Bashkimi Evropian po përgatit sanksione të reja kundër Qeverisë së presidentit bjellorus Aleksandar Lukashenko, të cilën e akuzon për një fushatë “hibride” kundër Lituanisë fqinje, tha të hënën shefja e BE-së, Ursula von der Leyen.
Lituania e mbylli kufirin me Bjellorusinë në tetor pasi dhjetëra balona të ngarkuara me cigare të paligjshme hynë në hapësirën e saj ajrore, duke detyruar disa aeroporte të mbyllen dhe duke nxitur tensione mes dy vendeve.
“Gjendja në kufi me Bjellorusinë po përkeqësohet, me shpeshtimin e futjes së balonave të kontrabandës në hapësirën ajrore të Lituanisë”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian në X pas bisedimeve me presidentin lituanez, Gitanas Nauseda.
“Një sulm i tillë hibrid nga regjimi i Lukashenkos është plotësisht i papranueshëm. Lituania vazhdon të ketë mbështetjen tonë të plotë”, tha von der Leyen, duke shtuar se “ne po përgatisim masa të mëtejshme në kuadër të regjimit tonë të sanksioneve”.
Mbyllja e kufirit në tetor la mijëra kamionë lituanë të bllokuar në Bjellorusi. Disa prej tyre ende ndodhen atje të ngecur, dhe Vilniusi e ka akuzuar Minskun për “shantazh” lidhur me miliona euro mallra të mbetura.
Ndërkohë, shërbimi diplomatik i BE-së tha se e ka thirrur të hënën të dërguarin e Bjellorusisë në takim për shkak të “veprimeve hibride që burojnë nga territori bjellorus dhe që përbëjnë një kërcënim për BE-në”, përfshirë edhe “çështjen e papranueshme” të kamionëve të bllokuar.
BE-ja ka vendosur sanksione vazhdimisht ndaj Minskut që nga viti 2020 - duke përfshirë edhe ato ndaj Lukashenkos dhe familjes së tij - për shtypjen brutale të kundërshtarëve dhe për mbështetjen e luftës së Moskës në Ukrainë.
Lukashenko, është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe e lejoi Moskën ta përdorte vendin e për ta nisur pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
1 Dhjetor23:05
SHBA e kërcënon me luftë, Presidentit i Venezuelës shfaqet duke kënduar remiks para turmës (VIDEO)
Presidenti venezuelian Nicolas Maduro kërceu të hënën (1 dhjetor) me një remiks të fjalëve të tij në gjuhën an...
BOTA
1 Dhjetor22:48
Tensionet me Venezuelën, intensifikohen lëvizjet e avionëve ushtarakë amerikanë
Avionët ushtarakë amerikanë ishin aktivë në ish-bazën detare Roosevelt Roads në Porto Riko të hënën (1 dhjetor...
BOTA
1 Dhjetor22:43
VIDEO/ Aksidenti masiv me 45 makina
Rrugët e rrëshqitshme të mbuluara me akull shkaktuan një aksident masiv me 45 automjete në Indiana të shtunën (29 nëntor...
BOTA
1 Dhjetor22:27
Djali i bosit famëkeq të drogës “El Chapo” pranon fajësinë e drogës në SHBA
Një djalë i bosit famëkeq meksikan të drogës “El Chapo” u deklarua fajtor të hënën për akuzat në S...
BOTA
1 Dhjetor22:16
Rubinetat mund të thahen në këtë vend me 15 milionë banorë dhe kriza e ujit është aq e rëndë sa mund të shihet nga hapësira
Radhë besimtarësh, disa me fytyrat lart nga qielli, të tjerë me kokat ulur, u lutën për shi në një xhami në Teheran...
BOTA
1 Dhjetor21:58
Shtëpia e Bardhë: Qeveria amerikane është shumë optimiste për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë
Qeveria amerikane është "shumë optimiste" për arritjen e një marrëveshjeje që do t'i japë fund luftës në&nbs...
BOTA
1 Dhjetor21:57
Krimineli serb i luftës në Bosnjë shmang dënimin me burg duke luftuar në Ukrainë
Novak Stjepanoviq, një serb i Bosnjës i dënuar për krime lufte në vitin 1992, ka shmangur vuajtjen e dënimit me burg në Serbi...
BOTA
1 Dhjetor21:00
Gazetarja e REL zhduket nga burgu në Siberi
Ish-bashkëpunëtorja e Radios Evropa e Lirë, Nika Novak e cila u dënua me burgim vitin e kaluar nga një gjykatë ruse për shkak...
BOTA
1 Dhjetor20:34
Vrasja për një këpucë, pas krimit të rëndë autori u tall me një picë në rrjetet sociale
Gjykata e Apelit e Napolit la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë në shkallën e parë pë...
BOTA
1 Dhjetor19:39
Zelensky në Paris e Witkoff në Moskë, në një "javë vendimtare” për Ukrainën
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ishte në Pallatin Elize në Paris të hënën, për bisedime me homologun e tij francez...