BOTA

Shqetësime në Greqi për kontrollet kufitare në Gjermani, DW: A do t’i dëbojë Berlini emigrantët?

M.B. Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 08:36

Shqetësime në Greqi për kontrollet kufitare në Gjermani, DW:

GREQIA- Vendimi i Gjermanisë për të rikthyer kontrollet kufitare për të parandaluar migrimin e parregullt është kritikuar nga mediat dhe politikanët në Greqi. Kolumnistët në gazetat greke e kanë cilësuar vendimin si „anti-europian“ dhe e kanë quajtur vendimin si dëshmi të kapitullimit të qeverisë gjermane ndaj partisë ekstremiste të djathtë si Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Në Athinë po rritet frika për një efekt domino brenda Bashkimit Europian nëse vendet anëtare ndjekin shembullin e Gjermanisë. Kjo temë ka dalë në faqe të para të disa gazetave greke javët e fundit. “Kufij të mbyllur, plagë të hapura” ishte tituli i gazetës liberale To Vima më 15 shtator, një ditë para fillimit të kontrolleve kufitare. Të nesërmen Apogevmatini shkroi “Kodin e Kuq” dhe paralajmëroi “një fluks migrantësh pasi Gjermania mbylli kufirin”.

A do t’i dëbojë Gjermania emigrantët?

Qeveria greke ka frikë se Gjermania mund të refuzojë migrantët që kërkuan azil gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani, duke mbetur në Greqi. Gazeta e përditshme KONTRA tha se: “Scholz po bën presion për kthimin e 30,000 afganëve në Greqi dhe po ofron 15,000 euro për secilin migrant”.

Ministria për Migrim në Athinë nuk e konfirmoi këtë pretendim, por edhe mohimet nuk kanë qenë të bindshme.

Në fund të fundit, qeverisë konservatore të Kyriakos Mitsotakis-it i shkon për shtat që tema e migrimit të kthehet në titujt kryesorë – jo për shkak të politikës greke, por që problemet urgjente të qytetarëve grekë të mos jenë më në qendër të vëmendjes.

Sipas një sondazhi nga Instituti për Hulumtimin e Tregut Pulse për Skai TV, migrantët dhe refugjatët nuk janë brenga kryesore e votuesëve grekë. Sondazhi nënvizoi që 34.5% e të anketuarve konsideruan koston e lartë të jetës si shqetësimin kryesor, 18% ishin të shqetësuar për pagat e ulëta, pensionet e vogla dhe rritja e qirave, ndërsa 15% thanë se ekonomia ishte shqetësimi kryesor – tema të cilat janë përgjegjësi e qeverisë aktuale.

Kriza e migracionit në Greqi “nuk ekziston”

Vetëm 5% e popullsisë e sheh migrimin si problem kryesor, dhe në sytë e medias dhe qeverisë, faji për migrimin qëndron tek: lufta, varfëria, kontrabanduesit, e majta liberale, Turqia (kur “hap portat” ndaj Greqisë) dhe Gjermania (e cila “vepron si një magnet me përfitimet e saj sociale”).

Por për momentin nuk ka një krizë migrantësh në Greqi: nga janari deri tani, vetëm rreth 36,000 të ardhur u regjistruan në Greqi. Shumica e migrantëve vijnë nga Afganistani, Siria, Egjipti dhe territoret Palestineze.

Si dallim, në vitin 2015 u regjistruan 860,000 migrantë përmes rrugëve tokësore dhe ujore, dhe gati 200,000 në 2016. Shumica e migrantëve erdhën nga Siria për shkak të luftës.

Vetëm në vitin 2015 dhe 2016 mbi dy milionë refugjatë u larguan drejt Bashkimit Europian. Vendet më të prekura nga fluksi ishin vendet përgjatë Mesdheut dhe Rrugës Ballkanike, e cila fillon në Turqi dhe kalon nga Ballkani përmes Greqisë ose Bullgarisë.

Gjermania pranoi qindra mijëra refugjatë në verën dhe vjeshtën e vitit 2015, shumica e të cilëve erdhën nga Siria

Greqia nuk mund të përballojë një 'ngarkesë joproporcionale'

Athina është e mendimit që vendimi i kancelarit Scholz për të rivendosur kontrollet kufitare ishte një reagim i pamatur ndaj rritjes së ekstremit të djathtë në Gjermani dhe po i bën një dëm të përhershëm traktateve europiane si Marrëveshja e Shengenit.

Kryeministri grek Mitsotakis është i binudr se Greqia tashmë ka bërë më shumë se sa duhet për migracionin, duke thënë se vendi i tij po mbron kufijtë e jashtëm të BE-së në detin Egje dhe kufirin greko-turk. Greqia gjithashtu ka krijuar qendra pritjeje për migrantë në disa nga ishujt e saj.

Mitsotakis e ka bërë të qartë që Greqia nuk mund të përballojë një ngarkesë joproporcionale kur bëhet fjalë për migrimin. Gjatë një vizite në Austri më 11 shtator, kryeministri grek tha se Greqia nuk mund të pritet të ketë “masa më të larta tërheqëse për refugjatët sesa për qytetarët e saj”.

Reagimi gjerman nuk është “largpamës”

Shumica e ekspertëve supozojnë që kontrollet kufitare në Gjermani nuk mund të ndalojnë atë që njihet si lëvizja dytësore e migrantëve nga Greqia, pra një fluks të madh të migrantëve në BE përmes Greqisë, që kërkojnë mbrojtje apo zhvendosje permanente diku tjetër në BE.

Gjatë tre viteve të fundit, rreth 75,000 njerëz që aplikuan për azil në Greqi udhëtuan për në Gjermani. Që nga viti 2021, disa gjykata gjermane kanë vendosur që ata që kanë nevojë për mbrojtje nuk mund të kthehen në Greqi sepse rrezikohet që të mos përmbushen nevojat e tyre më elementare atje.

Azilkërkuesit në Greqi duhet të jetojnë në kampe të mbyllura dhe nuk lejohen të punojnë. Refugjatët që kanë leje azili mund të punojnë, por nuk mund të marrin asnjë ndihmë nga shteti në formën e sigurimeve shoqërore, përfitimin e strehimit, përfitimet për fëmijë, etj. Megjithatë, kjo vlen edhe për qytetarët grekë.

Nga ana tjetër, azilkërkuesit mund të largohen nga Greqia dhe mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendeve të tjera anëtare të BE-së për tre muaj në vit. Shumica e refugjatëve dhe migrantëve që mbërrijnë në Greqi shpresojnë të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Gjermani, Skandinavi dhe Holandë, ku kanë të afërm dhe miq – dhe përspektivë për të ardhmën.

A po e minon Gjermania integrimin europian?

Në verën e vitit 2015, kur mbi një milion njerëz u zhvendosën në veri të Europës përmes rrugëve ballkanike, njerëzit në Greqi brohorisnin kancelaren e atëhershme të Gjermanisë, Angela Merkel, për pranimin e refugjatëve sirianë. Ajo shihej si humane, në krahasim me qëndrimin e saj të ashpër gjatë krizës së fondit sovran grek.

Në anën tjetër, ka pasur kritika të mëdha për politikat e qeverisë së Olaf Scholz.

Politologu Prof. Panayiotis Ioakimidis thotë se “Qeveria progresive e Scholz ka miratuar politikat e ekstremit të djathtë ndaj migrimit me shpresë që ngritja e AfD-së do të ulej. Në Francë dhe në Holandë, u tentua e njëjta mënyrë, por në vend që të ndalonin krahun e djathtë, kjo e përforcoi atë”. Ioakimids është një nga ekspertët më të njohur të Greqisë për Europën dhe ka këshilluar disa qeveri greke që nga 1990. Ai është i bindur që vendimi i Berlinit për kontrollet kufitare përgjatë kufirit prej 3,700 KM është në përputhje me ligjet e BE-së, por ai minon integrimin europian./ DW

gjermani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë