Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
GJERMANI- Të gërmosh në plagët e diktaturës ruse: Kritiku i njohur i Kremlinit, Alexei Navalny nderohet pas vdekjes me Çmimin e Paqes të Dresdenit, një çmim prestigjioz në Gjermani.
Nderim nga Gjermania për Alexei Navalnyn. Për vetë Navalnin nderimi erdhi shumë vonë. Më 16 shkurt të këtij viti kritiku i Kremlinit i njohur në shkallë ndërkombëtare ndërroi jetë në një kamp të burgosurish në Siberi, jo larg rrethit polar në rrethana të pasqaruara. Tani në Dresden atij i jepet një nderim me çmimin e njohur të Paqes të Dresdenit. Çmimi me 10.000 euro në vlerë e merr të dielën (10.05.)për të e veja, Julia Navalnaja. Fjalimi i nderimit vjen nga ish-presidenti gjerman, Joachim Gauck, që pas lajmit të vdekjes e nderoi atë me fjalët se, Navalni është "ikonë e rusëve të ndershëm". Anëtarë të Asamblit Shtetëror të Aktorëve të Dresdenit prezantojnë fjalimet e Aleksei Navalnit para gjyqit.
Navalny, lindur në vitin 1976, luftoi për vite me radhë kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes në Rusi duke u bërë i njohur në botë- Ai mbijetoi para disa vitesh një atentat me helm kundër tij, por vendosi të kthehej megjithatë në vendlindje. Si bloger, Navalni me sensin e humorit të hollë tërhiqte miliona vetë, por sidomos ruset e rusët e rinj. Ai luftoi kundër korrupsionit dhe kundër qeverisë së Vladimir Putinit duke bërë armiq të fuqishëm. Kremlini bëri ç'ishte e mundur për ta mbajtur atë larg nga politika. Megjithatë Navalni ia doli të organizonte në të gjithë vendin mbështetësit.
Navalni e filloi karrierën si avokat dhe biznesmen. Në fund të viteve 90-të ai u angazhua me partinë liberale të majtë, Jabloko, por u përjashtua në vitin 2007, për shkak të konflikteve me lidershipin e partisë, edhe pse ai kishte qëndrime nacionaliste. Në këtë kohë, Navalni ishte aktiv në një lëvizje nacionaliste, e për këtë arsye ishte i kontestuar në disa qarqe të opozitës.
Por për reagime në botë u bë shkak atentati me helmim në vitin 2020. Navalni u soll në Berlin, ku ai u trajtua me sukses në spitalin Charite dhe e mbijetoi sulmin. Për sulmin ai bëri përgjegjës personalisht shërbimin e brendshëm sekret rus dhe Putinin. Pas shërimit Navalni vendosi të kthehej në Rusi. Por sapo mbërriti në Aeroportin e Moskës au u arrestua dhe më vonë u dënua me 19 vite burgim. Në dhjetor 2023, Navalni për disa javë u zhduk, më vonë u bë e njohur, se ai ndodhej në një kamp në veri të Siberisë.
I fuqishëm në fjalë para gjyqit
Navalni ishte ankuar gjithmonë për shkeljen e të drejtave të tij në burg. Senacat gjyqësore, Navalni i përdori deri në fund për të ushtruar me gjuhë të fortë kritikën e ashpër të tij kundër sistemit autoritar të Putinit dhe kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Aleksej Navalni zhvilloi një luftë ta pabarabartë. Pak javë pas vdekjes së tij, Putini vetë madje konfirmoi, se pak para vdekjes kishte pasur përpjekje për këmbim të burgosurish. Pse kjo nuk u bë dhe nëse ky pretendim qëndron nuk dihet.
Regjimi rus i lufton me brutalitet kritikët
Edhe pas vdekjes së Navalnit, regjimi rus vazhdon të luftojë me brutalitet të madh kritikët e sistemit. Përkrahës në Britaninë e Madhe u shprehën të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të një kolegut të Navalnit, Vladimir Kara-Mursa. 42 vjeçari u dënua në prill me 25 vite burg për shkak të "tradhtisë së lartë"-më parë në një fjalim në SHBA ai e kishte akuzuar Rusinë për "krime lufte" në Ukrainë. Ky dënim ka qenë dënimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë për kritikë të Putinit. Familja e avokatët e Kara-Mursa kanë bërë të ditur, se paralelisht me fatin e Navalnit, shërbimet sekrete ruse janë përpjekur të helmojnë Kara-Mursan. Që atëherë ai ka probleme të rënda shëndetësore.
"Navalni u bë rrezik për Putinin"
Në fjalën e jurisë për çmimin e Paqes nga Dresdeni, thuhet, se "Navalni gërryente gjithmonë plagët e diktatirës ruse dhe u bë rreziku më i madh për Putinin dhe sistemin e tij. Për këtë arsye ai ishte një i burgosur politik, vdekja e tij të cillit është reprezentative për njerëz të panumërt që angazhohen për lirinë dhe demokracinë." Çmimin e jep shoqata "Miqtë e Dresdenit, Gjermani", një çmim që përvit përkujton shkatërrimin e Dresdenit nga bombardimet e aleatëve më 13 shkurt 1945. Me këtë çmim shoqata kërkon të veprojë kundër përvetësimit të këtij përvjetori nga ekstremistët e djathtë.
Pas vdekjes së Navalnit, bashkëshortja e tij është vendosur në fokus të opinionit. Më 16 shkurt, menjëherë pas vdekjes së Navalnit, ajo bëri thirrje në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që të nxirret Putini para përgjegjësisë. Ai dhe ndihmësit et ij duhet të "ndëshkohen për atë që i kanë bërë vendti tonë, familjes sime dhe bashkëshortit tim". Në fillim të majit u bë e ditur, se Deutsche Welle nderon me "Çmimin e Lirisë së Fjalës" Julia Navalnajan, çmimi ndahet në qershor. Çmimin e Paqes të Dresdenit që jepet nga viti 2010 e kanë marrë ndër të tjerë edhe ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbatçov, që ka ndërruar jetë dhe dirigjenti Daniel Barenboim.
Marrë nga DW
foto ilustruese SHBA- Ekonomia është ndër çështjet më të rëndësishme për votuesit amerikanë në...
Dhuna në veri PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë njofto të dielën se ia ka shqiptuar masën prej një muaji pa...
Olaf Scholz GAZA- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të shtunën se një sulm tokësor në qytetin jugor Rafah të Gazës nga ...
Foto ilustruese GJERMANI- Gjermania po shqyrton futjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Si paraqitet gjendja në vende të tjetr...
Bob Menendez NEW YORK- Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhë...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Adolf Hitleri do të ishte xheloz ndaj kryeministrit Benjamin Ne...
Zyra e Kinës KOSOVË- Me fjalët e inteligjencës perëndimore, Kina përbën një kërcënim në rritje p&eum...
David Cameron MBRETËRIA E BASHKUAR- Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron tha se ndalimi i shitjeve të ...
pamje nga vendngjarja INDONEZI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në indonezi ku si pasojë humbën jetë 11 student. Më...
foto ilustruese IZRAEL- Të dielën herët në mëngjes Izraeli dërgoi tanke në kampin e refugjatëve Jabalin i cili ndod...