Sulm i ri me dronë ukrainas në Rusi, goditen depot e Wildberries, një i vrarë dhe disa të plagosur
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...

KOSOVË- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë sot për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe tensionet e fundit mes dy vendeve.
Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë, ministrat do të kenë “shkëmbim të mendimeve rreth dialogut Prishtinë-Beograd, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës”. Pritet që para ministrave të raportojë kryediplomati i BE-së, Josep Borell, dhe më pas të vazhdojnë diskutimet në këtë temë. Nuk priten konkluzione apo vendime formale, përveç diskutimit të masave që mund të marrë blloku evropian për t’i bindur palët që të marrin hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve.
Bashkimi Evropian ka pritur se do të ketë ulje të tensioneve pas takimeve të fundit që Borrelli ka pasur me dy liderët në Bruksel, një javë më parë. Liderët nuk janë takuar me njëri-tjetrin, por vetëm me Borrellin, veç e veç.
Tensionet në veri të Kosovës janë rritur prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Popullata serbe, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet, ka kundërshtuar veprimin e kryetarëve dhe ka mbajtur vazhdimisht protesta para ndërtesave.
Tensionet janë rritur edhe më kur autoritetet e Serbisë i kanë arrestuar tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Kosova ka thënë se bëhet fjalë për rrëmbim, Serbia ka thënë se policët janë arrestuar në territorin serb.
Ditëve të fundit, autoritetet e Kosovës janë duke arrestuar disa pjesëtarë të komunitetit serb, që dyshohet se kanë marrë pjesë në dhunën kundër pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve që raportojnë nga veriu.
Serbia dhe pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë i konsiderojnë këto arrestime si arbitrare. Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova dhe Serbisë që t’i ulin urgjentisht tensionet dhe që Prishtina t’i organizojë zgjedhjet e reja.
Situata në Kosovë dhe dialogu i lehtësuar nga BE-ja do të jenë temë diskutimi edhe në disa takime tjera të nivelit të lartë në BE, këtë javë.
Të martën i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak, dhe Drejtori i Përgjithshëm në Komisionin Evropian në Drejtorinë për Zgjerim Jan Koopman, do të marrin pjesë në një diskutim në Parlamentin Evropian për zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ky diskutim do të zhvillohet në Komisionin për Politikë të Jashtme. Aty pritet të flitet edhe për takimet e fundit të realizuara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, por edhe për masat që Komisioni Evropian tashmë ka nisur t’i ndërmarrë ndaj Kosovës, si masë ndëshkuese për zhvillimet në veri.
Deri më tani janë anuluar disa takime të përbashkëta mes Komisionit Evropian dhe Kosovës, që ekzistojnë në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Situata në Kosovë dhe procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pritet të jenë temë diskutimi edhe në takimin e Këshillit Evropian, pra samitin e liderëve të vendeve anëtare.
Diçka e tillë, sipas diplomatëve të BE-së, tregon përkushtimin, por edhe shqetësimin që ka blloku për situatën në Kosovë dhe për raportet mes Prishtinës dhe Beogradit. Nga këto takime pritet që Kosovës dhe Serbisë t’iu bëhet thirrje për uljen e menjëhershme të tensioneve dhe kthimin në dialog. Por, dy vendeve pritet edhe t’iu tërhiqet vërejtja për pasojat që mund t’i kenë, në rast se nuk dëshmojnë vullnet për sjellje të matur dhe konstruktive./ REL
5 miliardërët që humbën jetën në fund të oqanit në tentativë për të parë rrënojat e Titanikut...
Udhëheqësit e Ukrainës duhet të ruhen nga një sulm i mundshëm i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin i nisur në Kiev nga Bj...
Senati amerikan ka prezantuar një rezolutë e cila propozon që veprimet e Rusisë, Bjellorusisë “ose shteteve mike të Rusis&...
Mercenarët e Grupit Wagner kaluan mbrëmë kufirin nga Ukraina në Rostov-on-Don dhe janë vendosur në selinë ushtarake jugore ...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i ka akuzuar të shtunën autoritetet e Kosov...
Një rrjet trafikantësh droge, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, u godit gjatë një operacioni policer të shtrir&e...
Dy kompanive amerikane iu është dhënë drita jeshile për të prodhuar mish pule në laborator. Mbështetësit e k...
Situata në komunat veriore raportohet të jetë e qetë gjatë ditës së sotme. Kështu ka konfirmuar zëdhënë...
BE po përpiqet intensivisht muajt e fundit për të çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi. Por një hap përpara pasohet ng...
Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviq ka arritur në Serbi, më 23 qershor. Në Mitrovicë të Sremit ai është takuar me peshkopi...