Ahmetaj: Fëmija i kreut të organizatës ka marrë para nga Eco Parku, ka firmosur vetë Rama
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Palestinezët e zhvendosur largohen nga veriu i Gazës në këmbë dhe me automjete, duke mbajtur me vete gjërat e tyre përgjatë rrugës bregdetare drejt jugut të Gazës, të hënën, më 15 shtator 2025.
Palestinezët e zhvendosur largohen nga veriu i Gazës në këmbë dhe me automjete, duke mbajtur me vete gjërat e tyre përgjatë rrugës bregdetare drejt jugut të Gazës, të hënën, më 15 shtator 2025.
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzuan më 16 shtator Izraelin se ka kryer gjenocid në Rripin e Gazës me qëllim të “shkatërrimit të palestinezëve” dhe fajësuan kryeministrin izraelit dhe zyrtarë të tjerë të lartë për nxitje.
Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i OKB-së (COI) – i cili nuk vepron në emër të organizatës botërore – konstatoi se “gjenocidi po ndodh në Gaza dhe vazhdon të ndodhë”, tha për agjencinë AFP kryetarja e komisionit, Navi Pillay.
“Përgjegjësia bie mbi shtetin e Izraelit”, theksoi ajo.
Komisioni, i ngarkuar të hetojë shkeljet e të drejtave në territoret palestineze të okupuara, publikoi raportin e tij më të fundit pothuajse dy vjet pas shpërthimit të luftës në Gaza, që nisi pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor 2023 brenda Izraelit.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë Hamasin organizatë terroriste.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio (majtas), dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu (djathtas), mbajnë një konferencë të përbashkët për media në Jerusalem, më 15 shtator 2025.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, që kontrollohet nga Hamasi, mbi 65 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i luftës. Kombet e Bashkuara i konsiderojnë këto të dhëna të besueshme.
Shumica dërrmuese e banorëve të Gazës janë zhvendosur të paktën një herë, ndërsa shpërnguljet masive vazhdojnë teksa Izraeli intensifikon përpjekjet për të marrë nën kontroll qytetin e Gazës, ku OKB-ja ka shpallur gjendje urie të plotë.
Hetuesit theksuan se që nga tetori 2023 autoritetet dhe forcat izraelite kanë kryer “katër nga pesë veprat e gjenocidit” të përcaktuara në Konventën e vitit 1948 për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit.
Këto përfshijnë: “vrasjen e anëtarëve të grupit, shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore ose mendore, imponimin e qëllimshëm të kushteve të jetesës që synojnë shkatërrimin fizik të grupit në tërësi ose pjesërisht dhe masat për të parandaluar lindjet brenda grupit”.
Sipas raportit, deklaratat e hapura të autoriteteve civile dhe ushtarake izraelite, të shoqëruara me modelin e sjelljes së forcave izraelite, “tregojnë se veprat e gjenocidit janë kryer me qëllim të shkatërrimit të palestinezëve në Rripin e Gazës si grup”.
Raporti arrin në përfundimin se presidenti izraelit Isaac Herzog, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ish-ministri i mbrojtjes Yoav Gallant “kanë nxitur kryerjen e gjenocidit” dhe se autoritetet izraelite nuk kanë ndërmarrë masa për t’i ndëshkuar për këtë nxitje.
“Përgjegjësia për këto krime monstruoze bie mbi autoritetet izraelite në nivelet më të larta”, tha Pillay, ish-gjyqtare nga Afrika e Jugut, që ka udhëhequr më parë tribunalin ndërkombëtar për Ruandën dhe ka qenë shefe e të drejtave të njeriut në OKB.
Komisioni nuk ka fuqi gjyqësore, por raportet e tij mund të shërbejnë si presion diplomatik dhe si bazë për mbledhjen e provave për gjykata. Pillay i tha AFP-së se komisioni po bashkëpunon me prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
“Kemi ndarë mijëra informacione me ta”, tha ajo.
“Bashkësia ndërkombëtare nuk mund të heshtë për fushatën gjenocidale që Izraeli ka nisur kundër popullit palestinez në Gaza”, deklaroi ajo gjatë paraqitjes së raportit përfundimtar.
“Mungesa e veprimit për ta ndalur këtë përbën bashkëpjesëmarrje”, paralajmëroi ajo.
Izraeli që nga fillimi i luftës është përballur me akuza për gjenocid nga organizata joqeveritare, ekspertë të pavarur të OKB-së dhe madje edhe në gjykata ndërkombëtare. Autoritetet izraelite i kanë hedhur poshtë fuqishëm këto akuza.
Vetë Kombet e Bashkuara nuk e kanë cilësuar situatën në Gaza si gjenocid, ndonëse shefja e ndihmës së organizatës në maj bëri thirrje për veprim të vendosur për të “parandaluar gjenocidin”, ndërsa javën e kaluar komisionerja e OKB-së për të drejtat e njeriut dënoi “retorikën gjenocidale” të Izraelit.
Në janar 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i urdhëroi Izraelit të parandalojë aktet e “gjenocidit” në Gaza. Katër muaj më vonë, gjykata lëshoi urdhër-arreste për Netanyahun dhe Gallantin për dyshime mbi krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
I pakënaqur me këtë veprim, muajin e kaluar presidenti amerikan Donald Trump vendosi sanksione ndaj dy gjyqtarëve dhe dy prokurorëve të kësaj gjykate, përfshirë ndalimin e hyrjes në SHBA dhe ngrirjen e pasurive të tyre në vend./rel
Policia kanadeze ka identifikuar shtetasin shqiptar që humbi jetën pas një të shtëne me armë zjarri natën vonë, gjat&eum...
Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi një vrasje që ka ndodhur në fshatin Balaj të Ferizajt më 15 shtator 2025. Vrasja ...
Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Selanikut për akuzën e përdhunimit, pas një denoncimi të b&e...
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se sikurse Rusia edhe Izraeli duhet të përjashtohet nga garat sportive ndërkombëtare. Kryeministri ...
Një rreshter policie është pezulluar nga detyra nën dyshime serioze për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme ...
Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë neutralizuar një dron që fluturonte mbi ndërtesat qeveritare në qendër të ...
Zyrtarët amerikanë dhe kinezë thanë të hënën (15 shtator) se kanë arritur një marrëveshje kornizë pë...
Stërvitja ushtarake e NATO-s “Arctic Light 2025” është duke u zhvilluar aktualisht në brigjet e Groenlandës, me mbi 550 ush...
Ushtria amerikane vrau tre persona në një tjetër sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje në ujërat ndërkombëtare rreth...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një sulmi ushtarak ndaj Venezuelës. Trump e akuzon Venezuel...