BOTA

Kryeministri i Gjeorgjisë përjashton bisedimet me opozitën ndërsa vazhdojnë protestat

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2024, 21:03

Kryeministri i Gjeorgjisë përjashton bisedimet me opozitën

GJEORGJI- Kryeministri i Gjeorgjisë tha të hënën se nuk do të hyjë ne negociata me opozitën, ndërsa mijëra vetë dolën sërish në rrugët e Tbilisit për të protestuar kundër vendimit për pezullim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkiimin Europian deri në vitin 2028. Dhjetra mijëra vetë, që mbanin në duar flamujt e Gjerogjisë dhe të Bashkimit Euopian, u mblodhën të hënën para parlamentint, në ditën e pestë të protestave. 

Duke mos dhënë asnjë shenjë lëshimi, kryeministri Irakli Kobakhidze mbajti të hënën një linjë të ashpër ndaj demonstruesve, duke u thënë gazetarëve se nuk do ketë negociata. Ai pretendoi se protestuesit po financoheshin nga jashtë dhe u zotua se nuk do ketë revolucion në Gjeorgji.  Ai po ashtu kritikoi vendet perëndimore se dështuan të dënonin dhunën e organizuar nga protetuesit ndërsa kanë kritikuar përdorimin e tepruar të forcës nga autoritetet policore.

Në Kushtetutën e Gjeorgjisë parashikohet kërkesa për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe anketimet e opinionit publik tregojnë se 80 për qind e qytetarëve e mbështesin integrimin në bllokun evropian. Kryeministri Kobakhidze është shprehur se anëtarësimi deri në vitin 2030 është ende përparësi e tij kryesore, një pretendim që nuk pranohet nga protestuesit e zemëruar nga vendimi zyrtar për pezullim të bisedimeve. Protestuesit po mbështeten nga Presidentja pro perëndimore, Salome Zurabishvili.

Ajo u kërkoi ndihmë shteteve europiane, për t’u përballuar me atë që ajo e cilësoi si përpjekje të Rusisë për të vënë nën kontroll vendin e saj.

“Duam që të na rikthehet fati ynë europian. Kjo është revolta e një kombi të tërë”, tha Presidentja Zourabichvili, e cila ka marrë vetë pjesë në protesta.

Presidentja Zourabichvili, e cila ka rol kryesisht ceremonial, tha se Rusia, në luftë me Ukrainën, po ndjek një "strategji hibride" kundër Gjeorgjisë dhe vendeve të tjera si Moldavia dhe Rumania, kjo e fundit anëtare e NATO-s dhe BE-së. Kritikët thonë se vendimi konfirmoi largimin nga politika pro-Perëndimore dhe kthimin drejt orbitës së Moskës, diçka që partia në pushtet e mohon.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov mohoi që Rusia të ketë ndërhyrë në situatën në Gjeorgji. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë ngritur alarmin për atë që e cilësojnë si goditje të demokracisë në Gjeorgji. Opozita po bojkoton parlamentin e ri dhe Presidentja Zurabishvili i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të anulojë rezultatin e zgjedhjeve, duke e shpallur parlamentin dhe qeverinë e re të paligjshme.

Dhjetra vetë janë plagosur në protestat që kanë shpërthyer që prej të enjtes, mes tyre, protestues, policë, gazetarë, sipas të dhënave të zyrtarëve dhe të aktivistëve, edhe pse numri i saktë mbetet i paqartë. Demonstruesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe lëndë të tjera plasëse, ndërsa policia është parë duke sulmuar dhe rrahur protestuesit. Autoritetet kanë përdorur gjithashtu ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër demostruesve.

Udhëheqësi i partisë opozitare “Lëvizja Kombëtare e Bashkuar”, Levan Khabeishvili, u tha gazetarëve se ai ishte sulmuar nga 15 policë të maskuar që ishin përpjekur ta arrestonin, por ai kishte shpëtuar me ndihmën e protestuesve. Ministria e Brendshme e Gjerogjisë tha se gjatë protestës së të dielës ishin lënduar 21 policë, ndërsa që prej shpërthimit të protestave janë arrestuar 224 persona./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë