BOTA

Lufta Izrael-Hamas dhe Rusi-Ukrainë/ Raporti: Qindra gazetarë kanë humbur jetën duke raportuar! Viti 2024 me numrin më të lartë të viktimave

b.z Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2025, 15:33
Lufta Izrael-Hamas dhe Rusi-Ukrainë/ Raporti: Qindra gazetarë
Foto ilustruese

SHBA - Në vitin 2024 janë vrarë më shumë gazetarë se në çdo vit tjetër, tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) në një raport.

CPJ, i cili filloi të mbledhë të dhëna para rreth 30 vjetëve, tha se të paktën 124 gazetarë dhe punonjës të medias u vranë në vitin 2024. Në raport thuhet se në vrasjen e gazetarëve ka ndikuar rritja e numrit të konflikteve në mbarë botën qofshin ato politike, kriminale apo ushtarake.

Lufta në Rripin e Gazës ka ndikuar më së shumti në rritjen e numri, pasi një numër i paparë gazetarësh dhe punonjësish të medias u vranë vrarë në këtë luftë, tha CPJ, e cila është organizatë joqeveritare me qendër në SHBA e përkushtuar për mbrojtjen e lirive të gazetarëve dhe të drejtave.

Pothuajse dy të tretat e numrit të përgjithshëm të punonjësve të medias të vrarë në mbarë botën janë palestinezë, sipas raportit. Vitin e kaluar u vranë 85 gazetarë, ndërsa në vitin 2023 u vranë 73.

“Tani është koha më e rrezikshme për të qenë gazetar në historinë e CPJ-së”, tha drejtoresha ekzekutive e CPJ-së, Jodie Ginsberg.

"Lufta në Gaza është e paprecedentë në ndikimin e saj tek gazetarët dhe demonstron një përkeqësim të ndjeshëm të normave globale për mbrojtjen e gazetarëve në zonat e konfliktit, por është larg nga i vetmi vend ku gazetarët janë në rrezik. Shifrat tona tregojnë se gazetarët janë nën sulm në mbarë botën", shtoi ajo.

CPJ tha se zbuloi se të paktën 24 gazetarë në mbarë botën u vranë qëllimisht për punën e tyre vitin e kaluar.

Ai tha se në Rripin e Gazës dhe Liban ka dokumentuar 10 raste kur gazetarët janë vrarë nga ushtria izraelite, në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare që i përcaktojnë gazetarët si civilë gjatë konflikteve. 14 vrasjet e tjera të gazetarëve në vitin 2024 ndodhën në Haiti, Meksikë, Pakistan, Myanmar, Mozambik, Indi, Irak dhe Sudan.

Numri i madh i gazetarëve të vrarë në vitin 2024 tregon për rreziqet e shtuara me të cilat përballen gazetarët dhe punonjësit e medias, si dhe kërcënimin për rrjedhën e informacionit në mbarë botën, tha CPJ.

Totali i 124 gazetarëve të vrarë vitin e kaluar e tejkalon rekordin prej 113 nga viti 2007, kur pothuajse gjysma u vranë gjatë luftës në Irak.

Jashtë Rripit të Gazës dhe Libanit (tre), CPJ dokumentoi vdekjen e 39 gazetarëve dhe punonjësve të medias në 16 vende në vitin 2024, shumica në Sudan (6), Pakistan (6), Meksikë (5), Siri (4), Mianmar (3), Irak (3) dhe Haiti (2).

Numri i vdekjeve të gazetarëve në Meksikë, Pakistan, Indi dhe Irak ka nxjerrë në pah rreziqet e mëdha me të cilat përballen gazetarët në ato vende, me gjithë përpjekjet në disa prej këtyre vendeve për të adresuar problemin, tha CPJ.

Në Meksikë, e cila renditet ndër vendet më të rrezikshme për gazetarët, numri i gazetarëve të vrarë u rrit nga dy në 2023 në pesë në 2024 pas një periudhe paqeje relative midis bandave dhe grupeve politike përpara zgjedhjeve në qershor 2024.

Një nga gazetarët e vrarë, i cili po mbulonte krimin, ishte nën mbrojtjen e policisë, duke ilustruar mangësitë në mekanizmat e Meksikës që supozohet të mbrojnë gazetarët, thekson CPJ, duke vënë në dukje se sistemi i drejtësisë i vendit gjithashtu dështon të përgjigjet në mënyrë adekuate dhe se vendi është vazhdimisht në mesin e 10 vendeve të para për mosndëshkimin e vrasjeve të gazetarëve.

Në Mianmar, rritja e rezistencës nga forcat rebele ndaj regjimit ushtarak rezultoi në vrasjen e tre gazetarëve. Ndërsa humbet në përleshjet me rebelët, regjimi po shton veprimet e tij kundër gazetarëve të pavarur, të cilët po i trajton gjithnjë e më shumë si luftëtarë armiqësorë.

Filipinet e kanë regjistruar vitin e parë në dy dekada pa u vrarë një gazetar, gjë që analistët thonë se mund të tregojë se presidenti Ferdinand Marcos Jr. (Marcos) përdor ton relativisht më të butë ndaj medias sesa paraardhësi i tij, Rodrigo Duterte, i cili kërcënonte shpesh mediat.

E kundërta ndodhi në Irak, i cili përjetoi një valë vrasjesh gazetarësh nga viti 2003 në 2020 dhe më pas nuk pati asnjë vdekje deri në vitin 2024, kur Iraku dhe Turqia ranë dakord të bashkëpunonin në operacionet kundër militantëve kurdë, duke rezultuar në një përshkallëzim të dhunës në të cilën u vranë tre gazetarë.

Vrasjet nuk janë treguesi i vetëm i një peizazhi të rrezikshëm mediatik. Asnjë gazetar nuk u vra në Somali, Kamerun apo Afganistan në vitin 2024, por gazetarët vazhduan të përballeshin me forma të tjera presioni. Në Afganistan, thekson CPJ, talebanët vazhdojnë të frikësojnë, censurojnë dhe arrestojnë gazetarët.

Numri i gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë në Ukrainë ra në vitin 2024, me gjasë për shkak të përmirësimeve në trajnim dhe siguri, rregullave më të rrepta të akreditimit për punën e vijës së parë dhe stabilizimit të zonave luftarake, sipas CPJ.

Pesëmbëdhjetë gazetarë u vranë në Ukrainë në muajt e parë pas fillimit të pushtimit rus në vitin 2022 dhe dy të tjerë u vranë në vitin 2023.

Në vitin 2024, këshilltari i sigurisë së Reuters, Ryan Evans u vra në një sulm me raketa ruse në Ukrainën lindore, ndërsa gazetarja ukrainase Viktoria Roshchina, e arrestuar në gusht 2023 ndërsa raportonte për luftën ruse./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë