BOTA

Izraeli vijon sulmet në Gaza dhe Liban, Biden zhvillon bisedë telefonike me Netanyahu-n

M.B. Përditësimi i fundit 9 Tetor 2024, 21:05

Izraeli vijon sulmet në Gaza dhe Liban, Biden zhvillon bisedë

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden zhvilloi të mërkurën një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ndërsa Izraeli vazhdon operacionet ushtarake në Gazë dhe Liban dhe po shqyrton mundësinë për një përgjigje ndaj sulmeve të fundit me raketa nga Irani. Kjo ishte biseda e tyre e parë që nga 21 gushti. Shtëpia e Bardhë tha se Nënpresidentja Kamala Harris iu bashkua gjithashtu bisedës.

Kryeministri Netanyahu po shqyrton mënyrat e kundërpërgjigjes ndaj sulmit të Iranit kundër Izraelit më 1 tetor me rreth 200 raketa balistike. Presidenti Biden ka thënë se nuk do të mbështeste një sulm izraelit kundër objekteve bërthamore të Iranit. Ndërkohë, zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë të mërkurën se nga sulmet izraelite gjatë natës në veri dhe qendër të Gazës mbetën të vrarë të paktën 18 persona.

Sulmet goditën kampet e refugjatëve Nuseirat dhe Bureij në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, si dhe kampin e refugjatëve Jabaliya në Gazën veriore. Ushtria izraelite tha të mërkurën se kreu sulme ajrore dhe tokësore në Gazë kundër militantëve të Hamasit. Luftimet dhe urdhrat e përsëritur nga Izraeli për evakuim kanë bërë që civilët palestinezë të mos kenë ku të shkojnë, thanë Kombet e Bashkuara.

Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë palestineze të OKB-së për refugjatët, UNRWA, shkroi në rrjetin X se të paktën 400,000 njerëz janë bllokuar në Gazën veriore. Lazzarini tha se shumë njerëz po refuzojnë të ndjekin urdhrat e evakuimit "sepse e dinë shumë mirë se asnjë vend në Gazë nuk është i sigurtë". Ushtria izraelite tha se kreu operacione të reja ajrore dhe tokësore të mërkurën kundër militantëve të Hezbollahut në Libanin jugor dhe tha se tre ushtarë të saj u plagosën në luftime të martën dhe të mërkurën.

Kryeministri i Izraelit tha të martën se ushtria e vendit të tij kishte vrarë atë që dyshohet të ishte pasardhësi i udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallahu i cili u vra në një sulm izraelit në Bejrut më 27 shtator. Hashem Safieddine ishte kushëriri i Nasrallahut dhe një zyrtar i lartë i organizatës dhe pritej ta zëvendësonte atë. Për të nuk ka patur informacion që nga java e kaluar, kur Izraeli nisi një seri sulmesh ajrore intensive në periferi të Bejrutit, një bastioni i Hezbollahut.

Nuk ka patur ndonjë reagim nga Hezbollahu, i cili zakonisht konfirmon vdekjen e drejtuesve të tij kryesorë. Një vit më parë, militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan pjesën jugore të Izraelit duke vrarë rreth 1200 persona, kryesisht civilë, si dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Rreth 100 pengje vazhdojnë të jenë në duart e militantëve, një e treta e të cilëve mendohet se kanë vdekur. Ndërkohë numri i përgjithshëm i të vdekurve që prej fillimit të luftës i ka kaluar të 42,000 personat, sipas ministrisë së Shëndetësisë që kontrollohet nga Hamasi, e cila nuk bën dallim mes viktimave civile dhe militantëve. Si Hamasi ashtu edhe Hezbollahu janë shpallur organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, Izraeli dhe vende të tjera./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë