BOTA

Mori udhëheqjen e NATO-s, Rutte: Nuk mund të ketë siguri afatgjate në Evropë pa një Ukrainë të fuqishme dhe të pavarur

M.B. Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 13:13

Mori udhëheqjen e NATO-s, Rutte: Nuk mund të ketë siguri

BRUKSEL- Ish-kryeministri holandez, Mark Rutte, menjëherë u zotua për mbështetje të fuqishme për Ukrainën, pasi mori udhëheqjen e NATO-s më 1 tetor. Marrja e detyrës së sekretarit të Përgjithshëm nga Rutte ndodhi në një moment historik për aleancën, teksa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet ditës 1.000. Rutte, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Hoalndës, u takua me shefin në largim të aleancës, Jens Stoltenberg, në selinë e NATO-s në Bruksel, ku vendosën kurora lulesh për personelin e rënë të aleancës që përbëhet nga 32 anëtarë. Ata më pas shkuan në sallën ku mbahen mbledhjet e Këshillit të Veri Atlantikut. Stoltenberg u largua nga udhëheqja e aleancës pas një dekade.

“Nuk mund të ketë siguri afatgjate në Evropë pa një Ukrainë të fuqishme dhe të pavarur”, tha Rutte në fjalimin e tij të parë nga zyra e re, teksa përsëriti zotimin e bërë nga udhëheqësit e aleancës më 2008 se “vendi i merituar i Ukrainës është në NATO”.

“Ne duhet të sigurohemi që Ukraina të triumfojë si një shtet sovran, i pavarur dhe demokratik”, tha Rutte.

NATO-ja, e themeluar më 1949 për të penguar dhe mbrojtur nga çdo sulm anëtarët e saj në Evropën Perëndimore nga Bashkimi Sovjetik, e gjeti vetën sërish në qendër të vëmendjes për shkak të luftës së Ukrainës me Rusinë, që udhëhiqet nga presidenti autokrat, Vladimir Putin. Rutte duket se ka raporte të ngushta me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Si kryeministër i Holandës ai ndihmoi që në Ukrainë të dërgoheshin avionët luftarakë F-16, siguroi sanksione më të ashpra ekonomike të Bashkimit Evropian ndaj Moskës, pavarësisht varësisë holandeze në tregti me Rusinë, dhe ndihmoi që Ukraina të lëvizte drejt anëtarësimit në BE.

Por, politikani 57-vjeçar i lindur në Hagë, përballet me çështjen e ndërlikuar nëse duhet që Ukraina të marrë ftesë për t’iu bashkuar NATO-s. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve në Moskë se Putini e njeh mirë Rutten nga takimet e mëparshme dhe nuk pret ndryshime në politik.

“Pritjet tona janë që NATO-ja do të vazhdojë punën në drejtimin e njëjtë”, tha ai.

“Në një pikë kishte shpresë për mundësinë e ndërtimit të raporteve të mira pragmatike – të paktën, kishte një dialog për këtë – por, më pas ne e dimë që Holanda mori një pozicion për përjashtimin e çdo kontakti me shtetin tonë”, shtoi ai.

Rutte e mori drejtimin e NATO-s vetëm një muaj para se Shtetet e Bashkuara, burimi kyç i financimit të aleancës, të mbajë zgjedhjet presidenciale midis nënpresidentes demokrate, Kamala Harris, dhe ish-presidentit republikan, Donald Trump. Ish-presidenti ka qenë kritik i NATO-s dhe nuk ka treguar nëse dëshiron që Kievi të dalë fitues në zmbrapsjen e pushtimit të nisur nga Kremlini. Harris, ndërkaq, ka mbështetur vazhdimin e dërgimit të armëve në mënyrë që Ukraina të mund të luftojë.

“I njoh të dy kandidatët shumë mirë.... Do të jem në gjendje të punoj me të dy”, tha ai.

“Kam punuar për katër vjet me Trumpin. Ai ishte që na shtyu që të shpenzonim më shumë në mbrojtje dhe ai e arriti këtë sepse ne tani kemi nivele më të larta të shpenzimeve sesa kishim para se ai të bëhej presidentin”, shtoi Rutte.

Ai tha se Harris ka një “karrierë fantastike” si nënpresidente dhe është “një udhëheqëse shumë e respektuar”./ REL

mark rutte

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë