Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

KANADA- Ish-drejtori i bankës qendrore Mark Carney fitoi garën për t’u bërë udhëheqësi i Partisë Liberale që ka pushtetin në Kanada. Ai do të zëvendësojë Kryeministrin Trudeau, mbështetja për të cilin pati rënë ndjeshëm, ndërsa vendi pritet të përballet me pasojat e tarifave të gjera nga Shtetet e Bashkuara.
Carney fitoi 85.9% të votave nga anëtarësia e Partisë Liberale. Ai do të zëvendësojë Kryeministrin Justin Trudeau, i cili njoftoi dorëheqjen në janar, pas gati nëntë vitesh në pushtet dhe ndërsa niveli i mbështetjes për të kishte rënë.
I futur rishtazi në politikë, zoti Carney mendon se është personi më i përshtatshëm për të mbikëqyrur negociatat e tregtisë me Presidentin amerikan Donald Trump, komentet e të cilit për bërjen e Kanadasë shtetin e 51-të amerikan dhe sanksionet tregtare janë pritur me zemërim.
“Dikush po përpiqet të dobësojë ekonominë tonë. Ai është Donald Trumpi. Dhe Donald Trumpi, siç e dimë, u ka vendosur tarifa të padrejta prodhimeve tona dhe punës me të cilën sigurojmë jetesën. Ai po sulmon familjet kanadeze, punëtorët dhe bizneset dhe nuk mund ta lejojmë të dalë me sukses. Dhe nuk do ta lejojmë”, tha zoti Carney.
Presidenti amerikan Donald Trump ka shtyrë për një muaj hyrjen në fuqi të tarifave prej 25% për shumë mallra nga Kanadaja dhe Meksika, por ka përmendur sidoqoftë mundësinë e vendosjes së tarifave të tjera për çelikun, aluminin, produktet e bulmetit, etj.
Presidenti Trump tha të premten se Kanadaja ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara prej vitesh me tarifa për lëndën e drurit dhe produktet e qumështit dhe paralajmëroi se do të vendosë tarifa reciproke ndaj Kanadasë.
Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump tha se "tarifat e jashtëzakonshme" që Kanadaja vendos mbi produktet e qumështit dhe lëndës së drurit, e kanë bërë të pamundur shitjen e produkteve amerikane në Kanada.
Ai tha se nëse Kanadaja nuk pranon t'i heqë ato, ai do t’i vendosë të njëjtën tarifë Kanadasë.
Mark Carney do të zëvendësojë Kryeministrin Justin Trudeau, i cili dha dorëheqjen në janar pas nëntë vitesh në pushtet dhe ndërsa kishte rënë niveli i mbështetjes për të.
Ai ka thënë se eksperienca e tij si personi i parë që ka shërbyer si guvernator i dy bankave qendrore të vendeve të G7-ës, Kanadasë dhe Anglisë, do të thotë se ai është kandidati më i mirë për t’u përballur me presidentin amerikan.
Përzgjedhja e një kryeministri të ri kanadez pritet të pasohet me mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.
Zotit Carney mund t’i shpallë vetë zgjedhjet e përgjithshme pas marrjes së detyrës, ose partitë opozitare në parlament mund të kërkojnë këtë muaj mbajtjen e një mocioni mosbesimi, që do të çonte në zgjedhje. Zgjedhjet në Kanada duhet të zhvillohen brenda muajit.
Në fillim të vitit, anketimet i rendisnin liberalët me mbi 20% më pak mbështetje nga publiku, por pas përplasjeve me zotin Trump, mbështetja për liberalët është rritur dhe tani ata renditen njësoj me konservatorët në opozitë, sipas disa anketimeve të reja.
Zoti Carney arriti të sigurojë gradualisht mbështetjen e anëtarëve të qeverisë dhe deputetëve, që kur shpalli kandidaturën në janar. Ai është një ekonomist i mirarsimuar dhe me përvojë në Wall Street, ndërsa ka ruajtur gjithnjë interesimin për t’u përfshirë në politikë dhe aspiratën për t’u bërë kryeministër, megjithëse i mungonte eksperienca politike.
Ai ka qenë drejtues në kompaninë amerikane të investimeve shumëkombëshe Goldman Sachs dhe ka punuar për 13 vite në Londër, Tokio, Nju Jork dhe Toronto, përpara se të emërohej zëvendës-guvernator i Bankës së Kanadasë në vitin 2003. Në vitin 2020, ai filloi në detyrën e përfaqësuesit special të OKB-së për masat për klimën dhe financat./VOA
ARABIA SAUDITE- Bisedimet për t’i dhënë fund agresionit rus në Ukrainë kanë përfshirë deri tani dy lojtarë ...
Katharina Droge GJERMANI - Të Gjelbrit nuk duan të miratojnë paketën e mbrojtjes dhe infrastrukturës prej miliarda eurosh t&e...
UKRAINA- Ukraina do të propozojë një armëpushim ajror dhe detar me Rusinë gjatë bisedimeve me zyrtarët amerikanë ...
RUMANIA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani ia ndaloi kandidatit pro-rus Calin Georgescu të marrë pjesë në përsë...
Foto ilustruese ANGLI - Të paktën 32 persona janë shpëtuar pasi një cisternë nafte dhe një anije mallrash u rrëzuan...
SHBA- I dërguari i administratës Trump si negociator për lirimin e pengjeve i cilësoi si “të dobishme” takimet e tij t&eu...
foto ilustruese SARAJEVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca mbështet sovranitetin dhe integritetin e Bosnj...
marco rubio SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka njoftuar ditën e sotme se SHBA ka anuluar zyrtarisht 83% të programeve në USA...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ai do të udhëheqë sërish me ekzekutivin e ri të dal&eum...
Personi i ngjitur në urë LONDËR- Ura ikonë "Tower Bridge" e Londrës është mbyllur ditën e sotme për ...