BOTA

Kancelari gjerman fjalim për fundvit: Emigrantët janë pjesë e suksesit të Gjermanisë!

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2024, 09:12
Kancelari gjerman fjalim për fundvit: Emigrantët janë pjesë
Olaf Scholz

GJERMANI- Në fjalimin e tij tradicional në prag të Vitit të Ri, kancelari gjerman Olaf Scholz vuri në dukje rolin e rëndësishëm të të huajve për ekonominë gjermane: “Ne jemi 84 milionë – vetëm një për qind e popullsisë botërore! Dhe megjithatë, ne jemi fuqia e tretë më e madhe ekonomike në botë. Sepse jemi të zellshëm,” tha politikani socialdemokrat në fjalimin e regjistruar, teksa fliste për sfidat ekonomike që e presin Gjermaninë në vitin 2025: “Në mesin tonë janë edhe shumë të huaj që ndihmojnë dhe janë pjesë e historisë së suksesit të Gjermanisë. Nuk duhet të lejojmë që askush të na ndajë!”, shtoi ai.

Ngjarja në Magdeburg: “Atentat i një të çmenduri”

Sikurse një javë më parë presidenti në fjalimin e Krishtlindjeve, edhe kancelari reflektoi mbi ngjarjen tragjike të 20 dhjetorit në Magdeburg, Të tronditur qëndrojmë përballë këtij akti çnjerëzor. Si mund të shkaktojë një atentator i çmendur kaq shumë dhimbje? Shumë njerëz në Magdeburg dhe përtej saj po kërkojnë forcën për të vazhduar përballë një fatkeqësie të tillë.”

Scholz theksoi rëndësinë e solidaritetit: “Dhe ne jemi një vend që qëndron bashkë. Edhe kjo është ndjerë fuqishëm në ditët e fundit në Magdeburg.” Ai vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen e ofruar nga qytetarët në këtë moment krize. “Prej kësaj mund të marrim forcë – sidomos në kohë të vështira si këto,” tha kancelari.

Të premten, më 20 dhjetor 2024, një shtetas saudit përplasi qëllimisht një makinë në një treg të Krishtlindjeve në Magdeburg, duke lënë pas pesë të vdekur dhe mbi 200 të plagosur. Kjo ngjarje u shfrytëzua nga grupe të caktuara për të nxitur dhunë ndaj të huajve.

Apel për pjesëmarrje në zgjedhje

Scholz bëri thirrje për përgjegjësi dhe pjesëmarrje aktive në zgjedhjet parlamentare, që zhvillohen më 23 shkurt 2025. “Se si do të vazhdojë Gjermania, këtë e vendosni ju – qytetaret dhe qytetarët,” tha Scholz.

“Jo ata që zotërojnë mediat sociale,” shtoi ai, pa përmendur me emër pronarin e platformës X, Elon Musk. Miliarderi amerikan së fundmi kishte mbështetur partinë AfD në një opinion të botuar nga gazeta gjermane Die Welt, gjë që kishte shkaktuar kritika.

Në fjalimin e tij, Scholz vuri theksin edhe te sfidat e Gjermanisë, duke përmendur ekonominë, inflacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën në përballjen me agresionin rus. Kancelari tha se të gjitha këto sfida mund të kalohen duke qëndruar së bashku: “Me respekt ndaj njëri-tjetrit, me besim dhe me angazhim për njëri-tjetrin, ne mund të arrijmë gjëra të mëdha bashkërisht.”

Tradita e mbajtjes së fjalimit të fundvitit nga kancelari gjerman daton që nga viti 1952, kur Konrad Adenauer mbajti për herë të parë një fjalim të tillë. Që atëherë, është kthyer në një moment të rëndësishëm të komunikimit politik në Gjermani. Fjalimi transmetohet në televizionet publike më 31 dhjetor në mbrëmje./DW

olaf scholz

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë