Përbindëshi i betonit me kazino brenda që do ngrihet nga ortakët e familjes Dako në Malin e Robit
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...

Ndërsa bota i ka sytë te diktatori i Venezuelës, Nicolás Maduro, ajo mbetet pothuajse në hije: Cilia Adela Flores de Maduro. Ashtu si bashkëshorti i saj, ajo u arrestua natën duke u gdhirë e shtuna gjatë një operacioni spektakolar të ushtrisë amerikane në Karakas. Aktualisht ajo po pret gjyqin në një burg në Brooklyn.
Kush është kjo grua – dhe për çfarë akuzohet?
Flores ka lindur në vitin 1956 në qytetin Tinaquillo, në shtetin Cojedes, në një fermë.
Që e vogël ajo u zhvendos me pesë vëllezërit e motrat në Karakas. Në moshën 32-vjeçare ajo përfundoi studimet për drejtësi – diplomë që do ta çonte drejt krahëve të Maduros.
Flores dhe Maduro u njohën në vitet 1990. Ajo ishte avokate e ish-presidentit të Venezuelës, Hugo Chávez; Maduro ishte bashkëpunëtori i tij i ngushtë dhe truprojë personale. Ajo i kishte shkelur syrin, ka treguar një herë Maduro për njohjen e tyre.
Martesa vjen vetëm në korrik 2013, pak pasi Maduro merr detyrën si president. Fëmijë të përbashkët nuk kanë. Flores ka tre djem nga martesa e parë, Maduro një djalë.
Prej më shumë se 30 vitesh, ata janë janë çift. Që nga 3 janari, kjo është një dashuri pas hekurave amerikane.
Një Zonjë e Parë që buzëqesh pranë bashkëshortit dhe kryen vizita formale në shkolla apo azile pleqsh – këtë rol Flores nuk e pati kurrë. Ajo donte më shumë. Shumë më shumë.
Ajo ishte një nga figurat më të fuqishme dhe më besnike brenda regjimit venezuelas – arsye kjo se pse nuk quhet Zonjë e Parë, por “Primera Combatiente” (Luftëtarja e Parë).
Ngjitja politike e Flores nis në vitet ‘90. Si avokate kryesore, ajo mbron Hugo Chávezin pasi ky dështoi në tentativën për grusht shteti në vitin 1992.
Flores e nxori atë nga burgu dhe siguroi faljen e tij në vitin 1994 nga presidenti i ri Rafael Caldera.
Në vitin 2006 vjen hapi tjetër madhor: Flores bëhet presidentja e parë femër e Parlamentit të Venezuelës, duke e marrë postin – rastësi apo jo – nga Nicolás Maduro. Ai bëhet ministër i Jashtëm. Gjatë kësaj periudhe, Flores fiton famë edhe për nepotizëm: sipas gazetës “Tal Cual”, të paktën 16 të afërm të saj morën poste në Parlament; “Vanity Fair” flet madje për 40.
Në vitin 2012, Flores bëhet krye-avokate e qeverisë. Ekspertët e përshkruajnë shpesh si “trurin” pas shumë manovrave juridike dhe institucionale të Maduron. Ajo jep dorëheqjen në mars 2013, pak para se Maduro të bëhet president. Por kjo nuk e dobëson aspak fuqinë e saj.
“Nicolás është fytyra, por Cilia është grushti. Asgjë me rëndësi nuk ndodh në Pallatin Miraflores pa miratimin e saj. Është ajo që kontrollon besnikërinë e gjyqtarëve”, citon “Miami Herald” në vitin 2017 një ish-zyrtar të lartë të shërbimit sekret venezuelas.
Pas fitores së opozitës në zgjedhjet e vitit 2015, Flores rikthehet si deputete e thjeshtë. Ajo shfaqet edhe në televizion me emisionin “Con Cilia en Familia”, ku viziton familje dhe paraqitet si figurë popullore. Kritikët e shohin këtë si propagandë. Në vitin 2017 ajo hyn në Asamblenë Kushtetuese, organ i krijuar nga bashkëshorti i saj, dhe e përdor atë për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve politikë.
Në vitin 2021 ajo bëhet sërish deputete e zakonshme – deri në arrestimin nga SHBA më 3 janar.
Organizatat e të drejtave të njeriut dhe hetues të OKB-së thonë se regjimi i Maduros është përgjegjës për vrasje jashtëgjyqësore, arrestime arbitrare dhe përndjekje politike. Kritikët e akuzojnë gjithashtu Maduron se ka përkeqësuar krizën humanitare duke bllokuar ndihmat ndërkombëtare. Dhe gjithmonë në qendër të këtyre akuzave: Cilia Flores.
“Ajo nuk ishte kurrë Zonjë e Parë. Ajo ishte bashkë-sundimtare. Në dosjet e DEA-s ajo nuk figuron si bashkëshorte, por si figurë kyçe e rrjeteve financiare të regjimit”, deklaronte në vitin 2020 një ish-zyrtar i lartë i DEA-s.
Autoritetet amerikane e konsiderojnë Flores një aktore qendrore të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Ajo ndodhet prej vitesh në listat e sanksioneve të vendeve perëndimore. Tani është zyrtarisht e akuzuar në SHBA.
Akuzat: trafik droge, financim i terrorizmit dhe posedim armësh.
Presidenti kolumbian, i cilësuar si “i sëmurë” nga Donald Trump brenda natës, i është përgjigjur kërcë...
Qeveria kubane ka njoftuar se 32 shtetas të saj janë vrarë gjatë operacionit të Shteteve të Bashkuara për kapjen e presiden...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, zhvilloi mbrëmjen e sotme një bisedë telefonike me lideren e opozitës venezueliane, Maria Co...
Ari dhe argjendi janë rritur përsëri, ndërsa besimi i investitorëve është rënduar nga rreziqet e shtuara gjeopolitike ...
Rusia ka kryer më shumë se 2000 sulme ajrore ndaj Ukrainës gjatë javës së Vitit të Ri, deklaroi sot presidenti Volodymyr Ze...
Udhëheqësi i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, pritet të paraqitet sot për herë të parë para gjykat&eu...
Tragjedia në Crans-Montana u shkaktua nga përdorimi i fishekzjarrëve. Këto janë pajisje jometalike që përmbajnë nj&eu...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar për gazetarët nga Air Force One, duke u nisur nga Mar-a-Lago drejt Uashington DC, se ushtarët ame...
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, njoftoi të dielën, se është ngritur një komision me detyr&eu...
Elon Musk dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, darkuan së bashku të shtunën në mbrëmje në rezidencën Mar-a-Lago, pr...