BOTA

Hoti: Incidenti me Osmanin në Shkup, pakujdesi e autoriteteve ose provokim

n.f Përditësimi i fundit 2 Gusht 2024, 14:35
Hoti: Incidenti me Osmanin në Shkup, pakujdesi e autoriteteve ose provokim
Osmani

KOSOVË- Pakujdesi e autoriteteve të Aeroportit të Shkupit apo provokim – këta janë dy skenarë të mundshëm për atë që i ka ndodhur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit më 1 gusht, thotë për Radion Evropa e Lirë Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Kjo, në bazë të informacioneve që deri më tani janë bërë publike.

Presidenca e Kosovës ka akuzuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, duke thënë se, më 1 gusht, presidentes Vjosa Osmani është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit (TAV). Këshilltari politik i presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se pavarësisht faktit që i janë bërë të ditura rregullat diplomatike, “ai [sigurimi] ka tentuar fizikisht ta shtyjë presidenten, me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për t’i hapur rrugën”.

Autoritetet maqedonase i kanë hedhur poshtë këto akuza të Presidencës kosovare, por thanë se kanë nisur hetimet për këtë rast. Nga kompania TAV thanë se departamenti i sigurisë, në kuadër të përgjegjësive, ka kryer kontroll standard të sigurisë.

Sipas Hotit, sigurimi i aeroportit “absolutisht nuk ka të drejtë” të sillet siç është sjellë me presidenten Osmani. Ai konsideron se nëse flasim për skenarin e një pakujdesie, atëherë e drejta ndërkombëtare parasheh kërkim-faljen.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni ju këtë incident që ka ndodhur në Aeroportin e Shkupit?

Afrim Hoti: Po, parimisht, të paktën në bazë të informacioneve që deri më tani kanë dalë në publik, mendoj që janë dy skenarë. Skenari i parë është një pakujdesi e autoriteteve të Aeroportit të Shkupit. Ne kemi parasysh faktin që edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Kosovë, po edhe gjetiu, jo i gjithë stafi që punon nëpër pika kyç, ka përgatitjen e duhur për të kuptuar privilegjet dhe imunitetet diplomatike të autoriteteve publike.

Në këtë drejtim, mendoj që skenari i parë pra flet për një pakujdesi të stafit.

Ndërkohë, që ekziston mundësia edhe e ndonjë skenari tjetër që flet eventualisht për provokime të caktuara, të cilat janë të besueshme në rastin aktual për faktin që tashmë atje e kemi edhe elementin serb në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe që edhe skenarë të tillë eventualisht nuk do të duhej të përjashtoheshin.

Radio Evropa e Lirë: A ka të drejtë sigurimi i një aeroporti të kontrollojë gjërat personale, si telefoni i një zyrtari shtetëror?

Afrim Hoti: Jo, absolutisht nuk ka të drejtë. Konventa e Vjenës për Privilegjet dhe Imunitetet diplomatike parasheh lehtësi të lëvizjes së autoriteteve publike, qofshin ato të brendshme, pra organet e brendshme, ku flasim për kryeparlamentarin, ministrin e Jashtëm, presidentin e vendit, po edhe për stafin tjetër diplomatik, nuk ka të drejtë të kontrollojë bagazhin e tyre, ndërkohë që nëse flitet për skanim eventual, pra që valixhja diplomatike, duke përfshirë këtu edhe të telefonit, që të kalojnë nëpër skanerët e sigurisë, atëherë gjithsesi që duhet të ndiqet procedura standarde sikur për të gjithë të tjerët.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Hoti, pra ju, si e cilësoni këtë incident, si pakujdesi apo si provokim, si skenar provokimi?

Afrim Hoti: Po tash të them të drejtën, nuk i kam të gjitha informacionet, sepse qarkullojnë dy variante të ndryshme dhe nuk mund të mbaj një pozicion të caktuar, sepse pozicioni i caktuar, pa argumente, interpretohet edhe si spekulim. Por, unë dua të besoj që flasim për një pakujdesi të autoriteteve maqedonase për ta trajtuar presidenten e një vendi. Madje, përfshirë edhe rastet kur qëndrimi i saj nëpër vende të treta është incognito. Edhe sikur të ishte një vizitë private, presidentja gëzon të gjitha privilegjet dhe se autoritetet duhet ta trajtonin si të tillë.

Radio Evropa e Lirë: Autoritetet maqedonase thonë se kanë nisur hetimet, por në njëfarë forme, në njëfarë mënyre, kanë arsyetuar atë se çka ka ndodhur. Çka do të duhej të bëjnë tash autoritetet maqedonase?

Afrim Hoti: Për të arritur satisfaksionin, në veçanti nëse flasim për skenarin e një pakujdesie, atëherë e drejta ndërkombëtare parasheh kërkim-faljen, nëse flasim eventualisht për pakujdesi, po madje në raste të caktuara, edhe sikur të ishte ndonjë provokacion i mbyllur ose privat i një zyrtari të caktuar atëherë, normalisht që kërkim-falja do të ishte satisfaksion për autoritetet tona.

Nëse flasim për skenar të caktuar, atëherë normalisht që marrja e masave ndaj zyrtarit që ka bërë një provokim të tillë do të shkaktonte satisfaksion për Kosovën./ REL

vjosa osmani shkup aeroporti i shkupit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë