BOTA

Misteri i vdekjes së burrit të eurodeputetes në Itali/ Onorato i kishte lënë porosi avokatit: Nëse ndodh diçka, dërgojani këtë letër gruas sime

r.ll Përditësimi i fundit 26 Maj 2024, 09:59
Misteri i vdekjes së burrit të eurodeputetes në Itali/ Onorato i
angelo oronato, francesca donato

ITALI- Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Itali, ku bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato është gjetur i vdekur në Palermo, në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa.  Ndërsa ende nuk dihet arsyeja e vdekjes, eurodeputetja pasi ka marrë vesh lajmin e rëndë ka raportuar menjëherë te miqtë e saj, duke thënë “Më vranë burrin Anxhelon”.

Ajo vetë i ka humbur kontaktet mëngjesin e ditës së djeshme dhe ishte e alarmuar sepse i shoqi nuk i ishte përgjigjur asnjëherë telefonatave të saj të shumta. Eurodeputetja arriti të gjurmonte makinën e burrit të saj, një Land Rover SUV me ngjyrë jeshile të errët, përmes GPS dhe lajmëroi shërbimet e urgjencës. Angelo Onorato ishte edhe pronar i një dyqani mobiljesh në Palermo.

Sipas raportimeve të mediave italiane, viktima kishte një litar të lidhur në qafë. Onorato u gjet i ulur në sediljen e shoferit. Ndryshe nga sa dihej fillimisht, në trup nuk u konstatuan plagë me armë zjarri. Në vend të kësaj, kishte një njollë gjaku në këmishën e tij në pjesën rreth qafës dhe nga goja.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që Onorato të ketë pasur një takim me dikë në zonën e Via La Malfa. Një dëshmitar u tha agjencive të lajmeve se pak pas orës 15:00 ai vuri re dy gra që bërtisnin të dëshpëruara pranë fuoristradës, e cila kishte një derë të pasme të hapur.

Francesca Donato dhe vajza e saj u shoqëruan në mbrëmje në polici për t’u marrë në pyetje, për orët e fundit të jetës së Onoratos. Edhe pasdite, duke folur me disa mikesha, Françeska Donato përsëriti se nuk besonte në hipotezën e vetëvrasjes:  “Angelo nuk e vrau veten” rrëfeu ajo.

Në orët e vona të mbrëmjes, hipotezat mbeten të hapura për krimin, qoftë vrasje apo vetëvrasje. Sipas mediave italiale Onorato i kishte  lënë edhe një letër avokatit të tij. "Nëse ndodh diçka, dërgojani këtë letër gruas sime", i ka thënë ai avokatit. Teksti i letres flet për borxhet dhe problemet ekonomike.

Francesca Donato, 55 vjeç, është një parlamentare evropiane e zgjedhur në vitin 2019.  Si e tillë, ajo i ishte bashkuar grupit të ekstremit të djathtë Identity and Democracy. Ajo u dallua për pozicionet e saj të forta euroskeptike dhe kundër monedhës së përbashkët. Me shpërthimin e Covid-it ajo kundërshtoi masat kufizuese. Në vitin 2021 ajo u largua nga partia e Matteo Salvinit. Onorato kishte tentuar edhe t’i hynte politikës, pasi në vitin 2022 ai kandidoi për zgjedhjet rajonale siciliane në listën e kristiandemokratëve, por nuk u zgjodh.

angelo onorato francesca donato vrasje ne itali

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë