Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar sot, pak pas orës 20:00, se do t’i kërkojë kabinetit të tij ta miratojë një propozim për armëpushim me Hezbollahun. Megjithatë ai ka sqaruar se kohëzgjatja e armëpushimit varet nga ajo që po ndodh në vend.
Në fjalimin e tij për marrëveshjen e armëpushimit në Liban, Netanyahu theksoi se planin e armëpushimit do ta paraqesë në kabinet, ndërsa tha se në rast se Hezbollahu sulmon forcat izraelite, do të sulmojnë edhe ato.
Duke shprehur kënaqësinë për efektivitetin e operacioneve ushtarake në Liban, Netanyahu pohoi duke siguruar që banorët e zhvendosur të komuniteteve kufitare në Izraelin verior do të ktheheshin të sigurt në shtëpitë e tyre.
"Ne po ndryshojmë fytyrën e Lindjes së Mesme," tha Netanyahu, duke vënë në dukje se armëpushimi në Liban do t'i lejonte Izraelit të përqëndrohet në kërcënimin iranian.
Në të njëjtën kohë, ai lëshoi një paralajmërim të ashpër për Sirinë, duke thënë se regjimi i Asadit po luan me zjarrin. Marrëveshja e armëpushimit hyn në fuqi nga e mërkura ndërsa kohëzgjatja e armëpushimit varet nga ajo që ndodh në Liban.
"Kohëzgjatja e armëpushimit varet nga ajo që ndodh në Liban," sqaroi megjithatë Netanyahu, ndërsa mediat ndërkombëtare folën në orët e fundit për një plan që promovon një armëpushim 60-ditor.
“Nëse Hezbollahu përpiqet të na sulmojë, ne do të përgjigjemi”, tha Netanyahu në një pikë tjetër të deklaratave të tij.