BOTA

Dyshohet se u th*r me thikë nga dy fëmijët e saj të mitur, kryebashkiakja në gjendje të rënduar

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 12:10

Dyshohet se u th*r me thikë nga dy fëmijët e saj të mitur,

Gjermania është tronditur nga një ngjarje e rëndë që përfshin kryetaren e sapozgjedhur të bashkisë së Herdecke, Iris Stalzer, e cila u sulmua me thikë në banesën e saj, duke mbetur në gjendje kritike.

Ngjarja ndodhi mesditën e së martës në North Rhine-Westphalia, ku 57-vjeçarja Stalzer, që kishte fituar mandatin më 28 shtator dhe pritej të merrte detyrën më 1 nëntor, u gjet e mbuluar me gjak në shtëpinë e saj, me 13 plagë me thikë në bark dhe shpinë.

Ajo u transportua me helikopter drejt një spitali në Bochum, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale. Mjekët kanë bërë të ditur se gjendja e saj shëndetësore mbetet kritike, por e qëndrueshme, ndërsa 48 orët e ardhshme janë vendimtare për mbijetesën e saj.

Sipas autoriteteve, ngjarja fillimisht u raportua nga djali i saj, i cili tha se nëna ishte sulmuar nga “disa burra” në rrugë, por hetimet nuk gjetën asnjë provë që mbështet këtë version.

Policia ka fokusuar hetimet brenda familjes, duke ndaluar dy fëmijët e adoptuar të Stalzer, të moshës 15 dhe 17 vjeç, të cilët ndodheshin në banesë në momentin e sulmit. Edhe pse nuk janë ngritur ende akuza zyrtare, autoritetet dyshojnë për motive personale ose familjare që mund të kenë çuar në sulm.

Sipas raportimeve të transmetuesit publik WDR, fillimisht dyshimet u drejtuan ndaj djalit 15-vjeçar, i cili u shoqërua me pranga për të parandaluar humbjen e provave. Fqinjët kanë raportuar se dëgjuan një debat mes tij dhe Stalzer përpara se të njoftohej ambulanca.

Megjithatë, hetimet kanë sjellë në vëmendje vajzën 17-vjeçare të adoptuar, e cila tani dyshohet si autorja kryesore e sulmit. Ajo mësohet se ka qenë e përfshirë më parë në një incident me thikë në një shkollë, çka po merret në konsideratë nga hetuesit si një element i mundshëm për të zbardhur ngjarjen.

Hetimet janë në vijim dhe autoritetet gjermane ende nuk kanë dhënë detaje të plota mbi motivet e mundshme apo mbi vendimet që pritet të merren në lidhje me të miturit e përfshirë në këtë incident të rëndë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë