BOTA

Dronët e rinj rrisin fuqinë e Rusisë në Ukrainë

n.f Përditësimi i fundit 13 Janar 2025, 08:10
Dronët e rinj rrisin fuqinë e Rusisë në Ukrainë
Foto ilustruese

RUSI- Ndërsa forcat ruse shtuan përparimet e tyre në lindje të Ukrainës, ato u ndihmuan edhe nga një mjet i ri - droni që fluturon me përdorimin e kabllove me fibra optike.

“Përdorimi i dronëve FPV me fibra optike krijon patjetër sfida të reja në fushën e betejës”, thotë një roje kufitare në Brigadën Pomsta, e cila përdor nofkën Phoenix.

Radio Evropa e Lirë ra dakord që ta identifikojë atë dhe ushtarët e tjerë me shenjat apo nofkat e tyre, ashtu siç përcakton edhe rregulli i vendosur nga ushtria ukrainase. Ndryshe nga dronët standardë FPV, të cilët pilotohen përmes një videoje që transmetohet në kufjet e pilotit, në pajisjet celulare ose në ekranet e tjera, kabllot me fibra optike mundësojnë që dronët të funksionojnë pa radio-sinjale.

Kjo i bën ata më pak të rrezikuar ndaj bllokadës elektronike, pasi mbeten të lidhur drejtpërdrejt me operatorët e tyre përmes kabllove me fibra optike. Forcat e Ukrainës janë duke u përballur me mungesa armësh nga Perëndimi dhe Rusia është në avantazh sa i përket numrit të ushtarëve në anën e saj.

Në këtë situatë, dronët e modifikuar padyshim se paraqesin ndryshim të taktikave në fushëbetejë. Si Kievi, ashtu edhe Moska i kanë intensifikuar luftimet, përpara se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, i cili është zotuar se do t’i japë fund luftës shpejt, ta marrë detyrën më 20 janar.

Dronët e rinj thuhet se kanë qenë në përdorim që nga vera, por ushtarë të Ukrainas, të stacionuar nëpër zona të ndryshme të vendit, thonë për Radion Evropa e Lirë se ata janë duke u bërë një element kryesor i strategjisë së Moskës në fushëbetejë. Shumë thonë se, përveç përdorimit për zbulim, ata përdoren nga trupat ruse edhe si dronë vetëshkatërrues, teksa godasin pozicionet dhe automjetet e Ukrainës.

“Kjo është një armë shumë e rrezikshme. Është si një tullë me një helikë që fluturon drejt teje dhe ti mund të bësh fare pak për ta ndaluar”, thotë Varani, një oficer në Brigadën 148 të Artilerisë.

Të përballur me ndryshimin e taktikave, ushtarët thonë se janë detyruar të përshtaten shpejt, por rezultatet janë të përziera. Kostyantyni, një komandant i batalionit të Brigadës Bureviy të Gardës Kombëtare, thotë se paefektshmëria e bllokimit elektronik të dronëve të rinj, u mundëson atyre të fluturojnë ose t’i arrijnë objektivat me më shumë saktësi, në krahasim me dronët tradicionalë FPV.

“Ata u mundësojnë atyre [forcave ruse] t’i shohin pozicionet tona më mirë, të godasin më saktë dhe të fluturojnë në distanca më të gjata. Kjo e bën situatën pak më të komplikuar”, thotë ai.

E, këto komplikime bënë që Kyrylo Budanov, udhëheqës i Agjencisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, t’i cilësojë dronët e rinj si “një problem i madh për ne”. Më 8 janar, Instituti për Studime të Luftës (ISW) vuri në dukje se Rusia është duke dislokuar gjithnjë e më shumë dronë me fibra optike - si pjesë e ofensivës së saj aktuale - dhe tha se dronët kanë kryer tashmë një seri sulmesh të reja përgjatë vijave të frontit.

Shvayka, një pilot droni dhe komandant toge në Ukrainën lindore, thotë se kabllot e gjata me fibra optike, i bëjnë dronët më të vështirë për t’u zbuluar.

“Është vetëm një kuti e vogël, ku është e vendosur kablloja me fibra optike, dhe është shumë e lehtë ta humbasësh, sepse është sa një paketë cigaresh”, thotë ai.

Një avantazh tjetër i këtyre dronëve është se ata kanë më pak gjasa ta humbasin sinjalin e tyre sesa dronët standardë FPV dhe mund t’i ndjekin objektivat më lehtë. Medoidi, një roje kufitare ukrainase, thotë se mësimi më i madh që ka nxjerrë nga përballja me këta dronë, është nevoja për të marrë masa paraprake shtesë dhe për t’i kamufluar më mirë objektivat dhe personelin e mundshëm.

Dronët me fibra optike nuk janë pa të meta, sipas tij. Ai thotë se ata kanë probleme në terrene dhe hapësira që nuk janë të hapura dhe se ka parë disa herë dronë të tillë të kapur në degë pemësh.

Dronët janë gjithashtu të kufizuar në distancat që mund t’i mbulojnë dhe ku mund të godasin. Duke i pasur parasysh këto pengesa, ushtarët thonë se mënyra më e lehtë për t’i luftuar dronët, është me zjarr me armë të vogla.

Të tjerë thonë se kanë shpërndarë rrjeta të mëdha - madje edhe rrjeta peshkimi - për t’i penguar ata. Rusia raportohet se është duke rritur prodhimin e dronëve me fibra optike, ndërsa Ukraina është duke u përpjekur t’i zhvillojë gjithashtu versionet e veta. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka ekspozuar një model në fillim të këtij muaji.

“Për momentin, ne jemi ende në fazën e testimit”, thotë Lyutiy./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë