Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

ÇIKAGO- Një numër i madh demonstruesish pro-palestinezë u arrestuan të martën pas përleshjeve me policinë, gjatë një proteste që filloi jashtë konsullatës izraelite e përfundoi në rrugët e Çikagos, ndërsa në qytet po mbahej dita e dytë e Kuvendit Kombëtar Demokrat.
Përplasjet intensive me policinë nisën disa minuta pas fillimit të demonstratave. Disa protestues shumë prej tyre të veshur me të zeza, e me fytyra të mbuluara sulmuan një kordon policie që nuk po lejonte turmën që të marshonte.
Ata arritën t’i kalojnë policët, por disa herë gjatë natës forcat e sigurisë arritën t’i bllokojnë protestuesit.
Dega e Çikagos, e Shoqatë Kombëtare të Avokatëve, një organizatë e majtë, progresiste, njoftoi se të paktën 72 persona ishin arrestuar.
Një pjesë e madhe e arrestimeve u kryen pak përpara mesnatës, ndërsa policia kishte rrethuar në një shesh demonstruesit që kishin mbetur – disa prej të cilëve thanë se po përpiqeshin të shkonin në shtëpi.
Kryeinspektori i policisë Larry Snelling hodhi poshtë akuzat se forcat e sigurisë i kishin ‘rrethuar’ protestuesit, sipas një taktike që përfshin grumbullimin e demonstruesve në një zonë të mbyllur, një praktikë kjo e ndaluar me vendim gjykate.
Zoti Snelling, i cili ka qenë i pranishëm në të gjitha demonstratat e mëdha gjatë kuvendit, vlerësoi punën e policisë në mënyrën se si i ka trajtuar protestat, duke shtuar se përgjigjja e forcave të sigurisë ka qenë ajo që duhej.
"Ka patur njerëz që dolën në protestë për të kryer akte dhune”, u tha ai gazetarëve të martën vonë në mbrëmje. "Ata donin kaos", shtoi ai.
I pyetur për të dhënë detaje mbi aktet e dhunës, ai tha se demonstruesit kishin marshuar drejt oficerëve të policisë dhe u përpoqën të çajnë kordonin policor.
Ai nuk pranoi të jepte të dhëna mbi numrin e personave të arrestuar duke thënë se nuk kishte një shifër përfundimtare.
Më herët gjatë mbrëmjes, disa demonstrues i vunë flakën një flamuri amerikan në rrugë, rreth 3.2 kilometra larg vendit ku po mbahet Kuvendi Kombëtar Demokrat.
Mbështetësit e Izraelit, mes tyre disa të afërm të personave të rrëmbyer nga Hamasi, u mblodhën më herët gjatë ditës në një instalacion arti pro-izraelit, jo shumë larg konsullatës, për t'u bërë thirrje udhëheqësve amerikanë që të vazhdojnë të mbështesin Izraelin dhe të bëjnë presion për lirimin e pengjeve.
Drejtor ekzekutiv i Këshillit izraelito-amerikan Elan Carr, dënoi protestuesit pro-palestinezë që u mblodhën në Çikago, për ato që i quajti pikëpamje ekstremiste të tyre dhe u bëri thirrje udhëheqësve amerikanë që "të qëndrojnë pa mëdyshje me shtetin e Izraelit".
Protesta të tjera janë planifikuar të mbahen në Çikago gjatë gjithë javës. Megjithatë, pjesëmarrja në tubimin kryesor të së hënën ishte shumë më e ulët sesa kishin vlerësuar fillimisht organizatorët e tyre, që kishin parashikuar më shumë se 20,000 personave. Zoti Snelling tha se të hënën kishte rreth 3,500 protestues, shumica dërrmuese e të cilëve, ishin paqësorë./VOA
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin u takua dje me përfaqësuesit e organizatës Nënat e Beslanit për herë...
SERBI- Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Siguri, Boris Ruga ka zhvilluar një takim me pr...
SHBA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në margjina të Konventës Kombëtare Demokratike në Shtetet e Bashkuara të ...
Antony Blinken GAZA- Mes përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë, Sekretari amerikan i Shtetit ...
Ilir Beqaj TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sekuestro preventi...
Barack dhe Michelle Obama SHBA-Ish-Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua demokratëve në Kuvendin Kombëtar të martën, duke th...
Takimi SHBA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bisedoi me senatorin amerikan Chris Murphy për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe p&eu...
Jeff Hovenier dhe Vjosa Osmani KOSOVA- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha të mërkurën se me gjithë mospajtimet ...
Haniyehu IRAN- Irani tha se do të marrë kohë në përgjigjen e tij për vrasjen në Teheran më 31 korrik të Isamai...
Familja Duraku SERBI- Familja e një britaniku të mbajtur në një burg serb po bën thirrje për më shumë ndihmë n...