
Rusia nuk ka marrë ende tekstin zyrtar të draft-marrëveshjes së përditësuar për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, e cila u ndryshua pas konsultimeve të mbajtura në Gjenevë mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës të dielën. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Gjatë një konference për shtyp, Peskov deklaroi se Moska nuk ka marrë dokumentin e ri, ndonëse ka dëgjuar deklaratat publike mbi rezultatet e takimeve.
“Nuk kemi parë ende asnjë draft, kemi lexuar vetëm deklarata nga diskutimet e mbajtura në Gjenevë. Nuk kemi marrë ende asgjë zyrtare,” tha ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje të agjencisë TASS. Sipas tij, Kremlini është në dijeni se disa rregullime janë bërë në versionin që më parë u ishte dërguar rusëve, por theksoi se Moska nuk ka marrë versionin përfundimtar për ta vlerësuar.
Të dielën, Uashingtoni dhe Kievi zhvilluan konsultime mbi një plan paqeje prej 28 pikash të propozuar nga SHBA-ja. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përshkroi takimin si “më produktivin” që nga fillimi i konfliktit. Sipas raportimeve mediatike, SHBA dhe Ukraina kanë arritur marrëveshje për pjesën më të madhe të planit. Rubio konfirmoi gjithashtu se Uashingtoni dhe Kievi ranë dakord të ndajnë kanalet e negociatave që lidhen me rrugën evropiane të Ukrainës dhe me anëtarësimin e mundshëm të saj në NATO, çështje që, sipas deklaratave të fundit nga palët evropiane, nuk do të përfshihen në draftin e ri. Ndërkohë, Moska pritet të reagojë sapo të marrë tekstin zyrtar të marrëveshjes për shqyrtim.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
24 Nëntor11:13
Marrëveshja e paqes, Shtëpia e Bardhë: Të gjitha shqetësimet e Kievit janë trajtuar
Delegacioni ukrainas ka konfirmuar se të gjitha shqetësimet thelbësore të Kievit u trajtuan plotësisht gjatë raundit më t&e...
BOTA
24 Nëntor11:07
Greqia goditet sërish nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter u regjistrua të hënën në mëngjes në zonën e Kardits...
BOTA
24 Nëntor11:02
Sherr mes të miturve në Greqi, 4 të plagosur! Arrestohet shqiptari dhe 7 të tjerë
Një sherr midis të miturve ka përfunduar në plagosjen e 4 personave në Greqi. Konflikti është regjistruar të dielë...
BOTA
24 Nëntor10:35
Sulm me dronë gjatë natës në Ukrainë/ Humbin jetën katër persona, 17 të plagosur
Një sulm rus me dronë në qytetin ukrainas të Kharkiv vrau katër persona dhe plagosi 17 të dielën.
Lajmi u bë i ditur ...
BOTA
24 Nëntor10:30
Planifikuan të pushtonin ishullin, të shfarosnin burrat dhe t’i bënin gratë skllave seksuale, policia zbulon planin masiv të dy të rinjve
Dy të rinj nga Tekasis, Gavin Rivers Weisenburg, 21 vjeç, dhe Tanner Christopher Thomas, 20 vjeç, u arrestuan dhe u akuzuan nga Zyra e Prokur...
BOTA
24 Nëntor10:10
Greqi/ Krim në familje, 47-vjeçari dyshohet se u vra nga vëllai i tij
Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin e Nea Peramos mëngjesin e së hënës, ku një 47-vjeçar humbi jetën ...
BOTA
24 Nëntor09:44
Izraeli vret zyrtarin më të lartë të Hezbollahut në sulmin e parë në Bejrut pas disa muajsh
Ushtria izraelite ka vrarë një anëtar të lartë të grupit militant Hezbollah në një sulm ajror në periferitë ...
BOTA
24 Nëntor09:28
Republika Serbska/ Kandidati i Dodikut fiton ngushtë zgjedhjet presidenciale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të dielën vonë (23.11.) në mbrëmje se afërsisht 51 përqind e votuesve hodhën vo...
BOTA
24 Nëntor08:47
KINË/ Zbulohet një nga rezervat më të mëdha të arit në botë
Në provincën Liaoning të Kinës, gjeologët kanë zbuluar një depozitë gjigante ari, me mbi 1 440 tonë, e vlerë...
BOTA
24 Nëntor08:30
Bisedimet në Gjenevë për paqen në Ukrainë, Merz: Kievi ka të drejtë të mbrojë territoret e veta
Në një intervistë të dhënë kancelari gjerman Friedrich Merz, ka komentuar planin e SHBA për fundin e luft&eu...