BOTA

Luftimet në Lindje të Mesme vazhdojnë në disa fronte, njoftohet për të paktën 16 viktima

E.D Përditësimi i fundit 31 Tetor 2024, 20:28

Luftimet në Lindje të Mesme vazhdojnë në disa fronte,

IZRAEL- Luftimet vazhduan të enjten në disa fronte në Lindjen e Mesme, duke marrë jetën e të paktën 16 njerëzve. Pesë persona u vranë në Izraelin verior nga një raketë që u hodh nga Libani, përfshirë një fermer dhe katër punonjës të huaj, njoftuan autoritetet. Ndërkaq, Libani njoftoi se tetë persona u vranë në pjesën jugore të shtetit.

Zyrtarët palestinezë thonë se gjatë një sulmi izraelit në Bregun Perëndimor u vranë tre vetë. Ushtria izraelite njoftoi se ka sulmuar depot e armëve të grupit militant Hezbollah dhe bazat e tij në Siri. Sipas ushtrisë izraelite, në këto baza siriane, përgjatë kufirit Siri-Liban, grupi Hezbollah ka filluar të mbledhë armët para se t’i dërgojë ato kontrabandë në Liban.

Izraeli paralajmëroi banorët e qytetit Baalbek, në Libanin lindor, që të largohen nga aty, për të dytën ditë me radhë. Të mërkurën, Izraeli kreu sulme ajrore duke goditur objektet e grupit Hezbollah në dhe përreth qytetit që është i njohur për tempujt e tij romakë.

Dhjetëra automjete janë parë duke u larguar nga zona pasi Izraeli lëshoi paralajmërimin për evakuim, ndërsa shtëllunga tymi shiheshin në qiell mbi Douris, një qytet aty pranë. Ushtria izraelite kreu sulme ajrore një ditë më parë në Douris, që sipas ushtrisë së Izraelit dhe një burimi nga forcat e sigurisë së Libanit kanë shkatërruar rezervat e naftës së grupit Hezbollah.

Ndërmjetësit amerikanë dhe ata izraelitë janë takuar në Izrael për të diskutuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Liban, ku forcat izraelite po luftojnë kundër grupit Hezbollah dhe në Gazë ku po luftojnë kundër grupit militant palestinez, Hamas. Të dyja organizatat, që kanë mbështetje financiare dhe ushtarake nga Irani, janë shpallur organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha ndërmjetësit amerikan Amos Hochstein dhe këshilltarit për Lindjen e Mesme Brett McGurk se një marrëveshje armëpushimi me grupin Hezbollah duhet të ofrojë garanci për sigurinë e Izraelit.

“Kryeministri ka thënë se çështja kryesore nuk është ajo që shkruhet në letër për këtë marrëveshje apo ndonjë tjetër, por vendosmëria dhe kapaciteti i Izraelit për t’u siguruar që marrëveshja të zbatohet dhe për të penguar të gjitha kërcënimet e sigurisë nga Libani”, njoftoi zyra e Kryeministrit Netanyahu pas takimit në Jerusalem.

Bisedimet janë përqendruar mbi një marrëveshje të mundshme armëpushimi prej 60 ditësh që do të lejonte zbatimin rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Kjo rezolutë i bën thirrje grupit Hezbollah të tërheqë praninë ushtarake prej një pjesë afër kufirit me Izraelin.

Drejtuesi i sapoemëruar i grupit Naim Kassem tha gjatë kësaj jave se grupi militant libanez nuk heq dorë nga lufta pa iu ofruar një marrëveshje, kushtet e të cilës të jenë të pranueshme për ta.

Vrasja e gjashtë anëtarëve të personelit mjekësor dhe plagosja e katër të tjerëve në tre sulme të ndara, përgjatë Libanit jugor të enjten, e çoi numrin e përgjithëm të të vdekurve mes personelit mjekësor në 178.

Grupi militant libanez njoftoi se ka hedhur disa raketa dhe ka kryer disa sulme artilerie ndaj forcave izraelite në afërsi të qytetit Khiyam, të enjten. Kjo është dita e katërt gjatë të cilës janë zhvilluar luftime në qytetin me rëndësi strategjike ku jeton një prej komuniteteve më të mëdha shiite në Libanin jugor.


Hezbollahu synon t'i mbajë forcat izraelite jashtë qytetit për të frenuar shkatërrimin me eksplozivë të shtëpive dhe ndërtesave, siç ka ndodhur në një shkallë të gjerë në qytetet e tjera kufitare, që kanë rënë në duart e ushtrisë izraelite, tha për agjencinë e lajmeve Reuters një burim i njohur me operacionet e këtij grupi.

Hezbollahu thotë se luftëtarët e tij kanë frenuar përparimin e forcave izraelite në disa fshatra në jug të Libanit, ndërsa Izraeli thotë se po kryen operacione të kufizuara tokësore, që kanë për qëllim shkatërrimin e infrastrukturës së grupit.

Në shënjestër të sulmeve ajrore izraelite në Bregun Perëndimor ishte edhe kampi i refugjatëve Nur Shams. Ushtria izraelite tha se në shënjestër të këtyre sulmeve ishte "infrastruktura terroriste" dhe nga sulmet u vra një militant i Hamasit, i cili ishte përfshirë në planifikimin e sulmeve në Izrael.

Që kur Hamasi sulmoi Izraelin jugor në tetor të vitit 2023, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 763 palestinezë në Bregun Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij qipriot Nikos Christodoulides u takuan në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën për të diskutuar mbi mënyrat e përfundimit të luftës në Liban dhe Rripin e Gazës.

Qiproja, vendi gjeografikisht më i afërt i Bashkimit Evropian me Gazën, ka luajtur një rol kyç në lehtësimin e dërgimit të ndihmave humanitare për civilët palestinezë.

Pas takimit të tij me Presidentin Biden, zoti Christodoulides tha se ai ishte "mjaft optimist" se një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës në Liban do të arrihej së shpejti.

Izraeli po kërkon që Hezbollahu të tërhiqet në veri të lumit Litani, rreth 30 kilometra nga kufiri Izrael-Liban. Izraeli gjithashtu dëshiron dislokimin e ushtrisë libaneze përgjatë kufirit, një mekanizëm ndërkombëtar ndërhyrjeje për të zbatuar armëpushimin dhe të ketë të drejtën të përgjigjet ushtarakisht në rast kërcënimesh.

Lufta në Liban shpërtheu në fund të muajit të kaluar, gati një vit pasi Hezbollahu filloi sulmet ndërkufitare me intensitet të ulët në Izrael në mbështetje të Hamasit.

Konflikti në rajon filloi pas sulmit të militantëve të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë 1200 njerëz dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Izraeli thotë se beson se Hamasi vazhdon të mbajë rreth 101 pengje, mes tyre 35 të vdekur.

Në ofensivën hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 43,100 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore atje. Izraeli thotë se mes të vrarëve janë mijëra militantë. Si pasojë e sulmeve izraelit është shkatërruar pjesa më e madhe e Rripit të Gazës, ndërsa luftimet dhe urdhrat e evakuimit kanë shkaktuar zhvendosjen e rreth 90% të 2.3 milionë banorëve të Gazës./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë