Dhjetëra mijëra njerëz po mblidhen në Arizona të SHBA-ve për një ceremoni përkujtimore në nder të aktivistit konservator Charlie Kirk.
Të pranishëm do të jenë edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe zv.Presidenti JD Vance të cilët do të flasin në këtë aktivitet. Të pranishëm do të jenë edhe zyrtarë të tjerë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Sekretarin e Shëndetësisë Robert F Kennedy Jr.
Në ceremoni policia tha se do të marrin pjesë më shumë se 200 000 njerëz. Autoritetet kanë rritur sigurinë në të njëjtin nivel me mbajtjen e “Super Boël”.
Ceremoni të tilla nuk u kanë shpëtuar as kritikave. “Mendoj se ky është thjesht modeli tipik autoritar. Ata po marrin një krim të tmerrshëm, vrasjen e tmerrshme të Charlie Kirk, dhe po përpiqen ta përdorin atë për të sulmuar kundërshtarët e tyre politikë” – deklaroi ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton.
Në kohë si këto, “udhëheqësit duhet të përpiqen të bashkojnë njerëzit, por në vend të kësaj po shohim përçarje më të mëdha”, tha demokratja, duke e quajtur pezullimin e shfaqjes së Kimmel “një shembull shumë të qartë” të censurës shtetërore.
Në krahun tjetër Trump ka bërë akuza për demokratët. “Është e tmerrshme” që 58 ligjvënës demokratë votuan kundër rezolutës së Dhomës së Përfaqësuesve që nderonte Charlie Kirk” – u shpreh kreu i shtëpisë së Bardhë duke i quajtur liberalët “të pabalancuar dhe të sëmurë”.
Vrasja e Kirk – një figurë shumë polarizuese – e ka futur SHBA-në në një udhëkryq të rrezikshëm, shkruan korrespondentja e BBC, Katty Kay. Kirk u qëllua dhe u vra ndërsa fliste në një aktivitet universitar në Utah më 10 shtator. Tyler Robinson, 22 vjeç, është arrestuar për vrasjen e tij.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
21 Shtator19:21
Pse luhatet besimi i Mal të Zi te BE-ja?
Besimi i qytetarëve të Malit të Zi në Bashkimin Evropian ra nga 83% në 69% brenda gjashtë muajsh.
Analistët politikë, s...
BOTA
21 Shtator18:53
Sulmi kibernetik, edhe të hënën anulohen gjysma e fluturimeve
Për shkak të sulmit kibernetik, aeroporti i Brukselit u ka kërkuar linjave ajrore të anulojnë gjysmën e fluturimeve të planif...
BOTA
21 Shtator18:43
“Nuk do ketë shtet palestinez”, Netanyahu: Pasi të takoj Trump, do merrni përgjigjen e fundit!
Njohja e shtetit palestinez nga Britania, Kanadaja dhe Australia është një “shpërblim i madh për terrorizmin”, tha të ...
BOTA
21 Shtator17:55
Pse tani dhe çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez nga Britania, Australia dhe Kanadaja?
Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja njohën zyrtarisht shtetin palestinez të dielën, duke iu bashkuar vendeve që kanë ndërmarr...
BOTA
21 Shtator17:15
Taksë 2% për miliarderët/ Njeriu më i pasur del kundër, do humbiste mbi 100 mln euro menjëherë
Bernard Arnault, shefi i grupit të mallrave luksoze LVMH dhe njeriu më i pasur i Francës, ka sulmuar një taksë të propozuar prej 2...
BOTA
21 Shtator16:56
Reagim i ashpër nga Izraeli për njohjen e shtetit të Palestinës: Shpërblim për vrasësit e Hamasit!
Izraeli ka reaguar ashpër ndaj njohjes së shtetësisë palestineze nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia.
Ministri izraelit i...
BOTA
21 Shtator16:44
Britania, Kanadaja dhe Australia e njohin zyrtarisht shtetin palestinez
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia e kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez të dielën, duke iu bashkuar vendeve të tjera në nj...
BOTA
21 Shtator15:31
Zi në botën e medias/ Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare gazetari i njohur
Gazetari dhe prezantuesi i njohur britanik, John Stapleton, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Ai ndërroi jet&eum...
BOTA
21 Shtator15:25
“E mbështolla me çarçaf”, 62-vjeçarja zbulon si e varrosi nënën e saj në stallën e kafshëve dy vite më parë
Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Greqinë Qendrore, ku një grua 62-vjeçare u zbulua se kishte fshehur vdekjen e ...
BOTA
21 Shtator15:00
Aleanca që ndërtoi lirinë, sot në sprovë
Kur në vitin 1998, Kosova po mbytej nga dhuna e regjimit serb, shpresa për mbijetesë vinte nga një adresë: Shtetet e Bashkuara të ...