BOTA

Çfarë parashikon marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

n.f Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2025, 07:59

Çfarë parashikon marrëveshja për minerale mes

SHBA- Nëse mendoni se marrëveshja e arritur mes Kievit dhe Uashingtonit për mineralet e rralla të Ukrainës është një ujdi e madhe, lexoni edhe një herë mes rreshtash. Marrëveshja – teknikisht një kornizë fillestare për marrëveshjen, dhe jo një kontratë ligjërisht obliguese – është lavdëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump si “pakt shumë i madh” i cili ka thënë se përmes saj do të rikthejë disa miliardë dollarë amerikanë në Uashington, si shpagim për ndihmën ushtarake që i është ofruar Kievit, teksa mbrohet kundër luftës së nisur nga Rusia.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili pritet të vizitojë Uashingtonin më 28 shkurt për të nënshkruar marrëveshjen, e ka përshkruar dokumentin si “marrëveshje kornizë”, e cila, sipas tij, do të ndihmojë në garantimin e mbështetjes amerikane për luftën me të cilën po përballet Ukraina.

“Kjo marrëveshje mund të jetë sukses i madh, apo mund të kalohet në heshtje”, ka thënë ai në një konferencë për media më 26 shkurt.

“Suksesi ynë i madh varet nga biseda me presidentin Trump”.

“Është e rëndësishme për mua dhe për të gjithë ju në botë që ndihma amerikane të mos ndalet”, ka thënë ai.

Në zemër të marrëveshjes – me 17 pika, katër faqe, në gjuhën angleze dhe ukrainase, dhe me hapësira për nënshkrimet e sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent, dhe zëvendëskryeministres së parë të Ukrainës, Yuliya Svyrydenko – është një fond i përbashkët, që do të financohet nga të hyrat prej nxjerrjes së mineraleve të vlefshme nga toka e Ukrainës.

Mirëpo, marrëveshja përmend vetëm synimin për të hapur fondin, dhe nuk përbën bazë ligjore për hapjen e tij, vlerësojnë ekspertët. Është e paqartë se kur mund të ndodhë diçka e tillë. Kjo do të thotë se do të ketë hapësirë interpretimi edhe për mënyrën se si do të duket gjithçka. Korniza përmend fondet në të ardhmen, dhe jo fondet që sigurohen tani prej entiteteve sikurse Naftogazi. Ky gjigant shtetëror i energjisë kontribuon me rreth 15 për qind në buxhetin qeveritar.

Në dokument përmendet që Kievi do të kontribuojë në fond me 50 për qind të të hyrave, përmes projekteve të ardhshme shtetërore. Paratë prej fondit do të ndahen nëpër projekte brenda Ukrainës, “për të rritur zhvillimin, nxjerrjen dhe monetizimin e të gjitha aseteve publike dhe private të Ukrainës, përfshirë depozitat e mineraleve, naftën, gazin natyror, materialet tjera, infrastrukturën, portet dhe sipërmarrjet tjera shtetërore”.

Kjo pjesë është ndryshuar, për dallim prej drafteve paraprake, që përcaktonin se paratë do të shkojnë për shpagim të ndihmës amerikane, diçka që Zelensky e ka kundërshtuar. Për më shumë, do të duhen vite që këto projekte infrastrukturore të jetësohen, ndoshta shumë kohë pasi Trump të përfundojë mandatin.

“Marrëveshja është shumë e zbehët për të pasur peshë ekonomike derisa Ukraina është ende në luftë”, ka thënë, Maximillian Hess, analist politik në Institutin Kërkimor për Politikë të Jashtme, me seli në Filadelfia.

“Mirëpo, nëse e bën Trumpin të duket fitues, dhe nëse, në anën tjetër, sigurohet vazhdimësi e mbështetjes amerikane për Ukrainën, atëherë mund të jetë marrëveshje e mirë për Ukrainën”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

Mykhailo Samus, i cili udhëheq Rrjetin Kërkimor për Gjeopolitikë në Kiev, është pajtuar se më e rëndësishmja do të jetë marrëveshja finale. Në të njëjtën kohë, si Trump, ashtu edhe Zelensky, do të përpiqen të nxjerrin fitore prej saj.

“Nga ana ukrainase është përpjekje që t’i jepet fund konfrontimit me administratën Trump”, ka thënë ai.

“Sa i përket Trumpit, ai dëshiron të prezantojë rezultate. Që do të thotë se Trump mund të thotë se 'do të kompensohen paratë e taksapaguesve tanë [për ndihmën e ofruar në Ukrainë]'. Është përpjekje për të dhënë diçka para elektoratit amerikan, për të thënë se ‘e arritëm edhe një fitore’”.

Zelensky e ka një të kaluar përplot zhvillime me Trumpin, duke nisur prej vitit 2019, kur ligjvënësit amerikanë patën tentuar ta shkarkonin presidentin amerikan. Në fund ai është shfajësuar nga Senati.

Prej kthimit të Trumpit në presidencë, lideri ukrainas ka synuar që e kaluara të mos prishë zinxhirin e furnizimit me armë, të cilat janë të domosdoshme për ushtrinë e tij. Trump e ka sulmuar verbalisht Zelenskyn, duke e quajtur diktator, duke sugjeruar gabimisht se Ukraina e ka nxitur luftën, dhe ka kërkuar që zgjedhjet presidenciale të mbahen sa më shpejt që është e mundur.

Më pas kanë hyrë në lojë mineralet e Ukrainës, të ashtuquajturat minerale të rralla të tokës, dhe metale tjera të çmuara sikurse litiumi dhe titaniumi. Mineralet e rralla përdoren për teknologji në fushën e mbrojtjes, por edhe për bateri, prodhim kompjuterësh dhe telefona mobilë. Litiumi është përbërës kryesor për bateri, titaniumi përdoret për prodhim aeroplanësh, mes gjërash tjera.

Zyrtarët e administratës Trump, që e shohin SHBA-në në garë me Kinën për të fituar qasje në mineralet e çmuara, e kanë bërë prioritetet sigurimin e rezervave. Prandaj Grenlanda është kthyer në prioritet. Tani edhe Ukraina. Sa i përket gjuhës së përdorur në marrëveshje, ekzistojnë disa pikëpyetje se sa minerale të rralla i ka Ukraina.

Shërbimi Gjeologjik i Ukrainës ka thënë se shteti ka sasi të konsiderueshme të mineraleve të tokës dhe minerale tjera të çmuara, dhe që një pjesë e mirë e tyre janë në territoret që i ka pushtuar Rusia.

Për më shumë, Shërbimi ukrainas sugjeron se sasia e rezervave mund të jetë e ekzagjeruar. Një hulumtim i kryer nga S&P Global, ka hedhur dyshime në vlerësimet ukrainase, duke thënë se janë të bazuara në sondazhe të vjetra me dekada. Rezervat ukrainase të litiumit, titaniumit dhe madje uraniumit, janë në sasi më të mëdha, ashtu sikurse rezervat e naftës dhe gazit.

Nëse shihet si fitore e vogël për Zelenskyn dhe negociatorët e tij, marrëveshja parasheh që të hyrat për Fondin e Përbashkët të Rindërtimit të promovojnë “sigurinë dhe prosperitetin e Ukrainës” – ndonëse dokumenti përcakton se marrëveshja do të definohet vetëm në marrëveshjen përfundimtare të fondit.

Edhe këtu është bërë ndryshim, në krahasim me draftet paraprake dhe deklaratat e zyrtarëve amerikanë, të cilët kanë sugjeruar se të hyrat nga fondi do të shkojnë për SHBA-në si kompensim për ndihmën ushtarake që ka ofruar. Për vëzhguesit ukrainas, apo të vendeve tjera, marrëveshja përbën fitore të vogël për të dy liderët.

“Ekonomikisht është një mundësi solide që të nxirret kapital – duke gjeneruar investime në vlerë të miliarda dollarëve çdo vit”, ka thënë Natalya Shaporval, ekonomiste në Shkollën e Kievit për Ekonomi, në një postim në X – dikur Twitter.

“Politikisht, është bixhoz, administrata e Zelenskyt beson që lidhjet më të thella ekonomike mund të rezultojnë me përkushtime më të mëdha për sigurinë. Tani për tani, mund të them se Ukraina është e kujdesshme në dozat e optimizmit”.

Tomas Kopecny, i dërguar i Qeverisë së Çekisë në bisedimet për rindërtim të Ukrainës, e ka quajtur marrëveshjen “sukses për negociatat diplomatike të të dyja vendeve”.

“Marrëveshja më duket e arsyeshme, e drejtë, por jo neokoloniale dhe as imperialiste”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Marrëveshja mëton t’i bindë sipërmarrësit amerikanë, bizneset dhe Qeverinë amerikane të interesohen në rindërtim të Ukrainës, jo vetëm në letër, por edhe në skema konkrete financiare”.

Qeveria e Zelenskyt – me kujtesë të freskët të Memorandumit të dështuar të Budapestit më 1994 – e përmend vazhdimisht nevojën për garanci të sigurisë, për të shmangur ndonjë agresion rus në të ardhmen. Mirëpo, secili obligim që përfshin Uashingtonin në mbrojtje të sigurisë së Ukrainës, nuk vlen për administratën Trump.

Megjithatë, një vëzhgues ka thënë se në dokumentin e marrëveshjes gjendet një “perlë” diplomatike, një pikë për sigurinë, që përcakton se “Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e Ukrainës për t’i siguruar garancitë e nevojshme të sigurisë për të pasur paqe afatgjatë” – mirëpo nuk e përmend asnjë zotim të Uashingtonit.

Draftet paraprake nuk e kanë pasur këtë pjesë. Trump u ka thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, më 25 shkurt, se marrëveshja parasheh për Ukrainën “pajisje ushtarake dhe të drejtën për të luftuar, më kryesorja, të drejtën për të luftuar”. Por, në një takim të kabinetit një ditë më vonë, ai e ka përmendur bindshëm se SHBA-ja nuk do të ofrojë garanci të sigurisë.

“Nuk do të ofrojmë garanci të sigurisë. Këtë do ta bëjë Evropa”, ka thënë ai.

“Shpresoj dhe po lutem që kjo të jetë ajo për të cilën ka nevojë Trump, që një ditë të thotë ‘në rregull, do t’i ndihmojmë Ukrainës tash," ka thënë Ed Verona, ekspert për Këshillin Atlantik në Uashington, i cili ka punuar për kompani të energjisë në Rusi dhe e njeh sektorin e investimeve në Ukrainë.

Zelensky ka arritur “të sigurojë marrëveshje më të mirë sesa dy draftet e para që janë hartuar. Prandaj edhe dëshiron të shkojë në Uashington dhe ta nënshkruajë atë”, ka thënë Verona për Radion Evropa e Lirë.

“Dhe ai shpreson që kjo e gëzon Donald Trumpin. Që Trump të mund të thotë ‘shiheni çfarë arrita, u nënshkrua dokumenti. Kjo është e mirë për Amerikën’”./ REL

marreveshja per mineralet mes ukrainës dhe shba-së

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë