Foto ilustruese
FILIPINE- Filipinet thanë se nuk morën në konsideratë aktivizimin e një traktati të vitit 1951 të mbrojtjes reciproke me Shtetet e Bashkuara pas një konfrontimi me rojën bregdetare kineze në Detin e Kinës Jugore, ku një marinar u plagos në një sulm të armatosur. Incidenti, të cilin ushtria filipinase e cilësoi “përplasje të qëllimshme me shpejtësi të lartë” nga roja bregdetare kineze, shkaktoi lëndime serioze për një marinar filipinas. Ushtria filipinase tha se roja bregdetare kineze konfiskoi ose shkatërroi pajisjet e anijes filipinase.
Pas konfrontimit të së hënës, Manila publikoi pamje filmike që tregojnë marinarët kinezë me thika dhe armë të tjera teksa përpiqeshin të ndalonin misionin e furnizimit për një post në ishujt Spratly. Autoritetet filipinase thonë se një marinar humbi gishtin e madh gjatë konfrontimit.
Ministria e Jashtme e Kinës i ka hedhur poshtë akuzat e Manilës në lidhje me incidentin, me pretendimet se masat e marra ishin të ligjshme, profesionale dhe të paqortueshme. Sekretari Ekzekutiv i Filipineve, Lucas Bersamin, tha për gazetarët të premten se incidenti ndoshta mund të “ketë qenë keqkuptim ose një aksident” dhe se çështja mund të zgjidhet lehtësisht nëse Kina dëshiron të bashkëpunojë. Zoti Bersamin, i cili gjithashtu kryeson këshillin kombëtar të marinës, shtoi se Filipinet “ende nuk janë gati ta cilësojnë atë si një sulm të armatosur”.
Sipas Traktatit të Mbrojtjes së Ndërsjellë të vitit 1951, Shtetet e Bashkuara janë të detyruara të ndihmojnë në mbrojtjen e Filipineve gjatë konflikteve madhore.
Në fillim të javës, Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell shpjegoi se traktati, "përfshin sulmet e armatosura ndaj forcave të armatosura, anijeve publike ose avionëve filipinas, përfshirë ato të rojës së saj bregdetare - kudo në Detin e Kinës Jugore", sipas zëdhënësit të Departamentin e Shtetit, Matthew Miller.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, foli në telefon të mërkurën me Ministrin e Jashtëm të Filipineve, ku ai theksoi "angazhimet e hekurta të Shteteve të Bashkuara ndaj Filipineve në bazë të Traktatit të Mbrojtjes së Ndërsjellë".
Vietnami, vend i cili sikurse Kina, ka pretendime për pjesë të Detit të Kinës Jugore, tha se është gati të zhvillojë bisedime me Filipinet mbi zonën e kontestuar, sipas raporteve të mediave zyrtare vietnameze të premten.
Vietnami "është i gatshëm të diskutojë me Filipinet për të kërkuar dhe arritur një zgjidhje që është reciprokisht e dobishme për të dy vendet," tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Vietnamit, Pham Thu Hang. /VOA
shba filipine deti ne kinen jugore
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
22 Qershor07:48
Ligji për femicidin: A ka nevojë Kosova për të?
Foto ilustruese
KOSOVË- Qeveria e Kosovës po bën përpjekje të adresojë çështjen e femicidit në Kosovë m...
n.f
BOTA
22 Qershor07:48
Çështja ndaj Trump për dokumentat sekrete, mbrojtja sfidon emërimin e Prokurorit të Posaçëm
Foto ilustruese
SHBA- Avokatët e zotit Donald Trump, në çështjen e ngritur kundër tij për mbajtjen e dokumenteve sekrete, a...
e. d
BOTA
21 Qershor22:56
Pentagoni: Ukraina mund të hedhë raketa amerikane në Rusi, sa herë që sulmohet
UKRAINË- Ushtria e Ukrainës lejohet t’i përdorë raketat amerikane me rreze të gjata veprimi për t’i goditur caqet m&...
e. d
BOTA
21 Qershor22:56
Disa të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë
UKRAINË- Së paku gjashtë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve ruse me artileri dhe raketa në Ukrainë më 21 ...
e. d
BOTA
21 Qershor22:21
Zelenskyy e përgëzon Ukrainën për fitoren në Euro 2024, e krahason me përpjekjet e luftës
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka uruar ekipin kombëtar ukrainas për fitoren kundër Sllovaki...
e. d
BOTA
21 Qershor22:08
Blinken dënon hapat e Rusisë dhe Koresë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
Antony Blinken
RUSI- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka dënuar thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes Koresë së Veriut ...
e. d
BOTA
21 Qershor21:57
Kurti viziton konsullatën në Hamburg: Ndërrimi i objektit, dëshmi për të mbrojtur imazhin e Republikës në botë
Albin Kurti
HAMBURG- Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Gjermani ka vizituar edhe objektin e Konsullatës së Kosovës...
e. d
BOTA
21 Qershor20:57
Paralajmëron shefi i OKB-së: Libani nuk mund të bëhet një Gazë e dytë
Antonio Guterres
LIBAN- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se është thellësisht i shqet&eum...
e. d
BOTA
21 Qershor20:18
SHBA, zgjedhjet presidenciale dhe çështja e abortit
SHBA- Dy vite më parë, në qershorin e vitit 2022, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mori një vendim që ngriti pesh&eu...
E.D
BOTA
21 Qershor19:15
Premtimi elektoral i Trumpit: Green Card për të gjithë të huajt që diplomohen në SHBA
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pohoi se qytetarët joamerikanë duhet të marrin automatikisht “Green Card” në rast ...