Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

SHBA- Në Nju Jork, një 33 vjeçar po përballet me akuzat për vrasje dhe zjarrëvënie të qëllimshme pas dyshohet se i vuri flakën një gruaje brenda një vagoni metroje dhe më pas e pa atë të vdiste ndërsa ajo ishte përpirë nga flakët.
Policia njoftoi të hënën se personi i identifikuar si Sebastian Zapeta është arrestuar nën dyshimet si autor i krimit, disa orë pasi gruaja humbi jetën, të dielën në mëngjes.
Zapeta është shtetas guatemalas i cili hyri ilegalisht në Shtetet e Bashkuara pasi ishte deportuar më parë në vitin 2018, tha Jeff Carter, zëdhënës i Departamentit të Emigracionit dhe Doganave.
Në kamerat e sigurisë duket i dyshuari teksa i afrohet gruas, e cila qëndronte ulur pa lëvizur dhe mund të ketë qenë në gjumë, brenda në vagonin e metrosë në stacionin e “Coney Island-Stillwell Avenue” në Bruklin dhe i vë zjarrin rrobave të saj, tha policia.
Rrobat e saj “morën flakë brenda pak sekondash", tha Jessica Tisch, komisionere e policisë së Nju Jorkut, teksa i dyshuari e shihte atë të digjej. Ai ishte në një stol në platformën e metrosë, ndërsa policia dhe punonjës të metrosë shuanin flakët.
Gruaja u shpall e vdekur në vendngjarje. Policia nuk e ka bërë ende të ditur identitetin e saj.
Komisionerja Tisch e cilësoi ngjarjen si një nga krimet më të pamëshirshme që një individ mund të kryejë ndaj një qenie tjetër njerëzore.
Policia e arrestoi 33 vjeçarin të dielën vonë ndërsa udhëtonte me të njëjtën linjë metroje, pasi u njoftua nga një grup nxënësish, të cilët e kishin njohur bazuar në fotografitë e të dyshuarit të shpërdara nga policia.
Nuk është ende e qartë se ku dhe kur hyri përsëri në territorin amerikan i akuzuari Zapeta, pasi ishte deportuar nga vendi rreth 6 vjet më parë.
Përmes një deklarate, Prokurori i Qarkut të Bruklinit, Eric Gonzalez, tha se “ky krim i tmerrshëm ishte i pakonceptueshëm” dhe se zyra e tij “është e përkushtuar për ta vënë autorin para drejtësisë".
“Ky akt i tmerrshëm dhune ndaj një gruaje të pambrojtur do të ketë pasojat më të rënda”, tha ai.
Nuk është e qartë nëse autori i dyshuar ka avokat dhe se kur do të dalë para gjykatës.
Adresa e Zapetës në Bruklin, e bërë publike policia, përputhet me qendrën ‘Samaritan Daytop Village’ që ofron strehë si dhe mbështetje kundër varësisë nga subtancat. Organizata nuk iu përgjigj një kërkese të agjencisë së lajmeve “Associated Press” për koment.
Këtë vit, guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul, ka dërguar në rrjetin e metrove, pjesëtarë të Gardës Kombëtare për të ndihmar autoritetet policore që të ushtrojnë kontrolle të rastësishme për armë, pas një sërie krimesh të rënda në trenat e qytetit të Nju Jorkut. Kohët e fundit ajo mobilizoi më shumë pjesëtarë të gardës për patrullimin gjatë sezonit të festave.
Rreth një vit më parë, zonja Hochul mbështeti financimin për vendosjen e kamerave në çdo vagon treni në sistemin e metrosë së Nju Jorkut, tha Michael Kemper, me policinë metropolitane. Ai dhe zyrtarë të tjerë vlerësuan se kamerat ndihmuan në gjetjen e shpejtë të autorit të dyshuar./VOA
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka uruar ukrainasit për Krishtlindje. Zelenskyy, tha se ukrainasit festojnë Krishtlindjen e t...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në deklaratën e tij për mediat paralajmëroi sulme të tjera n&eu...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon ditën e sotme një konferencë për mediat. Kurti ka folur lidhur me shp&eu...
foto ilustruese BALLKAN- Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë ishin pa energji elektrike të martën për ...
SIRI- Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se një milion azilkërkues të l...
ANGLI- Qeveria angleze është paralajmëruar se gruaja britanike e tiranit sirian, Bashar al-Assad, duhet të ndalohet përjetë...
matt gaetz SHBA- Komisioni i Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve akuzoi të hënën ish ligjvënësin Matt ...
UKRAINË- Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka thënë se konflikti në Ukrainë do të zgjidhet në një mënyrë o...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu doli në gjykatë në Tel Aviv të martën për të gjasht...
Thaçi KOSOVË- Avokat i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, ka thënë se si institucion i kanë marrë me shqetësim dyshi...