BOTA

Libani nën alarm pas zotimit të Izraelit për përgjigje “të ashpër” ndaj Hezbollahut

n.f Përditësimi i fundit 30 Korrik 2024, 08:30
Libani nën alarm pas zotimit të Izraelit për përgjigje
Foto ilustruese

LIBAN- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar të hënën për përgjigje “të ashpër”, pas sulmit vdekjeprurës që ka lënë të vrarë 12 fëmijë në Lartësitë e pushtuara të Golanit, teksa diplomatët po bëjnë përpjekje për të shmangur një përshkallëzim tensionesh mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Pas një vizite në vendin ku ka ndodhur sulmi i së dielës, Nentayahu ka thënë se “shteti i Izraelit nuk mund të lejojë kalimin e kësaj. Përgjigjja jonë do të vijë, dhe do të jetë shumë e ashpër”. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kanë fajësuar Hezbollahun për këtë sulm, i cili ka nisur sulme pothuajse çdo ditë kundër Izraelit, prej kur ka nisur lufta e Izraelit në Gazë, në tetor të vitit të kaluar.

Hezbollahu është grup i Libanit dhe përkrah Hamasin në Gazë. Si Hezbollahu, ashtu edhe Hamasi, gëzojnë përkrahjen e Iranit, por janë grupe të shpallur terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe fuqive tjera. Ministri i Jashtëm i Libanit, Abdallah Bou Habib, ka thënë se po bën përpjekje diplomatike për të zvogëluar përgjigjen e pritur izraelite.

“Izraeli do të mund të përshkallëzojë situatën në mënyrë të kufizuar dhe Hezbollahu do të veprojë njëjtë. Këto janë garancitë që kemi marrë”, ka thënë Bou Habib në një intervistë.

Shumë analistë tjerë kanë thënë se ky është skenari më i mundshëm, pasi Izraeli mund të rëndohet shumë nëse lufton në dy fronte. Shtetet e Bashkuara, Franca, dhe vende tjera është thënë se po bëjnë, gjithashtu, përpjekje që të shmangin një përshkallëzim të situatës.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Kirby, ka thënë se beson shumë që mund të shmanget një luftë më e madhe. Presidenti i ri iranian, Masoud Pezeshkian, e ka paralajmëruar Izraelin kundër sulmeve ndaj Libanit, duke thënë se një veprim asisoj do të ishte “gabim i madh me pasoja të rënda”. Hezbollahu ka thënë se nuk është përgjegjës për sulmin me raketë në Lartësitë e Golanit, ndonëse grupi ka thënë atë ditë se ka kryer disa sulme kundër pozicioneve izraelite në atë pjesë./ REL

izrael liban

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë