lidhur me dosjet e Epstein dhe kontrolloi pronat e tij, ish-kryeministri ...
BOTA
24 Shkurt15:57
Forcat ushtarake amerikane ndalojnë një tjetër anije cisternë në Oqeanin Indian
Forcat ushtarake amerikan kanë ndaluar një tjetër anije cisternë në Oqeanin Indian. Kjo është anija e tretë e sanksion...
BOTA
24 Shkurt15:32
Gjermania përballë grevës së transportit publik, sindikata paralajmëron bojkot 2-ditor të punës
Sindikata e sektorit publik Verdi në Gjermani u ka bërë thirrje punonjësve të transportit lokal në të gjithë vendin t&...
BOTA
24 Shkurt15:18
Milano/ Polici pranon vrasjen e 28-vjeçarit në Rogoredo, zbulohen detaje të reja
Një ndihmës-shef i Policisë në Milano, Carmelo Cinturrino, është ndaluar për vrasjen e 28-vjeçarit Abderrahim Mansou...