BOTA

Kosova edhe gjatë këtij dimri mund të përballet me mungesë të energjisë elektrike

n.f Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 16:08
Kosova edhe gjatë këtij dimri mund të përballet me
Foto ilustruese

KOSOVË- Me uljen e temperaturave, Kosova ka planifikuar import shtesë të energjisë elektrike për të mbuluar mungesën e prodhimit. Nga Zyra e Rregullatorit për Energji thonë se gjatë muajve të dimrit vendi mund të përballet me sfida në furnizim. Kosova po parashihet të ketë përsëri vështirësi në sigurimin e energjisë elektrike gjatë stinës së dimrit, edhe pse vështirësitë nuk pritet të jenë sikurse në vitet paraprake.

Këtë e thonë edhe nga Zyra e Rregullatorit për Energji , duke treguar se gjatë muajve të ardhshëm rritet kërkesa për furnizim, e për këtë është planifikuar import shtesë i energjisë.

“Kosova, si shumë vende të tjera, mund të përballet me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit, për shkak të rritjes së kërkesës dhe kushteve të ndryshme të furnizimit. Ndërmarrjet e energjisë kanë bërë përgatitjet dhe planifikimet e nevojshme për t’iu përgjigjur me kohë çfarëdo mungese të prodhimit vendor”.

Për dallim nga vitet e kaluara, në Kosovë sivjet është rritur për 7% konsumi i energjisë elektrike. Kjo pasi shumë qytetarë kanë përdorur kondicionerë e pajisje te tjera elektrike. Ekzekutivi i Kosovës gjatë këtij viti ka prezantuar një sërë masash për subvencionim të efiçiencës së energjisë elektrike, me anë të te cilave po synohet që të ulet konsumi i energjisë.

Dardan Abazi, nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) thotë se edhe këtë vit do të ketë vështirësi, sidomos në dy muajt e pare të 2025-tës, kur muaji janar dhe shkurt janë zakonisht ku mbërrihet piku i kërkesës.

“Zakonisht, kur neve na duhet më së shumti import çmimet janë relativisht të larta, megjithëse nuk janë çmimet e krizës energjetike më, kemi parë që në vitin 2022 ka qenë një çmim shumë i lartë mesatar i importit kurse menjëherë në vitin 2023 ka pasur një rënie prej 50% të çmimit të importit në treg”.

Ndërkaq, profesori universitar Vezir Rexhepi thotë se investimet e Kosovës efiçiencë dhe çmimet e importit në bursë kanë rënë momentalisht dhe nëse qëndrojnë kështu Kosova kalon më lehtë këtë vit.

“Janë shumë faktor që e determinojnë nëse do të ketë dimër të vështirë, dhe apo edhe nëse do të ketë reduktime, dihet që Kosova varet prej diku 80% prej termocentraleve, pra prej energjisë fosile kurse 20% llogaritet të jetë energji e ripërtritshme, kështu që bazuar në çmimet e burses mendoj edhe kushtet klimatike atëherë mendoj që dimri do të jetë më i lehtë”.

Çmimi i megavatgit të energjisë sipas bursës hungareze me 1 tetor pritet të jetë 79 euro, i cili kishte periudha ku arrinte deri mbi 400 euro. Termocentralet e stërvjetra por aktive të KEK-ut, edhe po të punonin në mënyrë perfekte dhe pa asnjë ndërprerje, nuk mund të arrijnë sasinë e kërkuar të rrymës gjatë ditëve të ftohta.

Konsumi gjatë pikut të tij që është zakonisht gjatë dimrit, shkon kryesisht deri në 1280-1300 megavat për orë. Kosova me kapacitetet e saj maksimumi mund të prodhoj deri në rreth 750 deri 800 megavat në orë. Kosova sikurse shumë vende të tjera, gjatë fundit të vitit 2021 dhe fillimit të 2022-tës pati krizë energjetike me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë ani pse shpenzoi miliona euro duke importuar./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë