Foto ilustruese
GJERMANI- Qeveria gjermane modernizoi vitin e kaluar ligjin e migracionit duke lehtësuar rregullat për ardhjen e fuqisë punëtore në Gjermani. Nga 1 Qershori dy rregulla të rëndësishme edhe për Ballkanin hyjnë më në fund në fuqi.
Ligjet e reja që lehtësojnë ardhjen e fuqisë së kualifikuar punëtore në Gjermani, kancelari gjerman, Olaf Scholz i quajti në Bundestag vitin e kaluar "hap tjetër për modernizimin e Gjermanisë, hap tjetër për të siguruar rritjen ekonomike edhe për të ardhmen, dhe një hap tjetër që tejkalon paralizën e disa dekadave." Pas miratimit të ligjeve në Bundestag më në fund hyjnë në fuqi më 1 Qershor dy ndryshime ligjore që u miratuan në Gjermani vitin e kaluar.
Kontigjenti nga Ballkani Perëndimor që vjen me rregullore të lehtësuara në Gjermani dyfishohet.
Nga 1 Qershori 2024 zgjerohet Rregullorja e Ballkanit Perëndimor. Kjo rregullore që u fut para disa vitesh për të lehtësuar ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia për në Gjermani do të zgjerohet tani nga 25.000 në 50.000 vetë në vit.
Më 1 Qershor po ashtu hyn në fuqi Karta e Shanseve
Me këtë kartë të huajt nga vendet jo anëtare të BE kanë mundësi të udhëtojnë në Gjermani për të kërkuar punë, edhe pa pasur kontratë pune. Për marrjen e Kartës së Shanseve duhen mbledhur pikë: ka disa kriteret për marrjen e pikëve, aty llogaritet njohja bazë e gjuhës gjermane apo njohja e mirë e gjuhës angleze, kualifikimet, përvoja profesionale, të paktën dy vjet apo një shkollim i lartë profesional në vendin origjinë. Për arritje të tjera të veçanta, kandidatët marrin pikë të tjera - Kush arrin 6 pikë merr lejen e qëndrimit në Gjermani për 1 vit, nëse e siguron vetë jetesën.
Marre nga DW
gjermani pune ballan perendimor
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
1 Qershor08:35
E rëndë në SHBA/ Qeni i familjes sulmon foshnjën 6-javëshe teksa po flinte, humb jetën në spital
Fohnja
SHBA- Një foshnjë 6-javëshe që flinte në krevatin e tij u sulmua për vdekje nga qeni i familjes. Ezra Mansoo...
n.f
BOTA
1 Qershor08:15
Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare nëna e Michelle Obama: Ishte gjithmonë pranë meje për çdo gjë!
Foto ilustruese
SHBA- Marian Robinson, nëna e ish-zonjës së parë të SHBA-së, Michelle Obama ka ndërruar jetën ...
n.f
BOTA
1 Qershor08:00
Donald Trump zotohet të apelojë vendimin që e shpalli fajtor
Trump
SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u zotua se do të apelojë vendimin që e shpalli atë fajtor pë...
n.f
BOTA
31 Maj22:59
Dyshimet për lidhje me Rusinë dëmtojnë kthimin e mundshëm të udhëheqësit separatist katalanas në Spanjë
Foto ilustruese
SPANJË- Partia e udhëheqësit separatist katalanas Carles Puigdemont arriti një rezultat të mirë në zgjed...
n.f
BOTA
31 Maj22:52
FOTO/ Ngjyra e gjelbër e algave "pikturoi" ujrat, NASA: Liqeni i Kalifornisë është i dukshëm edhe nga hapësira
Liqeni
SHBA- Liqeni më i madh i ujërave të ëmbla në Kaliforni është kthyer në jeshile të ndezur për shkak...
B.Z
BOTA
31 Maj22:54
Siljanovska mban qëndrimin e saj: Përderisa respektoj Marrëveshjen e Prespës, kërkoj të drejtën time për të përdorur emrin Maqedoni
Gordana Siljanovska-Davkova
MAQEDONI E VERIUT - Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, deklaroi sot se përder...
n.f
BOTA
31 Maj22:42
Të dhënat rekord alarmojnë Gjermaninë, "Bild": Tregtia globale e kokainës ka përmbytur zonën e BE-së prej muajsh
Droga
GJERMANI- Gjermania ka ngritur alarm në vend për shkak të numrit rekord të zbulimit të kokainës dhe rritjes së tra...
e. d
BOTA
31 Maj22:35
Stoltenberg i bindur në aftësitë e Ukrainës për ta mbrojtur Harkivin
UKRAINA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se tani është më i bindur që Ukraina mund ta mbrojë...
e. d
BOTA
31 Maj22:23
Netanyahu pas deklaratës së Biden: Lufta nuk do të përfundojë derisa të arrihen të gjitha qëllimet tona
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu theksoi se qeveria izraelite është e bashkuar në dës...