BOTA

Komisioni i Helsinkit: SHBA-ja duhet të përgatitet për konfrontim afatgjatë me Rusinë

M.B. Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 11:55

Komisioni i Helsinkit: SHBA-ja duhet të përgatitet për konfrontim

HELSINKI- Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një konfrontim “afatgjatë” me Rusinë që nuk do të përfundojë kur presidenti autoritar, Vladimir Putin, të largohet nga skena politike, u tha në një raport të një komisioni dypartiak. Mposhtja e Rusisë nga Ukraina në fushëbetejë është thelbësore për fitoren në konfrontim dhe Uashingtoni duhet të bëjë gjithçka që të sigurohet se Kievi do të dalë fitimtar, tha Komisioni amerikan i Helsinikit në raportin e publikuar më 30 shtator.

Komisioni, që u themelua më 1975 për të monitoruar të drejtat e njeriut në bllokun sovjetik, përbëhet nga 18 ligjvënës të ndarë në mënyrë të barabartë në mes të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, si dhe tre përfaqësues të degës ekzekutive.

“Nuk do të ketë shpresë për një Rusi paqësore dhe të qëndrueshme përderisa shteti është i angazhuar në luftë dhe pushtim të fqinjëve të saj”, u tha në raport.

“Mposhtja e pushtuesve rusë nga Ukraina është e nevojshme, por nuk është e mjaftueshme, jo vetëm për ta detyruar Rusinë për reflektim dhe reforma, por edhe për çrrënjosjen e ndikimit rus dhe luftës më të gjerë të agresionit rus”.

Publikimi i raportit u bë në kohën kur e ardhmja e mbështetjes ushtarake të SHBA-së për Kievin – teksa lufta pothuajse ka mbushur tre vjet – është e paqartë për shkak se Partia Republikane, e udhëhequr nga kandidati për presidenti Donald Trump, po vë në pikëpyetje angazhimin e rëndësishëm financiar.

Kongresi ka ndarë 175 miliardë dollarë për mbështetjen e Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin në shkurt të vitit 2022. Shumica e kësaj ndihme është shpenzuar në SHBA për prodhimin e armëve dhe shërbimeve të tjera. Ukrainës do t’i duhet edhe një paketë e madhe e ndihmës nga SHBA-ja në fillim të vitit të ardhshëm, nëse shpreson që të dëbojë forcat ruse nga territori i saj.

Trump, që pretendon se ka raport të mirë me Putinin, ka thënë se nëse zgjidhet president do të negociojë një përfundim të shpejtë të luftës. Me Rusinë që kontrollon pothuajse 20 për qind të territorit ukrainas, çdo marrëveshje me gjasë do të detyronte Kievin të bënte koncesione territoriale. Dhe pa garanci të sigurisë nga SHBA-ja apo NATO-ja, nuk do të kishte siguri që Putini të mos e pushtonte sërish.

Nënpresidentja Kamala Harris, kandidatja demokrate për presidente, mbështet ndihmën për Ukrainën, por është e paqartë se sa më shumë ndihmë do të ofrojë ajo në krahasim me shefin e saj aktual, presidentin Joe Biden. Administrata e tij është kritikuar nga mbështetësit e Ukrainës se ngadalë po dërgon ndihmë për Kievin. Ata argumentojnë se ai po i jep ndihmë të mjaftueshme për të mbijetuar, por jo ndihmë të mjaftueshme për të fituar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, qëndroi në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar ku prezantoi planin e tij “të fitores” para Bidenit dhe kërkoi leje për kryerjen e sulmeve me raketa amerikane më thellë brenda Rusisë. Pas takimit, Shtëpia e Bardhë nuk njoftoi për ndryshimin e ndonjë politike.

Raporti i Komisionit të Helsinkit që udhëhiqet nga kryetari Joe Wilson (republikan nga Karolina e Jugut), mund të shihet si nxitje për çdo parti që fiton presidencën dhe kontrollon Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin vitin e ardhshëm për të vazhduar ndihmën. Wilson është në mesin e republikanëve, përfshirë edhe senatorin Jim Sisch nga Ajdaho, dhe Mitch McConnell nga Kentaki, që janë mbështetës të flaktë të Ukrainës.

Putin, që ka udhëhequr Rusinë për pothuajse një çerek shekulli, ka tentuar të justifikojë pushtimin e tij duke pretenduar se Ukraina historikisht i përket Rusisë. Në të njëjtën kohë, ai ka tentuar të rindërtojë sferën e ndikimit të Kremlinit në ish-hapësirën sovjetike. Ai ka instaluar në pushtet persona në Rusi që ndajnë pikëpamjet e tij për t’u siguruar që politika e tij do të vazhdojë edhe pasi ai të largohet nga detyra.

“Përderisa Rusia mund të llogarisë në historinë e saj perandorake dhe të tashmen, të pushojë së përdoruri shtypjen dhe korrupsionin si mjete për pushtet, të ndërtojë institucione qeverisëse që bazohen në respektimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, Rusia nuk mund të jetë një aktore e përgjegjshme ndërkombëtare. Ne duhet të përgatitemi për të sfiduar Rusinë në terma afatgjatë”, u tha në raport.

Raporti 68-faqesh mbulon edhe pjesët e Euroazisë, nga Ballkani Perëndimor deri në Azinë Qendrore. Sa i përket Ballkanit Perëndimor, “Rusia ka shfrytëzuar ndarjet e brendshme dhe duke sulmuar angazhimin e SHBA-së për të penguar integrimin e rajonit në institucionet perëndimore, përfshirë në NATO dhe BE”, u tha në raport.

“SHBA-ja duhet të shënjestrojë aktorët e lidhur me Rusinë në rajon, të cilët përfshihen në korrupsion dhe në sjellje destabilizuese, dhe në të njëjtën kohë të dyfishojë mbështetjen për sigurinë rajonale, stabilitetin dhe pavarësinë energjetike”./ REL

komisioni i helsinkit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë