BOTA

Kosova kërkon nga Kaja Kallas hapa konkretë për të detyruar Serbinë të hapë arkivat shtetërore për të zhdukurit e luftës

n.f Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2025, 20:34

Kosova kërkon nga Kaja Kallas hapa konkretë për të detyruar

KOSOVË- Kryetari i Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i ka nisur një letër kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, duke kërkuar hapa konkretë prej saj dhe bllokut evropian për të detyruar Serbinë që të bashkëpunojë dhe t’i hapë arkivat e saj shtetërore, përfshirë ushtarake, policore dhe të inteligjencës, për të kuptuar vendndodhjen e të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, më 1998/99.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka bërë të ditur se delegacioni kosovar, përveç hapjes së arkivave, ka kërkuar edhe bashkëpunim të plotë për ”zbardhjen e rolit të forcave paramilitare dhe bashkëpunëtorëve serbë, të cilët, me mbështetjen e regjimit të [Sllobodan] Millosheviqit, ekzekutuan dhe zhdukën mijëra shqiptarë”, si dhe “llogaridhënie për refuzimin e vazhdueshëm të Serbisë për të dorëzuar informacion mbi varrezat masive të njohura brenda territorit të saj”. Hoti e ka bërë të ditur këtë kërkesë drejtuar Kallasit në ditën e shënimit të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Pavarësia jonë është arritur me sakrifica të mëdha dhe ne nuk mund të lejojmë që viktimat e gjenocidit të harrohen apo të mohohet e drejta e familjeve për të ditur të vërtetën. Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë e saj dhe të sabotojë përpjekjet për drejtësi, duke refuzuar të zbulojë të dhënat mbi vendndodhjen e të zhdukurve”, ka thënë mes tjerash Hoti.

Edhe në ceremonitë e mbajtura gjatë ditës nga krerë të lartë shtetërorë, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, janë nderuar "të gjithë ata që u sakrifikuan dhe u flijuan" për lirinë.

Më 15 janar të këtij viti ishte planifikuar mbajtja e një takimi të Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe të Serbisë për të pagjeturit, mirëpo ai ka dështuar për shkak të refuzimit të Serbisë për të marrë pjesë, si shenjë proteste pas një aksioni të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të Serbisë.

Komisioni i përbashkët Kosovë – Serbi për të pagjeturit është ngritur në bazë të një marrëveshjeje të arritur vitin e kaluar në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.

Sipas Kryqit të Kuq, në Kosovë janë ende 1.612 persona të pagjetur nga lufta. Formimit të Komisionit i ka paraprirë pajtueshmëria e arritur nga udhëheqës të Kosovës dhe Serbisë më 2023 për Deklaratën e përbashkët për Personat e Zhdukur.

Disa prej zotimeve të bëra në deklaratë përfshijnë: Në praktikë nuk është realizuar asnjëra pikë e deklaratës, pavarësisht thirrjeve të bllokut evropian.

Kosova dhe Serbia dialogojnë prej vitit 2011 dhe kanë arritur edhe një mori marrëveshjesh tjera, por jo të gjitha janë zbatuar. Bashkimi Evropian u rikujton dy palëve shpesh se avancimi në procesin e dialogut është i lidhur me rrugën e tyre në integrimet euro-atlantike./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë