Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

SHBA- Ndërsa kanë mbetur pak ditë nga fundi i vitit, një projektligj, që e ka mbështetjen e të dy partive, për të mbrojtur fëmijët nga dëmet që shkaktohen nga rrjetet sociale ende nuk është miratuar. Nëse miratohet, Projektligji mbi Sigurinë e Fëmijëve në Internet do të vendoste masa mbrojtëse për të dhënat personale të të miturve në internet. Megjithatë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson, aktivistët që mbrojnë lirinë e të shprehurit dhe disa republikanë janë të shqetësuar se ligji mund të çojë në censurë.
Rrjetet sociale janë sërish në qendër të vëmendjes në Kapitol. Ndërsa kanë mbetur pak ditë nga fundi i vitit, senatorë nga Partia Republikane dhe ajo Demokrate po i kërkojnë Dhomës së Përfaqësuesve të miratojë Projektligjin mbi Sigurinë e Fëmijëve në Internet.
“Ne kemi ligje që mbrojnë fëmijët nga alkooli, duhani, armët, nga bullizmi kibernetik, kemi ligje që i mbrojnë nga pornografia. Në hapësirën virtuale, nuk i kemi këto ligje”, thotë Marsha Blackburn, senatore republikane.
Zonja Balckburn është një nga hartuesit e projektligjit, i pari që nga viti 1998 që ofron mbrojtje për të miturit në internet.
Megjithatë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson thotë se ai është i shqetësuar se projektligji do të kufizojë lirinë e të shprehurit.
“Të gjithë e mbështesim parimin e projektligjit. Megjithatë, duhet kujdes për këtë gjë, pasi nuk duhet tepruar me masa kur bëhet fjalë për fjalën e lirë”, thotë zoti Johnson.
Organizatat konservatore, që kërkojnë të kufizojnë kompetencat e qeverisë, janë dakord me zotin Johnson.
“Nuk kam besim që zyrtarët e qeverisë janë në gjendje të marrin vendime të drejta sepse ata janë politikanë dhe ne e kemi parë se çfarë ndodh kur ata e shfrytëzojnë lirinë e fjalës si armë ndaj kundërshtarëve. Kjo është e rrezikshme dhe duhet të ndalohet. Prandaj, ne duhet të gjejmë një mënyrë më të mirë për këtë projektligj dhe të shtojmë masa mbrojtëse te pjesa e zbatimit”, thotë Richard Manning nga organizata “Amerikanët për një Qeverisje të Kufizuar”.
Sipas senatorit demokrat Richard Blumenthal, njërit prej hartuesve të projektligjit, pronari i rrjetit social X, miliardieri Elon Musk ka bashkëpunuar me ligjvënësit për të trajtuar shqetësimet në lidhje me projektligjin.
“Ajo që kemi sqaruar është se nuk ka censurë në këtë projektligj. Nuk parashikohet bllokimi i ndonjë lloj publikimi. Bëhet fjalë për t’u dhënë të rinjve mundësinë për të zgjedhur dhe prindërve të tyre garanci, mjete për të mbrojtur fëmijët e tyre”, thotë senatori Blumenthal.
Kompanitë e teknologjisë Meta dhe Google e kundërshtojnë projektligjin. Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk ka bërë një deklaratë mbi këtë çështje, por djali i tij, Donald Trump Jr., shkroi në X: “Ne mund të mbrojmë fjalën e lirë dhe fëmijët tanë në të njëjtën kohë”.
Zoti Manning thotë se legjislacioni që po shqyrtohet nuk do të funksiononte në praktikë.
“Prokurorët e shteteve të ndryshme do t’i shfrytëzonin udhëzimet që vendosen nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) për të përcaktuar fjalën e lirë në shtetin e tyre. Si përfundim, në 50 shtete amerikane do të kishim 50 rregulla të ndryshme për përdorimin e internetit”, thotë zoti Manning.
Një version i mëparshëm i projektligjit u miratua në Senat me 91 vota pro dhe 3 kundër. Mbështetësit po inkurajojnë Dhomën e Përfaqësuesve ta miratojë projektligjin përpara fundit të vitit./VOA
FRANCË- Liderja e krahut të djathtë Marine Le Pen ka parashikuar se presidenti francez Emmanuel Macron ka të ngjarë të largohet ...
GJEORGJI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në parlamentin e Abkhazi, një rajon i shkëputur nga Gjeorgjia, Ku nj&e...
Foto ilustruese GJEORGJI- Një deputet i rajonit separatist të Gjeorgjisë është vrarë me armë zjarri. ...
BRUKSEL- Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, duke folur në Këshillin Evropian, u kujtoi liderëve se zgjerimi i ...
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Vladimir Putin që bëri lidhur me l...
Trump-Putin SHBA- Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se ai nuk kishte folur me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump ...
Takimi BRUKSEL- Gjatë takimeve me udhëheqësit e Bashkimit Evropian sot në Bruksel, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i b&eu...
frank wisner SHBA- Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner, thotë se Kosova sot &eum...
Foto GAZA- Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW) ka thënë të enjten se Izraeli i ka vrarë mijër...
Foto ilustruese SHBA- Mikroplastikat janë "fajtorë" për shkaktimin e problemeve serioze shëndetësore, duke përfshirë kan...