BOTA

Gjykata e Hagës: Politika e Izraelit në territoret palestineze është e paligjshme

n.f Përditësimi i fundit 21 Korrik 2024, 08:57
Gjykata e Hagës: Politika e Izraelit në territoret palestineze
Foto ilustruese

HAGË- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e klasifikon politikën e Izraelit në territoret palestineze si të paligjshme dhe bën thirrje për t'i dhënë fund asaj. Gjykimi s'ka fuqi ligjërore detyruese, por autoritet moral.

"Prania e vazhdueshme eIzraelit në territoret e pushtuara palestineze është e paligjshme," - ky është gjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë. Kësaj gjendjeje duhet t'i jepet fund sa më shpejt të jetë e mundur, theksoi GJND në raportin e saj. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e kishte ngarkuar Gjykatën për të vlerësuar situatën në dhjetor të vitit 2022 - domethënë para ngjarjeve të 7 tetorit 2023 dhe luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

Sipas të dhënave izraelite gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit 2023 militantët islamikë Hamas vranë rreth 1200 vetë dhe rrëmbyen e morën si pengje në Rripin e Gazës më shumë se 250 vetë. Sipas informacioneve të paverifikueshme nga Enti Shëndetësor i Hamasit lufta e mëvonshme e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës u ka kushtuar deri tani jetën më shumë se 38,000 vetëve.

Gjykim për politikën izraelite që nga viti 1967

Sikurse shpjegoi kryetari i trupit gjykues Nawaf Salam gjatë leximit të vlerësimit të gjykatës, që zgjati pak më shumë se një orë, këto ngjarje nuk kanë luajtur asnjë rol në vlerësimin e GJND-së për situatën ligjore.

Përkundrazi vlerësimi lidhej me praktikën e politikës izraelite në territoret e pushtuara palestineze, e cila vazhdon që nga Lufta Gjashtëditore e vitit 1967. Rezoluta mbi të cilën bazohet raporti i GJND-së përmend shprehimisht Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor si dhe Rripin e Gazës dhe kushtet e jetesës atje.

GJND-ja deklaroi gjithashtu se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë të gjitha aktivitetet që lidhen me vendbanimet e kolonëve hebrej dhe t'i evakuojë të gjithë kolonët nga ato zona. Sipas agjencisë gjermane të shtypit numri i kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor është 700,000.

Në vitin 2016 në Rezolutën 2334 Këshilli i Sigurimit i OKB-së i quajti këto vendbanime si "shkelje flagrante” të së drejtës ndërkombëtare dhe i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë menjëherë të gjitha aktivitetet që lidhen me to.

Edhe pse vlerësimi i GJND-së nuk ka fuqi ligjërore detyruese, Stefan Talmon, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Bonit, e konsideron atë si "monumental" sepse GJND-ja ka vërtetuar plotësisht se të gjitha masat dhe veprimet e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze të shqyrtuara nga gjykata janë të paligjshme.

Pas publikimit të raportit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e hodhi poshtë vlerësimin dhe sinjalizoi se vendi i tij nuk do t'i përmbahet atij. Netanyahu shkroi në platformën online X "raport absurd nga Haga”. Zyra e presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmoud Abas tha se ky ishte një vendim "historik" që Izraeli është "i detyruar" ta zbatojë, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Sipas GJND-së tani Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mund të vendosë se çfarë do të bëjë me gjykimin e saj. Gjithësesi GJND-ja mendon se gjykimi i saj do të ketë "peshë të madhe ligjore dhe autoritet moral" dhe mund të rrisë presionin politik mbi Izraelin edhe lidhur me luftën në Gazë.

Gjykimi në fjalë nuk duhet të ngatërrohet me padinë e Afrikës së Jugut kundër Izraelit për shkeljen e Konventës së Gjenocidit, e cila është gjithashtu në pritje për t'u gjykuar në GJND. Izraeli i hedh poshtë akuzat./DW

gjykata e hages lufta izrael-palestine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë