BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...

TIRANË- Policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal nga Shqipëria dhe Kosova që dyshohet se falsifikonin dokumente identifikimi dhe ua shisnin njerëzve që donin të largoheshin ilegalisht nga vendi. Policia bën të ditur se në pranga ranë shtetasit Kushtrim Doksani, 35 vjeç, banues në Tiranë, Kujtim Gilani, 57 vjeç, banues në Prizren dhe Getoar Luzha, 28 vjeç, banues në Kaçanik.
Po ashtu në pranga ranë edhe Kujtim Duka, Leonard Basha dhe Erina Doksani, të tre banues në Tiranë. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Njësia”. Operacioni, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Seksionit kundër Krimeve Ekonomike të DVP Tiranë dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, me Njësinë e Përbashkët të Investigimit me ShBA-në dhe me Prokurorinë e Tiranës. Goditet një grup i strukturuar kriminal, me pjesëtarë shtetas nga Shqipëria dhe Kosova, që falsifikonte dokumente, me qëllim shitjen.
Vihen në pranga 6 shtetas. Sekuestrohen 15 dokumente, të huaja dhe shqiptare, të dyshuara false, si dhe 7 celularë dhe 1 motomjet. Si rezultat i një hetimi intensiv, të kryer me metoda profesionale, nga Seksioni kundër Krimeve Ekonomike i DVP Tiranë dhe Njësia e Përbashkët e Investigimit me ShBA-në, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, u finalizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Njësia”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, K. G., 57 vjeç, banues në Prizren, dhe G. L., 28 vjeç, banues në Kaçanik. Gjithashtu, u ndaluan me iniciativë shtetasit K. D., 56 vjeç, L. B., 58 vjeç dhe E. D., 20 vjeçe, të tre banues në Tiranë.
Nga hetimi ka rezultuar se këta shtetas, të organizuar si grup, falsifikonin dokumente të ndryshme, me qëllim shitjen shtetasve që synonin të lëviznin ilegalisht, drejt shteteve që kërkojnë viza.
Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:
-3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane;
-2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane,
-1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze;
-1 leje drejtimi rumune;
-1 kartë identiteti shqiptare.
Së bashku me dokumentet e dyshuara të falsifikuara u sekuestruan 7 celularë dhe 1 motomjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Foto ilustruese SHBA - Panamaja mohoi një pretendim të bërë nga Departamenti i Shtetit të mërkurën se kombi i Amerik&eum...
SHBA- Sekretari i Shtetit, Marco Rubio tha se propozimi i presidentit amerikan Donald Trump për të rivendosur popullsinë e Gazës do të...
Keith Kellogg HBA - I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainë dhe Rusi Keith Kellogg, ka konfirmuar se ai do të marr...
LINDJA E MESME- Ministri i Mbrojtjes izraelit tha se ka udhëzuar ushtrinë që të përgatisë plane që një numër i ma...
SUEDI- Policia suedeze tha se ata ende po hetonin motivin e të shtënave masive më vdekjeprurëse në vend, pasi mediat lokale filluan t...
SHBA- Mijëra demonstrues u mblodhën në qytete anembanë SHBA-së për të protestuar ndaj veprimeve të administratës ...
ARGJENTINË- E dashura e Liam Payne, Kate Cassidy, ka folur për herë të parë pas vdekjes tragjike të ish-yllit të One Direct...
Foto ilustruese SHBA - Dhjetë emigrantë të paligjshëm “me rrezikshmëri të lartë” janë dërguar n&eu...
SHBA- Plani i Donald Trump që SHBA të marrë përsipër dhe të zotërojë Gazën, duke rivendosur popullsinë e saj...
SHBA- Gjatë vizitës në SHBA, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë e anëtarësimit në NATO n...