BOTA

DW: Negociata të reja për luftën Ukrainë-Rusi në Turqi?

m.l Përditësimi i fundit 31 Maj 2025, 09:50

DW: Negociata të reja për luftën Ukrainë-Rusi në Turqi?

TURQI- Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Delegacioni do të jetë gati që të hënën në mëngjes për vazhdimin e negociatave, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Ai shpreson që të diskutohen edhe memorandumet e përgatitura nga të dyja palët për përfundimin e luftës.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, njoftoi të mërkurën se takimi do të zhvillohet të hënën e ardhshme. Prandaj, delegacioni pritet të mbetet i pandryshuar për raundin e dytë dhe do të drejtohet përsëri nga këshilltari presidencial Vladimir Medinski.

Sipas kreut të delegacionit negociues ukrainas, Rustem Urnierov, Kievi nuk është kundër një takimi, por do të donte të shihte dokumentin e qëndrimit rus paraprakisht. Kremlini deri tani ka refuzuar, duke argumentuar se propozimet nuk duhet të diskutohen publikisht paraprakisht. Ukraina deklaroi se tashmë ia ka përcjellë kërkesat e veta Rusisë.

Raundi i parë i negociatave u zhvillua në mesin e majit. Takimi fillimisht ishte planifikuar për një ditë më parë, por më vonë u shty një ditë për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, përfshirë pjesëmarrjen e Presidentit rus Vladimir Putin. Më pas u ra dakord për një shkëmbim të madh të burgosurish. Sipas deklaratave fillestare nga të dyja palët, takimi i dytë duhet të përqendrohet në një armëpushim të mundshëm.

Turqia dëshiron negociata të drejtpërdrejta

Qeveria turke, nga ana e saj, ka propozuar një takim midis presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës në Turqi. Ministri i Jashtëm Hakan Fidan beson se është e mundur që dy bisedimet e drejtpërdrejta të kurorëzohen me një takim midis Donald Trump-it, Vladimir Putin-it dhe Volodymyr Zelenskit. Sipas propozimit, takimi duhet të zhvillohet nën udhëheqjen e Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan.

Siç deklaroi Fidani, pritjet për një armëpushim dhe paqe janë rritur ndjeshëm. Nëse të gjitha palët mbeten "në tryezën e negociatave", "sigurisht" mund të arrihet përparim, theksoi ministri i jashtëm turk. Kremlini e hodhi poshtë menjëherë këtë propozim. Peskovi deklaroi se Putin ishte në parim i gatshëm për bisedime të nivelit të lartë, por se rezultatet duhet të arrihen së pari përmes negociatave të drejtpërdrejta midis dy vendeve.

Turqia ka marrë rregullisht rolin e ndërmjetësuesit në luftën në Ukrainë. Fidani foli përpara një takimi të planifikuar për të premten me Presidentin ukrainas Zelenski në Kiev. Ai më parë kishte zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë qeveritarë në Rusi./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë