BOTA

Investimet amerikane për FSK-në/ Ambasadori amerikan në serbi: Morëm një vendim dhe ja ku jemi! Mund të punojmë për çështjet edhe pse kemi mosmarrëveshje H

E.D Përditësimi i fundit 19 Tetor 2024, 10:49

Investimet amerikane për FSK-në/ Ambasadori amerikan në serbi:

SHBA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka thënë se çështje për të cilat SHBA-ja dhe Serbia nuk pajtohen, por se mendon se mund të punojnë së bashku pavarësisht se kanë mendime të ndryshme për disa çështje të rëndësishme, siç është Kosova.

Hill gjatë intervistës për televizionin serb K1, është pyetur për investimin e SHBA-së, Turqisë e Britanisë së Madhe në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Hill tha se Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka njohur Kosovën vite më parë. Më tej Hill theksoi se kanë mendime të ndryshme për disa çështje që duhet të vazhdohet të punohet për to.

“Shtetet e Bashkuara kanë marrë një vendim dhe ja ku jemi. Pra pyetja është nëse ne mund të punojmë së bashku, pavarësisht se kemi mendime të ndryshme për disa çështje të rëndësishme, çështje që janë të rëndësishme për ju dhe të rëndësishme për ne. Mendimi im është se ne mund të vazhdojmë të punojmë për çështjet, edhe pse kemi mosmarrëveshje, unë nuk jam këtu për t’ju thënë se mund të biem dakord për gjithçka, por unë jam këtu për t’ju thënë se do të përpiqemi të kuptojmë situatën, të ecim përpara,”tha Hill. 

Gjithashtu Hill u pyet edhe në lidhje me Rezolutën 1244, duke i thënë se Serbisë askush nuk i ka thënë se e njëjta nuk është në fuqi dhe se ajo nuk respektohet dhe se Amerika, e cila qëndron për sundimin e ligjit, po bën diçka përtej asaj rezolute. Hill tha se nuk mund të diskutojë më për të kaluarën por tha se ajo që ai mund të bëjë është të shikojë se ku jemi sot dhe të shohë nëse ka vend për të punuar më shumë së bashku.

“Dhe mendoj se ka, megjithëse kemi disa mosmarrëveshje”, tha ambasadori amerikan.

Sipas Hill, askush nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si u zhvilluan gjërat në vitin 1999, por ato ndodhën dhe më pas tha se arritëm në një situatë dhjetë vjet më vonë, ku kur shikoni se cilat ishin zgjedhjet, asnjë nga zgjedhjet nuk ishte e mrekullueshme dhe ShBA-ja bëri që zgjedhjen e njohjes së Kosovës. Më tej shtoi se Serbia bëri një zgjedhje tjetër, por kjo nuk do të thotë se ShBA-ja dhe Serbia nuk mund të diskutojnë për një milion çështje të tjera.

I pyetur nëse mendon se Kosova rrezikohet nga një kërcënim për sigurinë nga Serbia, siç edhe ka thënë në shumë raste kryeministri Albin Kurti, Hill tha se nuk dëshiron të flasë për atë që mendon Kurti, por theksoi se SHBA-ja dëshiron të jetë e sigurt se ka një mirëkuptim të qartë me Serbinë për atë që po tentohet të arrihet përmes bisedimeve.

“Qëndrimi ynë është se Serbia i mori seriozisht këto bisedime. Ky është një proces diplomatik. Diplomacia nënkupton bisedë. Biseda zgjat shumë. Unë e kuptoj zhgënjimin e njerëzve për këtë çështje, por ne jemi të përkushtuar”, u shpreh Hill. 

Hill ths se SHBA-ja po përpiqet të ndihmojë në këtë situatë, për ta bërë rajonin më të mirë dhe më të sigurt dhe për ta bërë situatën në Ballkan shumë më të mirë se sa ishte në të kaluarën. Hill shtoi se ai nuk mund të premtojë ndonjë mrekulli apo të ndryshojë mendjen e njerëzve të tjerë për këtë, por ai mund të premtojë se SHBA-ja është serioze në përpjekjen për të zgjidhur këto çështje dhe serioze për një proces që çon në marrëdhënie më të mira midis SHBA-së dhe Serbisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me fjalimin e presidentit serb, Alleksandar Vuçiç në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe nëse të mëdhenjve u pëlqen të dëgjojnë kritika për veten e tyre, Hill tha se ai e ka parë atë fjalim dhe se në epokën e komunikimeve moderne nuk ka gjë të tillë që t’i drejtohet vetëm një audience.

“Unë e kuptoj se ka zhgënjime në Serbi për shkak të ngjarjeve të dekadave të mëparshme, madje edhe të shekujve, por mendoj se Serbia duhet të kuptojë se disa njerëz do ta kuptojnë, e disa jo. Kur shikon kompleksitetin e Ballkanit sot, ai është po aq kompleks sa ishte 25 vjet më parë, por bota nuk është e fokusuar në të tani. Bota ka probleme të tmerrshme në Lindjen e Mesme, një problem i tmerrshëm me agresionin rus kundër Ukrainës, ka probleme të mëdha ekonomike në mbarë botën”, tha ai dhe shtoi se jo të gjithë do të ndalen dhe do të dëgjojnë gjithçka që po ndodh në Ballkan. Ne që jemi të vendosur këtu, ne që kemi për detyrë të punojmë në këto çështje, duhet t’i kuptojmë ato dhe unë kam shpenzuar shumë kohë duke u përpjekur t’i kuptoj gjërat”, shtoi ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë