BOTA

Kongresi amerikan shqyrton mundësinë e ndalimit të tregtimit të dronëve kinezë

n.f Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2024, 09:31
Kongresi amerikan shqyrton mundësinë e ndalimit të tregtimit
Foto ilustruese

SHBA- Rivaliteti ekonomik dhe teknologjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë është shfaqur edhe tek tregu i dronëve, ku markat kineze janë dominuese. Ligjvënësit amerikanë po shqyrtojnë mundësinë e ndalimit të tregtisë së mëtejshme të dronëve nga dy kompani kineze, me argumentet se pajisjet mund të përdoren për të spiunuar amerikanët dhe se modelet me kosto të ulët po dëmtojnë industrinë e amerikane të dronëve.

Një projektligj për mbrojtjen, i miratuar nga Kongresi javën e kaluar, synon ndalimin e tregtisë së dronëve të prodhuar nga firmat “DJI Technology” dhe “Autel Robotics”, nëse përfundimet e një hulumtimi tregojnë se përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare amerikane. Por përdoruesit amerikanë, që nga punonjësit e rendit, fermerët, topografët, industria e filmit, varen nga dronët e prodhuar në Kinë, kryesisht të firmës DJI.

LIGJVËNËSIT: DRONËT KËRCËNM PËR SIGURINË KOMBËTARE

Ligjvënësja republikane, Elise Stefanik e cila përfaqëson Nju Jorkun dhe është përzgjedhur nga Presidenti i ardhshëm Donald Trump për postin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në OKB, ka drejtuar përpjekjet në Dhomën e Përfaqësuesve për të ndaluar tregtinë e mëtejshme të dronëve kinez, duke thënë se amerikanët janë bërë shumë të varur prej tyre.

“Është strategjikisht e papërgjegjshme që të lejojmë Kinën komuniste të jetë fabrika jonë e dronëve”, argumentoi ajo.

Përdorimi i dronëve në jetën e përditshme e shtyu Senatorin republikan Rick Scott, i cili përfaqëson Floridën, që ta detyronte Kongresin të kufizonte blerjen e dronëve kinezë për agjencitë federale. Këto kufizime u përfshinë në një projektligj të nënshkruar nga Presidenti Joe Biden vitin e kaluar.

Senatori Scott i ka krahasuar dronët kinezë me balonat spiune që mund të "mbledhin të dhëna ose të transportojnë ngarkesa të dëmshme" në të gjithë Amerikën, duke paraqitur rreziqe për bazat ushtarake, infrastrukturën kritike dhe burimet natyrore.

DRONËT DJI DOMINOJNË TREGUN AMERIKAN

Firma DJI, e përmendur në projektligj, është marka më e njohur kineze e dronëve. Kjo kompani ‘ka pjesën e luanit’ në tregun global të dronëve dhe është lojtar dominues në tregun amerikan.

Dronët e kësaj kompanie përdoren nga ekipet e emergjencave për të zbuluar viktimat në raste fatkeqësie, topografët, zyra e kontrollit të insekteve dhe industria e filmit. E themeluar në vitin 2006 dhe me qendër në qytetin jugor kinez të Shenzhen-it, firma DJI prodhon pajisje që janë të njohura për çmimet e përballueshme dhe cilësinë e tyre të lartë. Dronët e saj përdoren edhe në fushën e betejës në Ukrainë nga të dyja palët, edhe pse DJI nuk prodhon dronë ushtarak.

Me përkeqsimin e marrëdhënieve mes Shtete të Bashkuara dhe Kinës çështje e dronëve të firmës ‘DJI’ ka qenë nën shqyrtim. Qeveria amerikane e ka vendosur kompaninë në disa lista të zeza, duke përmendur shqetësimet për të drejtat e njeriut, si dhe lidhjet e dyshuara me ushtrinë kineze. ‘DJI’ ka mohuar të ketë kryer veprime të paligjshme dhe ka paditur Pentagonin për përcaktimin e saj si një kompani ushtarake kineze.

Zyrtarët amerikanë të doganave kanë bllokuar disa dërgesa të ‘DJI-së’ për shkak të shqetësimeve se produktet mund të ishin bërë me punë të detyruar. ‘DJI’ e ka quajtur rastin “një keqkuptim që ka të bëjë me procedura doganore”.

‘DJI-ja’ gjithashtu ka shprehur shqetësimin për përfshirjen e çështjes së dronëve në projektligjin e mbrojtjes, duke thënë se kjo gjë nuk i jep mundësi kompanisë të mbrohet. Firma bëri thirrje që të gëzojë“të drejtën për t’i kthyer përgjigje çdo gjetjeje”, që do të ofrohet nga Kongresi.

Përdoruesit thonë se dronët kinezë nuk mund të zëvendësohen lehtë. Fermeri nga Karolina e Veriut Russell Hedrick, përdor dronë për të hedhur plehra në fushat e tij me misër, fasule dhe grurë. Kjo i kushton atij shumë më pak se sa do t’i kushtonte nëse do përdorte një mjet në tokë. Një dron shpërndarës kushton 35,000 dollarë, ndërsa një mjet tokësor për hedhjen e plehrave kimikë, kushton 250,000 dollarë, tha ai.

Si vullnetar për operacione shpëtimi, zoti Hedrick përdor dronët për të gjetur njerëz që janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut e të tjera tipe dronësh për të dërguar ujë dhe ushqime për ata që janë bllokuar, gjë që ai e bëri pas uraganit Helene.

“Nuk është se nuk do të më pëlqejnë dronët amerikanë, por nuk mund t’i krahasoj me dronët e DJI-së për sa i përket besueshmërisë dhe lehtësisë së përdorimit”, tha zoti Hedrick. “Dronët amerikanë nuk janë aq të mirë sa ato të DJI-së, dhe kushtojnë dy herë më shumë”.

Në Departamentin e Brendshëm, ndalimi i dronëve të prodhuar nga jashtë ka rezultuar në një “humbje të mundësive për të mbledhur të dhëna mbi peizazhin, burimet natyrore dhe kulturore, kafshët e egra dhe infrastrukturën”, sipas një raporti zyrtar të publikuar në muajin shtator.

Michael Robbins, president dhe drejtues i AUVSI-së, një organizatë që mbron të drejtën e përdorimit të mjeteve pa pilot si dronët, shprehet kundër ndalimit të menjëhershëm të tyre. Organizata i ka kërkuar qeverisë të mbështesë industrinë vendase të prodhimit të dronëve përmes investimeve, në mënyrë që t’i bëj konkurrencë prodhimeve kineze si në kapacitet ashtu edhe në kosto./ VOA

kongresi amerikan drone kineze

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë