Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

IZRAEL- Izraeli ka kryer sot një sulm ajror në zonën përreth Pallatit Presidencial në Damask, pasi udhëheqësi shpirtëror i komunitetit Druz, i cili gëzon mbështetjen e qeverisë izraelite, akuzoi presidentin e përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, për “gjenocid”. Sheiku Hikmat al-Hajrin, figura më me ndikim ndër Druzët në Siri, deklaroi mbrëmjen e djeshme se po zhvillohet një fushatë e pajustifikueshme gjenocidi ndaj civilëve të komunitetit të tij.
Këto deklarata pasuan përleshje me natyrë fetare gjatë fillimit të javës, që lanë mbi 100 të vdekur sipas një organizate joqeveritare. Sheiku Druz kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga forcat ndërkombëtare, ndërsa Izraeli, fqinj i Sirisë dhe zyrtarisht ende në gjendje lufte me të, paralajmëroi se do të përgjigjej me forcë nëse autoritetet de facto siriane nuk mbrojnë këtë pakicë fetare. Pak orë më vonë, ushtria izraelite njoftoi përmes Telegram-it se avionë luftarakë goditën periferi të pallatit presidencial në Damask.
“Kjo është një mesazh i qartë për regjimin sirian. Nuk do të lejojmë që forca siriane të dislokohen në jug të Damaskut dhe nuk do të tolerojmë asnjë kërcënim ndaj komunitetit Druz,” thanë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i mbrojtjes Israel Katz, në një deklaratë të përbashkët.
Përplasjet në afërsi të Damaskut dhe më në jug, mes luftëtarëve Druz dhe grupeve të armatosura të afërta me qeverinë sunite të presidentit Ahmed al-Sharaa, tregojnë se pasiguria në Siri vazhdon edhe pesë muaj pas rrëzimit të Bashar al-Asadit, përfaqësues i pakicës alawite.
“Ne nuk kemi më besim në entitetin që pretendon të jetë qeveri. Një qeveri nuk vret popullin e saj duke përdorur grupe ekstremiste dhe më pas justifikohet me ‘elementë të pakontrolluar’,” deklaroi sheiku Druz.
OKB u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje maksimale, ndërsa diplomacia amerikane dënoi dhunën dhe retorikën përçarëse kundër komunitetit Druz në Siri, duke e cilësuar si të dënueshme dhe të papranueshme. Luftimet në Jaramanë dhe Sahnaja, zona me popullsi Druzë dhe të krishterë, si dhe në qytetin Suajda me shumicë Druzë, kujtojnë masakrat e marsit ku mbi 1.700 vetë, kryesisht nga pakica alawite, u vranë në perëndim të vendit.
Asokohe, dhuna u nxit nga sulme të militantëve besnikë të qeverisë së mëparshme ndaj forcave të sigurisë së autoriteteve të reja. Ushtria izraelite kishte ndërmarrë një tjetër sulm paralajmërues ditën e mërkurë, pranë Damaskut, kundër një grupi ekstremist që po përgatitej të sulmonte Druzët në qytetin Sahnaja. Druzët janë një pakicë fetare shiite që jeton në Liban, Siri dhe Izrael.
“Ne jemi pjesë e pandashme e Sirisë,” deklaroi një përfaqësues i udhëheqësve fetarë dhe luftëtarëve Druz në Suajda, duke theksuar refuzimin e tyre për çdo përpjekje për ndarjen e vendit.
Përleshjet e fundit nisën të hënën në mbrëmje, pas një sulmi të grupeve të armatosura pro-qeverisë së re në Jaramanë. Shkak u bë një mesazh audio i postuar në rrjetet sociale, që i atribuohej një Druz-i dhe konsiderohej fyese për profetin Muhamed, por autenticiteti i tij nuk është verifikuar. Autoritetet siriane pretendojnë se pas episodeve të dhunshme qëndrojnë elementë jashtë kontrollit të tyre.
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, 102 persona janë vrarë deri tani në këto përleshje, mes tyre 30 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe aleatë të tyre, 21 luftëtarë Druz dhe 11 civilë në Jaramanë dhe Sahnaja. Në provincën Suajda, janë vrarë 40 luftëtarë Druz, përfshirë 35 në një pritë.
Në Jaramanë dhe Sahnaja, marrëveshjet mes përfaqësuesve të Druzëve dhe autoriteteve kanë sjellë rivendosjen e qetësisë që nga e marta në mbrëmje. Ndërkohë, qeveria de facto në Siri ka riafirmuar angazhimin e saj të fortë për të garantuar sigurinë dhe për të “mbrojtur të gjitha përbërësit e popullit sirian, përfshirë komunitetin Druz.”
Pas rrëzimit të Bashar al-Asadit më 8 dhjetor, nga një koalicion fraksionesh islamike të udhëhequra nga Ahmed al-Sharaa, pas një lufte civile që zgjati afro 14 vjet, Izraeli ka shtuar gjestet e mbështetjes ndaj Druzëve, duke kërkuar sipas analistit Michael Horowitz, të fitojë aleatë dhe ndikim në jug të Sirisë, në një kohë kur e ardhmja e vendit mbetet e pasigurt.
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe nënpresidenti amerikan, JD Vance, shprehën pasiguri lidhur me shanset për arritjen e nj&eu...
SHBA- Një mësuese 35-vjeçare e Arsimit Special u akuzua për 63 akuza, përfshirë abuzim seksual dhe korrupsion të një...
IZRAEL- Shërbimi zjarrfikës i Izraelit ka deklaruar se më shumë se 150 ekipe po vazhdojnë të luftojnë me flakët në...
TURQI- Qindra njerëz janë arrestuar në Stamboll, ndërsa 50,000 oficerë policie u vendosën vendosur në qytet. Transpor...
RUSI- Pas vitesh spekulimesh dhe thashethemesh, presidenti rus Vladimir Putin i ka zbuluar publikut për herë të parë apartamentin e tij n&...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si këshilltar të përkohshëm për siguri...
foto ilustruese KIEV- Parlamenti ukrainas do të ratifikojë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për aksesin në burimet minera...
SHBA- Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajm...
QIPRO- Një aksident i rëndë ndodhi të enjten në mëngjes në vendin ku do të mbahet festivali i teknologjisë TEKNOF...
VATIKAN- Kardinali gjenovez, Mauro Piacenza sot 80 vjeç nuk është më mes atyre që do të zgjedhin Papën që do t&...