BOTA

Atentati ndaj ish-presidentit Trump, drejtoresha e Shërbimeve Sekrete në SHBA: Nuk do të jap dorëheqjen!

M.B. Përditësimi i fundit 16 Korrik 2024, 19:26
Atentati ndaj ish-presidentit Trump, drejtoresha e Shërbimeve Sekrete
Kimberly Cheatle

SHBA- Drejtoresha e Shërbimeve Sekrete amerikane Kimberly Cheatle tha se agjencia e saj është përgjegjëse për mbrojtjen e ish-presidentit Donald Trump dhe se përgjegjësia përfundimtare për atë që kjo agjenci bën, i takon asaj. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin David Muir të rrjetit televiziv ‘ABC News’ ajo tha se reagimi i saj fillestar kur dëgjoi mbi sulmin me armë ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte "tronditje dhe më pas shqetësim".

Cheatle shtoi se ajo nuk kishte në plan të largohej nga detyra dhe se agjencia që ajo drejton do të vazhdojë të jetë transparente e të komunikojë me publikun, siç u shpreh ajo. Shërbimi Sekret shprehu mbështetjen të martën për policinë lokale mes kritikash për sigurinë në tubim e mbajtur të shtunën në Buttler të Pensilvanisë.

"U jemi thellësisht mirënjohës oficerëve që vrapuan drejt rrezikut për të gjetur personin e armatosur dhe të gjithë partnerëve tanë lokalë për angazhimin e tyre të palëkundur", thuhej në një deklaratë të Shërbimit Sekret, të publikuar të martën.

"Çdo lajm që sugjeron se Shërbimi Sekret fajëson strukturat lokale të zbatimit të ligjit mbi ngjarjen e së shtunës, thjesht nuk është i vërtetë".

Zyrtarët po kërkojnë të dinë se si një person i armatosur arriti të ngjitej në majë të një ndërtese e të qëllonte ish-presidentin Donald Trump. Policia kishte marrë njoftime mbi personin e dyshimtë nga dëshmitarë që kishin treguan dhe bërtitur në drejtim të punonjësve të sigurisë që ndodheshin në vendgjarje, duke u treguar me gisht personin e armatosur mbi çatinë e një godine shumë pranë vendit ku po mbante fjalimin ish-presidenti Trump.

Media amerikane që kanë shqyrtuar video të marra nga të pranishëm nët tubim, thonë se policia është njoftuar të paktën 1 munutë e 57 sekonda përpara se Crooks të gjuante me armë. Si pasojë e sulmit, zoti Trump u plagos në veshin e tij të djathtë si dhe dy persona të tjerë, pjesëmarrës në tubim.

Një ish-shef i shërbimeve zjarrfikësve, 50-vjeçari Corey Comperatore, u vra duke mbrojtur familjen e tij. Çështja do të hetohet edhe nga Kongresi – përveç një rishikimi të urdhëruar nga Presidenti Joe Biden. Biden ka urdhëruar një hetim të pavarur të atentatit kundër ish-presidentit, përfshirë masat e sigurisë të marra për tubimin.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas tha se ai kishte "besim të plotë" tek Shërbimi Sekret, por pranoi se personi i armatosur nuk duhet të kishte arritur kurrë në atë pozicion që çoi në rrezikimin e jetës së ish-presidentit. Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Alejandro Mayorkas, agjencia e të cilit përfshin edhe Shërbimin Sekret, u tha gazetarëve të hënën se ai priste që një hetim i pavarur mbi ngjarjen të fillonte brenda disa ditësh. Mayorkas tha se hetimi do të shqyrtojë veprimet e Shërbimit Sekret dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit "para, gjatë dhe pas sulmit të armatosur, për të identifikuar veprimet e menjëhershme dhe ato që kërkonin kohë, për të siguruar që misioni për mbrojtjen e ish-presidentit ishte përmbushur në mënyrë më efektive”.

Çështja po hetohet nga disa komisione të Kongresit. Ligjvënësit janë shprehur të alarmuar se si personi i armatosur, I identifikuar si Thomas Matthew Crooks, ishte në gjendje të hapte zjarr nga çatia e një godine që ishte vetëm 135 metra larg nga ish-presidenti. Kongresi ka caktuar që seanca e parë e dëshmisë së zonjës Cheatle të mbahet më 22 korrik. Drejtoresha e Shërbimeve Sekrete do të flasë para Komisionit të Dhomës për Mbikqyrjen dhe Llogaridhënien./ VOA

kimberly cheatle

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë