
AZIA- Udhëheqësit e Kinës dhe Koresë së Veriut janë zotuar që të thellojnë bashkëpunimin dypalësh, teksa më 6 tetor këto dy shtete kanë shënuar 75-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike, raportoi media shtetërore e lajmeve verikoreane, KCNA.
“Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të raporteve mes Kinës dhe Koresë së Veriut”, tha presidenti kinez, Xi Jinping, në mesazhin dërguar liderit verikorean, Kim Jong Un.
Xi tha se Kina është e gatshme “të shkruajë një kapitull të ri” në raportet mes dy vendeve, duke forcuar komunikimin dhe bashkëpunimin. Kina është partnerja më e madhe tregtare e Koresë së Veriut. Të dyja shtetet kanë një histori të bashkëpunimit që daton nga mbështetja që Pekini i kishte dhënë Phenianit gjatë Luftës Koreane të viteve 1950-1953, që rezultoi me krijimin e Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.
Por, Kina reagoi me kujdes në qershor, kur Kim thelloi raportet me presidentin rus, Vladimir Putin. Gjatë këtij viti, Koreja e Veriut dhe Rusia kanë nënshkruar një traktat strategjik, që përfshin edhe elemente të mbrojtjes së përbashkët. Ndërkaq, në mesazhin e tij dërguar Xisë, Kim u zotua për “konsolidimin dhe zhvillimin e raporteve miqësore dhe bashkëpunuese mes dy shteteve, ashtu siç kërkohet nga epoka e re”.
Koreja e Veriut pritet që të ndryshojë Kushtetutën e saj për të hequr dorë nga qëllimi i kamotshëm për bashkim paqësor me Jugun dhe për të ripërcaktuar kufijtë me Korenë e Jugut. Kjo lëvizje, sipas ekspertëve, mund të përshkallëzojë tensionet në Gadishullin Korean. Për këto ndryshime, Parlamenti i Koresë së Veriut do të mblidhet të hënën, më 7 tetor.
Në janar, lideri verikorean kërkoi ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që Koreja e Jugut të shihet si “armiku kryesor”, duke shtuar se Koreja e Veriut duhet të planifikojë “pushtim dhe rimarrje” të Koresë së Jugut në rast të një lufte. Ka shqetësime se Koreja e Veriut mund të kërkojë bashkimin me forcë, përfshirë edhe përmes përdorimit të armëve bërthamore. Kim ka kërcënuar disa herë se nuk do të hezitojë të përdorë armë bërthamore nëse sulmohet nga Koreja e Jugut dhe aleati i saj, Shtetet e Bashkuara./ REL
azia
Artikuj te sugjeruar
M.B.
BOTA
6 Tetor13:13
"E paimagjinueshmja!" Analiza: Si do të dukej një luftë bërthamore në Europë
EUROPA- Me ndryshimin e fundit të rrezikshëm të politikës bërthamore të Rusisë, presidenti Vladimir Putin sugjeroi m&e...
M.B.
BOTA
6 Tetor12:46
Irani goditi 2 baza kryesore ajrore izraelite gjatë sulmit të 1 tetorit, Netanyahu: Po mbrohemi në 7 fronte kundër armiqve të qytetërimit
LINDJ E MESME- Një sulm i fundit raketor nga Irani goditi dy baza ajrore izraelite, Nevatim dhe Tel Nof, siç konfirmohet nga Forcat Mbrojt&eu...
M.B.
BOTA
6 Tetor12:29
Aksident tragjik në Kosovë/ Dyshohet se automjeti ra në liqen, humbin jetën 3 persona
KOSOVA- Një aksident i rëndë që la pas të paktën tre persona të vdekur ka ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtin&...
M.B.
BOTA
6 Tetor12:19
Përmbytjet lanë pas të paktën 18 viktima, ekipet ndërkombëtare të shpëtimit në ndihmë të Bosnje-Hercegovinës
BOSNJE-HERCEGOVINA- Ekipet e shpëtimit nga shtetet fqinje të Bosnjë e Hercegovinës dhe nga Bashkimi Evropian të dielën u jan&eum...
M.B.
BOTA
6 Tetor11:03
Nuk ndalet Rusia, sulmon me dronë Kievin dhe qytete të tjera ukrainase
UKRAINA- Forcat ruse kanë lëshuar 87 dronë dhe katër raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, duke shënjestruar kryeqytetin K...
M.B.
BOTA
6 Tetor08:41
Analiza: Zyrtarisht amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale! Çfarë ndodh pas votimeve?
SHBA- Është zyrtarisht muaji i fundit i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në SHBA. Amerikanët panë presidentin de...
M.B.
BOTA
6 Tetor08:28
VIDEO/ Vijojnë sulmet në Lindjen e Mesme! Izraeli paralajmëroi banorët që të evakuoheshin, shpërthime masive në Bejrut
LINDJE E MESME- Në Bejrut të Libanit ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm mbrëmjen e shkuar. Ky shpërthim vjen pak kohë...
M.B.
BOTA
6 Tetor07:39
FOTO/ Katastrofa e përmbytjeve në Bosnje-Hercegovinë, vijojnë kërkimet për viktima të mundshme
BOSNJE-HERCEGOVINA- Kryepeshkopi i dioqezës së kryeqytetit boshnjak të Vrhbosna, Tomo Vuksic, kujtoi viktimat e përmbytjeve në&n...