BOTA

Human Rights Watch: Izraeli po kryen genocid, u ka mohuar qasjen tek uji banorëve të Gazës

M.B. Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2024, 22:46

Human Rights Watch: Izraeli po kryen genocid, u ka mohuar qasjen tek uji

HAGË– Organizata “Human Rights Watch” tha të enjten se Izraeli ka shkaktuar vdekjen e mijëra palestinezëve në Gazë duke u mohuar atyre ujin e pastër, që ligjërisht përbën akt gjenocidi dhe shfarosjeje.

“Kjo politikë, e zbatuar si pjesë e vrasjes në masë të civilëve palestinezë në Gazë, nënkupton se autoritetet izraelite kanë kryer krime kundër njerëzimit, të shfarosjes, që ende po vazhdojnë. Kjo politikë gjithashtu përbën një ‘akt gjenocidi’ sipas Konventës së Gjenocidit të vitit 1948”, thuhet në raportin e “Human Rights Watch”.

Izraeli vazhdimisht ka kundërshtuar akuzat për gjenocid, duke thënë se ka respektuar ligjin ndërkombëtar dhe se ka të drejtën të mbrohet pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, që shkaktoi luftën.

Në një deklaratë në platformën X, Ministria e Jashtme e Izraelit shkroi: “E vërteta është plotësisht e kundërta e gënjeshtrave të HRW-së”, duke shtuar se Izraeli ka mundësuar furnizimin e vazhdueshëm me ujë dhe ndihma në Gazë.

Ndonëse raporti përshkruan mohimin e ujit si një akt gjenocidi, gjithashtu thekson se për ta dëshmuar krimin e gjenocidit kundër zyrtarëve izraelite duhet përcaktuar qëllimin e tyre për një akt të tillë. Raporti iu referohet deklaratave të disa zyrtarëve të lartë izraelitë, për të cilat thotë se sugjerojnë se “dëshirojnë të shkatërrojnë palestinezët”, e që do të thotë se mohimi i ujit “mund të përbëjë krimin e gjenocidit”.

“Ajo që gjetëm është se qeveria izraelite me qëllim po vret palestinezët në Gazë duke ua mohuar atyre ujin që iu duhet për të mbijetuar”, tha drejtorja e HRW-së për Lindjen e Mesme, Lama Fakih.

Në përgjigje ndaj raportit, Izraeli tha se është siguruar që infrastruktura e ujit vazhdon të jetë funksionale. Ai tha se partnerët ndërkombëtarë kishin dërguar ngarkesa me ujë përmes kalimeve kufitare izraelite, përfshirë javën e kaluar dhe se Izraeli ka lehtësuar futjen e mbi 1.2 milionë tonë ndihmash humanitare në Gazë.

Ushtria tha se 2,500 kamionë, me mbi 51 mijë tonë ujë kanë hyrë në Gazë që nga fillimi i luftës dhe se ka ndërtuar tre tubacione uji dhe ka lehtësuar ndërtimin e dy të tjerave shtesë që janë dhuruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Krahas tyre, një fabrikë për pastrimin e ujit nga kripa, me kapacitet prodhues prej 20 mijë metra kub ujë në ditë, që ndodhet në qytetin jugor Khan Younis në Rripin e Gazës, vazhdon të jetë funksionale, sipas burimeve izraelite të sigurisë.

Organizata ‘Human Rights Watch’ është organizata e dytë e madhe për të drejtat e njeriut që brenda muajit të fundit ka përdorur fjalën gjenocid për të përshkruar veprimet e Izraelit në Gazë. Organizata ‘Amnesty International’ në raportin e saj të fundit tha se Izraeli po kryente gjenocid.

Të dy raportet publikohen vetëm disa javë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër arreste për Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish Ministrin e tij të Mbrojtjes mbi dyshimet për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Ata i hodhën poshtë akuzat.

Konventa e Gjenocidit e vitit 1948, e cila u miratua pas vrasjes në masë të hebrenjve nga nazistët gjatë Holokaustit, e përkufizonin krimin e gjenocidit si “akte të kryera me qëllim shkatërrimin, plotësisht apo pjesërisht, të një grupi kombëtar, etnik, racor apo fetar”.

‘Human Rights Watch' thotë se Izraeli ndali furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Gazë si dhe kufizoi sasinë e karburanteve në këtë territor, duke ia pamundësuar Gazës që të përdorte ujësjellësin e saj.

Palestinezët në shumë pjesë të Gazës kanë qasje vetëm në disa litra ujë në ditë, që është shumë më pak se minimum i 15 litrave në ditë, i nevojshëm për të mbijetuar, sipas organizatës./ VOA

hage

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë