BOTA

Lufta në Ukrainë dhe përplasja në Zyrën Ovale/ Anketat: SHBA-ja nuk është më një partner i besueshëm

M.B. Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 15:35

Lufta në Ukrainë dhe përplasja në Zyrën Ovale/ Anketat:

GJERMANIA- Më 23 shkurt në Gjermani u mbajtën zgjedhjet e reja për Bundestagun. Nuk kanë kaluar as dy javë dhe fituesit e zgjedhjeve, Unioni CDU/CSUdhe Partia Socialdemokrate Gjermanisë (SPD) deri tani në pushtet, kanë hedhur tashmë themelet e para për një koalicion të mundshëm. Partitë kanë rënë dakord se duan të investojnë masivisht në infrastrukturën e rrënuar të Gjermanisë dhe në mbrojtjen e vendit.

Qytetarët në përgjithësi i mbështesin këto plane. Dy të tretat e mbështesin vendimin për shtimin e buxhetit për mbrojtje, ndërsa 80% i mbështesin projektet e infrastrukturës. Kjo rrjedh nga "Trendi Gjerman”  ("Deutschlandtrend”) aktual, i cili kryhet rregullisht për shërbimin publik ARD nga instituti i kërkimit të opinionit publik Infratest-dimap. Në këtë sondazh janë anketuar përfaqësuesisht 1.325 qytetarë gjermanë me të drejtë vote në datat 4 dhe 5 mars.

Nga do të vijnë paratë?

Problemi i qeverisë së ardhshme federale: Mungojnë mjetet buxhetore si për projektet, ashtu edhe për mbrojtjen dhe infrastrukturën. Është e qartë se shteti do të detyrohet të marrë hua qindra miliarda euro. A ka mbështetjen e qytetarëve ky plan?

Në përgjithësi, gjashtë nga dhjetë votues dhe më shumë se dy të tretat e mbështetësve të Unionit (CDU/CSU) mbështesin rritjen e huamarrjes. Mbështetësit e AfD-së, një parti që zyrtarisht është pjesërisht e ekstremit të djathtë, janë kryesisht kundër saj.

Kjo do të ishte paketa më e madhe e borxhit në historinë gjermane deri më sot. Është planifikuar të investohen 500 miliardë euro në modernizimin e infrastrukturës gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Për këtë qëllim duhet të krijohet një fond i posaçëm i financuar nga kreditë. Për të mundësuar huamarrjen për shpenzime më të mëdha të mbrojtjes, duhet të ndryshohet i ashtuquajturi "frenim në huamarrje".

"Le të kushtojë sa të kushtojë („Whatever it takes")." Me këto fjalë, kancelari i mundshëm i ardhshëm kristiandemokrat Friedrich Merz theksoi synimin e qeverisë së ardhshme për të përmirësuar ndjeshëm aftësitë ushtarake të Gjermanisë. Është një reagim ndaj politikës së jashtme të presidentit amerikan Donald Trump.

Ai mori sërish detyrën gjashtë javë më parë dhe po vë në pikëpyetje pothuajse gjithçka që ka përcaktuar vendin dhe marrëdhëniet e tij me partnerët. Kjo ndikon fuqishëm në perceptimin e Trump dhe SHBA-së në sytë e qytetarëve gjermanë.

Çdo i dyti gjerman thotë se opinioni i tyre për Donald Trump është përkeqësuar që kur ai mori detyrën. Vetëm një në shtatë shpreh qëndrim pozitiv ndaj presidentit amerikan. Në të njëjtën kohë, reputacioni i SHBA-së në Gjermani po bie dhe po arrin një nivel të ri më të ulët të matur ndonjëherë në Deutschlandtrend.

SHBA është ende një partner të cilit Gjermania mund t'i besojë, mendon vetëm një në gjashtë votues. Tre të katërtat e të anketuarve besojnë se aleatët e NATO-s nuk mund të mbështeten aktualisht në mbrojtjen e SHBA.

NATO mbetet e rëndësishme për Evropën

Qytetarët gjermanë nuk e vënë në dyshim ekzistencën e NATO-s. Rreth 84 për qind thonë se Aleanca Veriatlantike është e rëndësishme për sigurimin e paqes në Evropë. Sidoqoftë, pavarësia më e madhe e Evropës nga një aleancë ushtarake shoqërohet me simpati: çdo i dyti i anketuar mbështet idenë e krijimit të një aleance ushtarake evropiane.

Rënia e madhe e reputacionit të SHBA-së në perceptimin e gjermanëve është e lidhur me ndryshimin e politikës amerikane ndaj Ukrainës. SHBA ka pezulluar dërgesat e armëve për Ukrainën, e cila është sulmuar nga Rusia. Vizita zyrtare e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë ka thelluar edhe më tej përçarjen mes Uashingtonit dhe Kievit.

Evropianët duan të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën të mbrohet kundër agresionit. Megjithatë, gjashtë nga dhjetë qytetarë gjermanë e konsiderojnë joreale të pritet që vendet evropiane të kompensojnë mbështetjen amerikane për Ukrainën. Evropa nuk është në gjendje ta bëjë këtë, thonë të anketuarit.

Zelensky bën thirrje për armëpushim

Po sikur të arrihet një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës? Mendimet janë të ndara sa i përket pjesëmarrjes gjermane në paqeruajtjen me ushtarët e Bundeswehrit.

SHBA-ja po ushtron presion në negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë. Zelensky do të ishte i kënaqur nëse një armëpushim do të arrihej "në qiell dhe në det", siç tha ai përpara samitit të BE-së në Bruksel (6 mars), njerëzit po vdesin pamëshirshëm - edhe gjermanët janë të shqetësuar për këtë situatë.

Sipas Deutschlandtrend, 73 për qind e të anketuarve janë të shqetësuar për sigurinë në Evropë. 68 për qind e tyre simpatizojnë popullin e Ukrainës - 14 për qind më pak se dy vjet më parë. Dy të tretat e të anketuarve janë të shqetësuar se Evropa mund të jetë e pafuqishme përballë asaj që po planifikojnë presidenti amerikan Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin. Një numër i barabartë i të anketuarve janë gjithashtu të shqetësuar për marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Gjermanisë./ DW

lufta ne ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë