BOTA

Dreka, udhëtime, takime/ Analiza: Ku shkuan paratë e Kosovës për lobim në SHBA?

n.f Përditësimi i fundit 2 Gusht 2024, 15:03
Dreka, udhëtime, takime/ Analiza: Ku shkuan paratë e Kosovës
Foto ilustruese

KOSOVË- Nga korriku i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) i ka paguar dy kompani rreth 277 mijë dollarë për lobim në SHBA.Përveç shumës së paguar sipas marrëveshjes për lobim, kompanitë në pronësi të Afërdita Rakipit dhe Avni Mustafajt kanë deklaruar edhe shpenzime shtesë.

Shumica e shpenzimeve të deklaruara në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë janë shfrytëzuar për ushqime, në ato që i kanë deklaruar si takime pune, dhe udhëtime. Pjesa më e madhe e takimeve janë zhvilluar nëpër restorante të ndryshme në Prishtinë, edhe pse në kontratën e lobimit thuhet se ata do të ofronin këshilla strategjike dhe përfaqësim të MPJD-së “brenda Shteteve të Bashkuara”.

Sipas kontratave njëvjeçare të nënshkruara më 26 qershor të vitit të kaluar, Rakipi dhe Mustafaj do të paguheshin nga 147 mijë euro për lobim në SHBA nga MPJD-ja për “avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës”.

Pjesën më të madhe të kësaj pagese, ata e kishin pranuar në korrik dhe dhjetor të vitit të kaluar. Ndërsa, pjesën tjetër të pagesës parashihet se e kanë pranuar dikur gjatë këtij viti, por të dhënat nuk janë ende publike. Lobuesit në SHBA detyrohen të dorëzojnë të dhëna çdo gjashtë muaj për aktivitetet e tyre, sipas Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Për këtë arsye kompanitë e Rakipit dhe Mustafajt - Afërdita Rakipi Communication dhe Ambal LLC - i kanë të publikuara të gjitha shpenzimet e tyre nga korriku i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti.

Kontratat e tyre kanë qenë të vlefshme deri në fund të qershorit të këtij viti. MPJD-ja nuk ka treguar për REL-in nëse kontrata me këto dy kompani është vazhduar dhe nuk është përgjigjur në asnjë nga pyetjet lidhur me këtë temë. Përgjigje nuk kanë dhënë as Mustafaj, Rakipi dhe Qeveria e Kosovës deri në momentin e publikimit të artikullit.

Kompanitë e Afërdita Rakipit dhe Avni Mustafajt nuk kanë pasur asnjëherë kontratë tjetër lobimi të regjistruar në FARA. Dokumentet e publikuara në këtë agjenci tregojnë se gjatë periudhës korrik 2023-janar 2024 ata kishin arritur gjithsej gjashtë kontakte.

Rakipi i deklaroi dy kontakte, ndërsa Mustafaj katër. Takimin virtual me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, dhe zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar, e kanë deklaruar të dy si të mbajtur më 13 tetor.

Kosova edhe në të kaluarën ka pasur kontrata lobimi. Që nga viti 1992, parti politike e institucione qeveritare kanë shpenzuar miliona euro për lobim në SHBA. Në shumicën e rasteve, të kontraktuara për lobim kanë qenë kompani të njohura amerikane për lobim, si Podesta Group dhe Ballard Partners.

Sipas dokumenteve të publikuara në ueb-faqen e FARA-s, brenda një periudhe gjashtëmujore, Ballard Partners kishte kontaktuar gjithsej 238 entitete në SHBA për lobim, ndërsa Podesta Group 216.

Të dhënat e publikuara online tregojnë edhe për shpenzimet shtesë që ata kishin deklaruar. Përderisa shumat, për të cilat ishin lidhur kontratat ishin më të mëdha, shpenzimet e deklaruara ishin më të vogla se në rastin e Rakipit dhe Mustafajt. Marrëveshjet për lobim ishin nënshkruar rreth një muaj pas ngritjes së tensioneve në veri të Kosovës, kur banorët lokalë serbë po protestonin kundër kryetarëve shqiptarë të komunave.

Rakipi, e lindur në Miçigen të SHBA-së, e kishte njohur ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, edhe para kontraktimit për lobim. Dhjetë vjet më parë, Gërvalla e kishte etiketuar atë në një sfidë leximi përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Mustafaj, i lindur në Nju Jork të SHBA-së, ka qenë person kyç në Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), si dhe anëtar i organizatës Germin në Kosovë, që merret kryesisht me çështje të diasporës.

Mustafaj ende figuron si anëtar i bordit në Germin, organizatë ku bashkëthemeluese ka qenë Liza Gashi, tani zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Sipas përshkrimit të dhënë nga Germin, Mustafaj ka udhëhequr delegacionet amerikane në negociatat për çështjen e Kosovës në Rambuje të Francës, më 1999. Aty ka marrë pjesë edhe Rakipi, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e NAAC-it.

Në mars të vitit 1999, të dy ata kanë marrë pjesë në një takim me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Bill Clinton, në Shtëpinë e Bardhë. Në vitin 2012, Mustafaj, si drejtor ekzekutiv i NAAC-it, është takuar edhe me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi./ REL 

kosova shba lobim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë