Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk ka ndjerë frikë gjatë momentit kur u evakuua nga darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, pasi një person i armatosur tentoi të depërtonte në ambientet e eventit.
“Nuk isha i shqetësuar. E kuptoj jetën. Jetojmë në një botë të çmendur”, u shpreh Trump në një intervistë për emisionin “60 Minuta” të CBS, një ditë pas incidentit të ndodhur në një hotel në Uashington, DC.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në hotelin Washington Hilton, ku një 31-vjeçar i identifikuar si Cole Thomas Allen hapi zjarr pranë një pike kontrolli sigurie, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit. Ai u arrestua në vendngjarje dhe pritet të dalë para gjykatës.
Sipas autoriteteve amerikane, hetimi po zhvillohet nga FBI dhe njësia kundër terrorizmit, ndërsa motivi i sulmit mbetet ende nën hetim. Prokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, tha se gjetjet paraprake sugjerojnë se i dyshuari mund të ketë pasur në shënjestër zyrtarë të lartë të administratës së Shtëpisë së Bardhë.
Në momentin e incidentit, Trump ndodhej në event së bashku me figura të larta të qeverisë amerikane, përfshirë nënpresidentin JD Vance, sekretarin e Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., zëdhënësen Karoline Leavitt dhe këshilltarin Stephen Miller.
Pas evakuimit të menjëhershëm nga skena, presidenti deklaroi para gazetarëve se posti i tij mbetet një nga më të rrezikshmit: “Nuk mund të imagjinoj një profesion më të rrezikshëm se ky.”
Në një deklaratë të publikuar të dielën, Shtëpia e Bardhë theksoi se presidenti “qëndron i patrembur” pas asaj që e cilësoi si një tentativë për atentat, gjatë së cilës u qëllua me armë zjarri në drejtim të eventit ku merrnin pjesë ai dhe anëtarë të kabinetit.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
26 Prill23:50
“Urrejtja mes tyre është qesharake dhe e keqe!”- Trump: Po zhvilloj biseda të mira me Putinin dhe Zelenskyn për Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se po zhvillon “bisedime të mira” si me presidentin rus Vladimir Putin, ashtu edhe me president...
BOTA
26 Prill23:40
Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit amerikan, gjendet i vdekur ish anëtari i Forcave ajrore të SHBA-së
Veterani 39-vjeçar i Forcave Ajrore Amerikane, Matthew James Sullivan, është gjetur i vdekur, vetëm disa muaj para se të dëshm...
BOTA
26 Prill23:36
Analiza e The Guardian/ Miqtë e Orban nisin “emigrimin” në prag të marrjes së stafetës nga Magyar, transferojnë pasuritë jashtë Hungarisë
Kryeministri hungarez Viktor Orban humbi zgjedhjet ndaj Peter Magyar dhe, siç zbuloi një raport në The Guardian, bashkëpunëtorë...
BOTA
26 Prill23:02
Hetimet për sulmin gjatë darkës me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, dyshohet se objektivi ishte Trump
Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vijojnë hetimet për të shtënat e ndodhura gjatë Darka e Korresponden...
BOTA
26 Prill22:33
VIDEO/ Të shtënat me armë në darkën e Trump me gazetarët, pamjet e një të ftuareje që ‘rrëmben’ dy shishe verë bëhen virale
Një grua është kapur në kamera duke rrëmbyer shishe vere nga tavolinat gjatë kaosit që shpërtheu pas të shtë...
BOTA
26 Prill21:33
Ministri i Jashtëm iranian takim me Putin, çfarë pritet të diskutohet nesër në Moskë
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, do të takohet me Vladimir Putinin në Moskë ditën e nesërme gjatë një vizit...
BOTA
26 Prill20:52
Britania e Madhe, Pallati mbretëror e konfirmon: Vizita e Mbretit Charles në SHBA vijon edhe pas incidentit me të shtëna në Uashington
Pallati Buckingham ka konfirmuar se vizita shtetërore e Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
BOTA
26 Prill20:46
Zbulohet në Turqi një statujë e rrallë e Atenës nga epoka e Augustit
Një statujë prej mermeri të bardhë, rreth 2 metra e lartë, është zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike në qyt...
BOTA
26 Prill20:45
Të shtëna masive pranë Universitetit të Indianës në SHBA, 9 persona të plagosur
Të paktën nëntë persona u plagosën pas të shtënave pranë Universitetit të Indianës në Bloomington n&eum...
BOTA
26 Prill20:17
Njihuni me 81-vjeçarin që po frymëzon botën me videot e tij
Një 81-vjeçar që filloi të publikonte video online për të promovuar romanin e tij të vetëbotuar ka grumbulluar milio...