“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
SUEDI- Pasditen e djeshme një sulm me armë zjarri në një shkollë në Orebro të Suedisë solli vdekjen e 11 personave edhe të vetë autorit të të shtënave. Rickard Andersson, 35-vjeç, autori i sulmit ishte një burrë i papunë, i cili zotëronte ligjërisht armë zjarri dhe nuk kishte precedentë penalë.
Shefi i policisë së Orebro, Roberto Eid Forest, konfirmoi të mërkurën se provat sugjeronin se i armatosuri vrau veten dhe ishte i vdekur kur oficerët mbërritën në vendngjarje. Andersson thuhet se kishte veshur një uniformë ushtarake në banjën e shkollës përpara se të hapte zjarr.
I dyshuari ishte i panjohur për policinë dhe ata besojnë se ai ka vepruar i vetëm. Oficerët thanë se ai nuk kishte lidhje me bandat dhe mendohet se ka vepruar pa asnjë motiv ideologjik. Ata gjithashtu nuk besojnë se sulmi ishte i motivuar nga terrorizmi.
"Është një situatë në ndryshim. Informacioni që dhamë më parë është ende i vlefshëm, por mund të ndryshojë më vonë," tha shefi i policisë lokale Roberto Eid Forest. Kur oficerët erdhën në vendngjarje, ata u “qëlluan”, shtoi ai, por asnjë nuk u lëndua. Policia më pas e gjeti të dyshuarin të vdekur dhe sipas Forest dukej se kishte vrarë veten.
Në një intervistë për tabloidin Aftonbladet, një i afërm i të dyshuarit thotë se ai nuk kishte pasur shumë kontakte me familjen vitet e fundit dhe ishte i papunë.
"Si fëmijë ai ishte i ndryshëm, por i gjallë. Ai shkonte mirë në shkollë. Por vitet e fundit ishin të vështira për të."
Një tjetër i afërm thotë se burri, i cili dyshohet se ndryshoi mbiemrin tetë vjet më parë, ishte i vetmuar dhe mund të kishte probleme me shëndetin mendor.
"Më parë, ai kishte një mik me të cilin kalonte shumë kohë, por jo tani. Ai dëshironte të rrinte vetëm. Duket se nuk i pëlqente shumë njerëzit."
Televizioni Suedez (SVT) ka thënë se arma e krimit ishte një armë gjuetie në pronësi të ligjshme të të dyshuarit. Gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme, Forest nuk ishte në gjendje të konfirmonte ndonjë detaj në lidhje me armët ose të thoshte nëse një ose më shumë ishin përdorur.
Që nga mëngjesi i së mërkurës, jo të gjitha viktimat janë identifikuar. Policia tha se po përdorte gjurmët e gishtërinjve, të dhënat dentare dhe ADN-në për t'i identifikuar ata, krahas intervistave me anëtarët e familjes. Shkolla në të cilën ndodhi ngjarja ofronte arsim komunal për të rritur, të cilin agjencia kombëtare e arsimit suedeze shpjegon se është për personat mbi 20 vjeç që nuk kanë mbaruar shkollën fillore ose të mesme.
Mësuesja zonja Warenmark tha se kishte jashtëzakonisht pak studentë në shkollë atë ditë pasi shumë kishin shkuar në shtëpi për ditën pas dhënies së një provimi kombëtar. Bashkia lokale ofroi mbështetje në kishën Haga të qytetit, ndërsa Xhamia Orebro mbajti dyert e saj të hapura të martën në mbrëmje për të ofruar mbështetje për anëtarët e komunitetit.
donald trump SHBA- Propozimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza dhe për ta vendosur territor...
Takimet KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde në një postim të publikuar së fundmi në "X" ka bër&eu...
GREQI- Mbi 6,400 tërmete ndodhën në zonën Santorini dhe Amorgos nga 26 janari deri më 3 shkurt. Këtë e ka konfirm...
ANGLI- Përqindja e njerëzve të diagnostikuar me kancer të mushkërive që nuk kanë pirë kurrë duhan po rritet, me n...
GJERMANI- Friedrich Merz parashtroi të martën në mbrëmje përfytyrimet kryesore për Gjermaninë dhe botën. Mbrojtja, rua...
EUROPA- Bashkimi Europian po planifikon të godasë Silicon Valley me masa hakmarrëse, nëse Presidenti Donald Trump ndjek kërcënim...
UKRAINA- Tashmë ka përpjekje të mëdha diplomatike, bisedime në prapaskena dhe qëndrime publike që po ndodhin mes Uashington...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump mohoi raportet se SHBA dhe Izraeli do të kryejnë një sulm ushtarak ndaj Iranit, duke thënë se ...
Pamje nga seanca MEKSIKË- Një skenë kaotike është regjistruar në një sallë gjykate në Albuquerque, Nju Meksiko...
SANTORINI- Vendasit dhe të huajt vijojnë të largohen nga Santorini pasi aktiviteti sizmik mbetet ende shqetësuese. Sipas mediave...