BOTA

Macron: Do t’i them Trumpit të mos shfaqë dobësi karshi Putinit!

n.f Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2025, 22:36

Macron: Do t’i them Trumpit të mos shfaqë dobësi karshi

FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se do të udhëtojë për në Uashington për të tentuar që ta bindë presidentin amerikan, Donald Trump, se interesat e tij janë në linjë me aleatët evropianë dhe se shfaqja e ndonjë dobësie karshi Vladimir Putinit të Rusisë do ta bënte më të vështirë që të merrej me Kinën dhe Iranin.

“Trumpin e njoh. E respektoj dhe besoj se ai më respekton mua”, tha Macron.

“Do t’i them atij: thellë, thellë, nuk mund të tregosh dobësi përballë presidentit Vladimir Putin. Kështu nuk jeni ju dhe kjo nuk është në interesin tuaj”, shtoi Macron gjatë përgjigjeve në pyetjet që iu parashtruan në mediat sociale.

Macron tha se pasiguria për mënyrën e si Trumpi po e trajton pushtimin trevjeçar rus të Ukrainës është shqetësuese për aleatët e SHBA-së, sepse ai mund të negociojë diçka që është e pamjaftueshme, por kjo gjithashtu po krijon pasiguri për Putinin dhe është diçka që duhet të përdoret për të ndihmuar në negociata.

“Fjala është pasiguria. Donald Trumpi krijon pasiguri te të tjerët sepse ai do të bëjë marrëveshje, kështu që Donald Trumpi duke krijuar pasiguri për Vladimir Putinin është një gjë e mirë”, tha Macron, duke shtuar se presidenti rus nuk e di se çfarë do të bëjë Trumpi dhe si mund të reagojë.

Macron pritet që të hënën të qëndrojë në Uashington, ku do të zhvillojë bisedime me Trumpin, teksa evropianët po synojnë që të kenë një rol kyç në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe po bisedojnë se si të ofrojnë garanci të sigurisë për Kievin nëse do të arrihet një armëpushim.

Udhëheqësi francez tha po ashtu se shfaqja e dobësisë ndaj Putinit, që do të çonte në kapitullimin e Ukrainës përmes një marrëveshjeje të keqe, do ta bënte Trumpin më pak të besueshëm për t’u përballur me Kinën dhe për të frenuar programin bërthamor të Iranit.

“Si mund të jesh i besueshëm me Kinën nëse je i dobët me Putinin?”, tha Macron, duke shtuar se nëse Ukraina lihet që të bjerë, kjo do të dërgonte një sinjal strategjik te Pekini dhe Tajvani.

“Dhe, kush nuk do që Irani të mos posedojë bombë bërthamore, nuk mund të tregosh dobësi me dikë që po e ndihmon Teheranin ta arrijë një gjë të tillë”, tha Macron.

Macron i ka quajtur zhvillimet e fundit si një “epokë e re” dhe e ka zhvilluar sesionin online duke iu përgjigjur pyetjeve të publikut si pjesë e përpjekjeve të Qeverisë franceze për të vetëdijesuar popullatën për ndikimin që ka në Francë lufta në Ukrainë dhe për diplomacinë amerikane që po vepron me shpejtësi që kur Trumpi mori mandatin një muaj më parë./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë