BOTA

Donald Trump zotohet të apelojë vendimin që e shpalli fajtor

n.f Përditësimi i fundit 1 Qershor 2024, 08:00
Donald Trump zotohet të apelojë vendimin që e shpalli fajtor
Trump

SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u zotua se do të apelojë vendimin që e shpalli atë fajtor për 34 vepra penale që lidhen me përpjekjen e tij për të ndikuar në mënyrë të paligjshme rezultatin e zgjedhjeve të 2016.

"Ishte një gjyq i montuar", tha me zemërim Trump, para një grupi gazetarësh dhe mbështetësish në kullën që mban emrin e tij në Manhatan.

Për 33 minuta, pa një fjalim të shkruar, Trump renditi një sërë kritikash lidhur me çështjen ndaj tij, lidhur me vendin dhe Presidentin Joe Biden. Trump pretendoi pa prova se gjykatësi i çështjes ishte i korruptuar dhe i padrejtë dhe se procedurat ligjore në shtetin e Nju Jorkut ishin orkestruar nga presidenti Biden dhe zyrtarët federalë.

Presidenti Joe Biden gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë vuri në dukje se vendimi i njëzëshëm kundër Trump erdhi pasi juria dëgjoi për 5 javë dëshmi për çështjen dhe se Trump i ishte dhënë çdo mundësi për të mbrojtur veten.

“Eshtë e rrezikshme dhe e papërgjegjshme që dikush të thotë se vendimi ishte i montuar vetëm sepse nuk i pëlqeu”, tha Biden të premten.

Juria prej 12 anëtarësh diskutoi me kujdes për rreth 10 orë, dy ditë me radhë para se të shpallte vendimin të enjten, duke e bërë Trump presidentin e parë të Shteteve të Bashkuara që gjykohej dhe dënohej për akuza penale. Trump pritet të jetë kandidat i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit kundër Joe Bidenit, demokratit që e mundi atë në zgjedhjet e 2020. Por Trump tani përballet me mundësinë që të vihet në shërbim prove ose të burgoset deri në katër vjet.

Masa e dënimit do të shqiptohet në 11 korrik, në mes të fushatës së tij elektorale për të drejtuar sërish Shtëpinë e Bardhë dhe vetëm disa ditë para Kuvendit Kombëtar Republikan, të 15 korrikut, ku ai pritet të emërohet zyrtarisht si kandidat për president. Trump pritet të apelojë dënimin dhe mund të vazhdojë garën presidenciale. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara nuk e pengon atë që të bëhet president pavarësisht dënimit për kryerjen e veprave penale.

Trump përballet edhe me tre çështje të tjera penale, por rasti që u shqyrtua në Nju Jork mund të jetë i pari që mbyllet përpara zgjedhjeve të nëntorit. Trump u dënua pasi Michael Cohen, ish avokat i tij, dëshmoi se Trump i kishte thënë “thjesht bëje”- pra të bënte një pagesë prej 130 mijë dollarësh para zgjedhjeve të 2016 për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels në këmbim të heshtjes së saj për një marrëdhënie intime që ajo thotë se kishte patur me Trump një dekadë më herët.

Trump mohoi përsëri të premten të ketë patur një marrëdhënie me Daniels. “Nuk ka ndodhur kurrë, asgjë”, tha ai.

Arritja e një marrëveshjeje në këmbim të heshtjes nuk është e paligjshme. Trump u dënua për akuzat se falsifikoi të dhënat e biznesit të Organizatës Trump për të fshehur rimbursimin prej 130,000 dollarësh për Cohen në vitin 2017, i cili e kishte paguar me fondet e tij Daniels. Rimbursim u regjistrua si shpenzim ligjor i kompanisë së presidentit Trump.

Marre nga VOA

donald trump shba vepra penale

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë