Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
BRUKSEL- Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, do të takohen të martën në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Duke konfirmuar lajmin, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha se prioritet në takim do të jetë “nisja urgjente e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve“. Për këtë marrëveshje, Kosova dhe Serbia ranë dakord vitin e kaluar, por ajo nuk gjeti zbatim në terren.
Takimin mes kryenegociatorëve e paralajmëruan javën e kaluar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas bisedimeve të ndara që zhvilluan me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
Kurti dhe Vuçiç nuk u takuan bashkë, për shkak të, siç u tha, kushteve që nxori kryeministri i Kosovës, e që nuk i pranoi presidenti i Serbisë. Kurti e kushtëzoi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me tri kërkesa: nënshkrimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, tërheqjen e letrës me të cilën Serbia refuzoi zyrtarisht ta zbatonte marrëveshjen me Kosovën, dhe dorëzimin në Kosovë të Millan Radoiçiçit, i dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë.
Stano u tha të hënën gazetarëve se qëllimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është “normalizimi i raporteve”.
“Kjo detyrë është dhënë nga BE-ja si mandat për lehtësuesit e dialogut. Pra, mandati është t’u ndihmohet dy palëve që t’i normalizojnë raportet. Njohja [e Kosovës nga Serbia] nuk është pjesë e mandatit. Natyrisht, konsekuencë logjike e normalizimit do të ishte njohja. Por, kjo është diçka shumë larg në rrugën e procesit”, tha Stano.
Burimet diplomatike në Bruksel thonë se BE-ja po tenton që palët të bien dakord për një plan të sekuencuar të zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Deri më tani, palët kanë pasur qëndrime të ndryshme për këtë.
Kosova nuk ka pranuar që prioritet kryesor të jetë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia ka refuzuar t’i zbatojë obligimet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe me integritetin territorial të Kosovës.
Për takimin e nesërm mes kryenegociatorëve foli të hënën edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. I pyetur nga gazetarët për qëllimin e këtyre bisedimeve, pas kushteve që i ka nxjerrë Kurti, ai tha se “çdo instancë duhet ta mbajë atë qëndrim” sa u përket atyre kushteve.
Ato kushte janë të arsyeshme, sipas tij, dhe “duhet te sqarohen, në mënyrë që dialogu të ketë sukses”. Konjufca tha se nga BE-ja priten standardet më të larta, edhe të politikës, edhe të etikës në politikë. Sipas tij, Borrell dhe i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, “nuk kanë vepruar sipas standardeve më të larta evropiane”.
“Preferencat e tyre private dhe individuale kanë pasur ndikim të madh në mënyrën sesi e kanë formësuar dialogun”, tha Konjufca. Më herët, BE-ja i ka hedhur poshtë pretendimet e ngjashme të Kurtit se ndërmjetësuesit evropianë nuk janë neutralë./REL
glauk konjufca KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se institucionet e vendit kanë informacione të sakta se...
foto ilustruese BRUKSEL- Belgjika ka përfunduar kryesimin gjashtëmujor të Bashkimit Evropian dhe këtë detyrë, nga 1 korr...
foto ilustruese FRANCË- Partia e ekstremit të djathtë Bashkimi Kombëtar (RN) e Marine Le Pen ka marrë drejtimin në raundin e ...
viktor orban HUNGARI- Nga 1 korriku, Hungaria udhëheq presidencën e Bashkimit Evropian. Gjashtë muajt e ardhshëm mund të jenë...
gabriel attal FRANCË- Kryeministri aktual Gabriel Attal po i drejtohet kombit nga Parisi pasi "exit poll"-et e para nxorën partinë Bashkimi ...
joe biden SHBA- Udhëheqës të lartë demokratë përjashtuan të dielën mundësinë e zëvendësimit t&e...
foto ilustruese FRANCË- Exit poll-et e para nga zgjedhjet parlamentare në Francë tregojnë kryesimin e partisë së Marine ...
josep borrel BRUKSEL- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpërndarë një shkrim të përfaqësuesit të Lart&eu...
foto ilustruese FRANCË- Ndërsa tashmë qendrat e votimit janë mbyllur, qindra mbështetës të rregullt të Frontit Komb...
joe biden SHBA- Presidenti Biden i ka përshkruar vazhdimisht dhe me të drejtë zgjedhjet presidenciale të këtij nëntori si asg...