BOTA

Izraeli synon ta sundojë tërë Rripin e Gazës/ Çfarë pritet të ndodhë me planin që ka marrë dritën jeshile

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Maj 2025, 15:35

Izraeli synon ta sundojë tërë Rripin e Gazës/

IZRAEL- Izraeli e ka aprovuar një plan të hënën për ta uzurpuar tërë Rripin e Gazës dhe për të qëndruar në territorin palestinez për një kohë të papërcaktuar, sipas dy zyrtarëve izraelitë. Ky plan, nëse zbatohet, do t’i zgjerojë jashtëzakonisht shumë operacionet e Izraelit në Gazë dhe me shumë gjasë do të përballet me kundërshtime të ashpra ndërkombëtare.

Ministrat e kabinetit izraelit e miratuan planin në orët e hershme të mëngjesit, disa orë pasi shefi i ushtrisë izraelite tha se ushtria po i thërriste dhjetëra mijëra ushtarë rezervistë. Zyrtarët thanë se me këtë Izraeli synon t’i arrijë synimet e luftës për ta mposhtur Hamasin grupin e shpallur terrorist nga SHBA dhe BE dhe për t’i liruar pengjet që mbahen në Gazë.

Plani gjithashtu parashikon që qindra mijëra palestinezë të zhvendosen në jug të Gazës gjë që nënkupton se me gjasë ata do të zhvendosen me forcë dhe se kriza e rëndë humanitare veçse do të përkeqësohet. Njëri nga zyrtarët tha se plani do të zbatohet dalëngadalë për t’u dhënë mundësi përpjekjeve për arritjen e një armëpushimi dhe marrëveshjeje për lirimin e pengjeve. Të dy zyrtarët folën në kushte anonimiteti.

Izraeli u tërhoq nga Gaza në vitin 2005 pas një okupimi disa dekadësh dhe më pas e vendosi një bllokadë ndaj territorit bashkë me Egjiptin. Kapja dhe mbase pushtimi i territorit sërish për kohë të pacaktuar jo vetëm që do t’i shuante edhe më shumë shpresat për një shtet palestinez, por do ta vendoste Izraelin brenda një popullsie thellësisht armiqësore ndaj tij dhe do të ngrinte pyetje për mënyrën se si Izraeli synon ta qeverisë territorin, veçanërisht në një kohë kur po shqyrton zbatimin e vizionit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të marrë nën kontroll Gazën.

Prej se i dha fund armëpushimit me grupin militant Hamas në mes të marsit, Izraeli ka kryer sulme të ashpra në territor, duke vrarë qindra njerëz. Ai ka kapur pjesë të mëdha të territorit dhe tani kontrollon rreth 50% të Gazës. Para përfundimit të armëpushimit, Izraeli i ndaloi të gjitha ndihmat humanitare për në territor, përfshirë ushqimin, karburantin dhe ujin, duke shkaktuar atë që besohet të jetë kriza më e rëndë humanitare në gati 19 muaj luftë.

Ndalimi i ndihmave ka shkaktuar uri të madhe dhe mungesat e ushqimeve kanë nxitur plaçkitje. Lufta ka zhvendosur tashmë më shumë se 90 për qind e popullsisë së Gazës, shpeshherë disa herë, dhe ka kthyer shumë pjesë të saj në tokë të pabanueshme.

Lufta filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 59 pengje mbeten në Gaza, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur. Lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 52.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Zyrtarët izraelitë thanë se plani përfshin "kapjen e Rripit dhe mbajtjen e territoreve". Plani gjithashtu synon të mos e lejojë Hamasin t’i shpërndajë ndihmat humanitare, pasi Izraeli thotë se shpërndarja e ndihmave ndërkombëtare nga ky grup forcon sundimin e grupit në Gazë.

Izraeli gjithashtu e akuzon Hamasin se i mban ndihmat për vete, megjithëse nuk ka dhënë dëshmi për këtë. Punonjësit e ndihmës e mohojnë se ka devijime të konsiderueshme të ndihmës për militantët, duke thënë se OKB-ja e mbikëqyr rreptësishtë shpërndarjen e ndihmave.

Zyrtarët thanë se Izraeli është në kontakt me disa vende për planin e Trumpit për ta marrë nën kontroll Gazën dhe për ta zhvendosur popullsinë e saj, sipas asaj që Izraeli e quan “emigrim vullnetar”.

Ky propozim është dënuar gjerësisht, përfshirë edhe nga aleatët e Izraelit në Evropë, dhe grupet për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar se kjo mund të përbëjë krim lufte sipas ligjit ndërkombëtar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë